Sunday, August 1, 2021

Ideja e mini-shengenit për t`i dhënë dalje në det Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

 Hamdi Nuhiju

Ideja e mini-shengenit ballkanik me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë brenda, pa Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, duket qartas se është ide fine e përpunuar me mjeshtëri nga ana e strukturave serbo-sllave për t`i dhënë dalje në det Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vecmë është përmendur nga takimi në Durrës, se Maqedonia e Veriut si dhe Serbia kanë qasje në portin e Durrësit, duke përfituar në këtë mënyrë në kurrizin e Shqipërisë dhe shqiptarëve të mirat që ofron tregtia detare.

Jam i bindur se në qoftëse anët do të ishin të kundërta, dhe Shqipëria e shqiptarët të kërkonin dalje në det, një ide e këtillë e mini shengenit nuk do të realizohej asnjëherë. Mund që të niste luftë, por të dilte në pah një mini shengen i këtillë, nuk do të ndodhte.

Kjo është një hipotezë e cila bazohet në të kaluarën e shteteve dhe veprimeve të tyre gjatë historisë së përbashkët ballkanike.

Përderisa u mbajtën disa takime dhe ideja ka nisur që të marr formë dhe të realizohet, mendoj se lënia anash e Kosovës në këtë koncept është po aq e dëmshme sa edhe vet ideja. Interpretim i gabuar është mendimi se Kosova defaktorizohet nëse merr pjesë në një koncept të këtillë i cili është nisur nga një shtet i cili e ka humbur luftën me Kosovën, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës si dhe është duke u armatosur deri në dhëmbë nga ana e Rusisë. Por hilja e cila është duke dal në sipërfaqe nga ana e Serbisë në lidhje me Kosovën në raport me idenë e mini-shengenit ballkanik është edhe izolimi total i Kosovës edhe nga Shqipëria. Përmes mekanizmave të cilat do të hyjnë në fuqi pas aktualizimit praktik të idesë së mini-shengenit, Shqipëria mund që ta izoloj Kosovën çdoherë ta kërkoje këtë gjë Serbia.

Menjëherë pas takimit në Shkup, të tre kryeministrave të idesë së mini shengenit ballkanik, kryeministri Edi Rama paralajmëroi mbledhjen midis dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhje të këtilla ka pasur edhe në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër dhe mbledhjet e tilla nuk kanë prodhuar asnjë dobi konkrete në dobi të shqiptarëve në dy anët e kufirit.

Diplomacia kosovare duhet që t`i kuptoje hilet të cilat po i bëhen nga dy anët, nga Serbia dhe Shqipëria si dhe të ndërtoje mekanizma mbrojtës për qytetarët e saj. Nëse ajo ka marr ftesë nga ana iniciatorëve të mini-shengenit ballkanik, edhe në kësi rrethana, dobia e pjesëmarrjes do të ishte më e madhe sesa dëmi. Kurthi i kurdisur Rama-Vucic do të zhbëhej, kjo është dobia e parë. Për politikën e jashtme të Kosovës nuk do të flisnin tekat e Edi Ramës, por vet kosovarët do të ishin pjesëmarrës aktiv në të gjitha vendimet të cilat do të merreshin për këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Kosova do të dëshmonte pjekuri politike dhe diplomatike karshi faktorit ndërkombëtar, që edhe pse është e dalë nga lufta me një agresor si Serbia, ajo di të luaj lojëra të tilla të cilat do të ishin në interesin e kosovarëve, por edhe të tërë Ballkanit.

Përderisa për politikën e jashtme të Kosovës, ende flet Edi Rama, mendoj se edhe gjatë kohë, kosovarët do të ngelin të vetmit në Ballkan pa liberalizimin e vizave, e të mos flasim për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

 

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...