Friday, June 26, 2020

Si u bëre deputet? “ Kam qëlluar në smoki”


Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 15 korrik të vitit 2020. Prej cikleve të kaluara zgjedhore thuajse nuk ka ndryshuar aspak me mendësinë e subjekteve politike shqiptare të cilat ende në shekullin XXI flasin për probleme jetike për shqiptarët. Masat e njerëzve duke shpresuar për ndryshime pozitive në vend, si duket të mashtruar nga Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo, po vrapojnë pas një shprese të rrejshme.

Tandemi BDI-PDSH po luajnë lojën e njëjtë si gjithmonë në çdo cikël zgjedhor. Po paralajmërohet që situata politike do të ashpërsohet ende më shumë dy ditë para votimit, kur lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet që të vazhdoje sagën ose betejën e tij si Sanco Panca me mullinjtë e erës.
Mullinjtë e erës kanë ngelur në derë duke përmendur stokun e problemeve të cilat janë trashëguar ndër vite. Prej ku të fillojmë? Shqiptarët ngado që i prek kanë plagë dhe probleme të pazgjidhura. Por a janë qesharake premtimet për kanalizim dhe ujësjellës në vendbanime shqiptare në kohën kur shumica e shkollave maqedonase në Maqedoninë e Veriut janë të pajisura me kabinetet më moderne?
Kanalizimi dhe ujësjellësi janë probleme ekzistenciale të cilat nuk ka mëdyshje se duhet të veprohet deri në zgjidhjen e tyre.
Në shekullin XXI kur nacionalizmat kanë përfunduar, ende sot e kësaj dite në këtë shoqëri të brishtë multikulturore po flasim për kohën e një kryeministri shqiptar.
Në kohën kur Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake-NATO, ministrja e mbrojtjes dhe njëherit eksponentë partiake e LSDM-së, Radmila Shekerinska reklamon me pagesë informacionet për donacione të reja për uniforma për ushtrinë. Situata në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut në të kaluarën nuk ka mëdyshje se ka qenë e mjerueshme, por mjerimi bëhet më i thellë kur një funksionar politik dhe shtetëror krenohet me pajisjen e ushtrisë me uniforma të reja. Këtë gjë e llogarit si një arritje përmes së cilës do t`i drejtohet elektoratit edhe shqiptar për t`i kërkuar votën.
Radmila Shekerinska me fjalë të tjera po thotë se nëse më votoni mua dhe subjektin tim politik, ushtria do të ketë uniforma të reja dhe në këtë mënyrë ne do të kujdesemi për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut?
Para pak kohësh një kompani private amerikane lëshoi në hënë raketën e saj duke paralajmëruar erën e lehtësimit të rrugës së njeriut në pushtimin e qiejve.
Listat e mbyllura të partive politike dhe gjashtë njësi zgjedhore, nuk ka dyshim se aspak nuk janë në favorin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe se do të vazhdojnë të krijojnë probleme të vazhdueshme tek to. Në të kaluarën kemi pasur deputet që na kanë përfaqësuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut krejt rastësisht, “ kanë qëlluar në smoki”. Deputet të tillë kur subjekti politik ka kampanjë zgjedhore fjalë për fjalë janë të humbur në hapësirë dhe kohë. As nuk din se çka duan e as nuk dinë se si duhet që të sillen.
Për të mos na qëlluar “në smoki ” deputetët në legjislaturat e ardhshme parlamentare, sistemi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut urgjentisht duhet reformuar. Zgjedhjet e 15 korrikut me një sistem zgjedhor të pa reformuar do të na krijojnë përsëri deputet që gjithçka do të dinë, por vetëm një gjë nuk e dinë kur ta shohin veten në Parlament: Çka po kërkoj unë këtu? I thonë ose edhe nuk i thonë vetvetes.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...