Tuesday, December 18, 2012

Dashuria si esencë e mbijetesës



Hamdi Nuhiju

Dashuria më shumë mund të duket si sindromë sesa si një e mirëqenë. Ndoshta njerëzit do ta perceptojnë edhe si kreacion i cili i lidh dy pole të kundërta.

Bota e dashurisë është botë e pa definuar, e parafinuar e pa dizajnuar. Nëse do të përdornim edhe qindra miliona fjalë për ta përshkruar, përsëri do të ngelnim në të njëjtin fillim.  Fillimi rrjedh nga esenca e krijimit të dashurisë. Bota e tejdukshme e engjëjve dhe djajve është botë midis urrejtjes dhe dashurisë. Konfirmimi i pleksur nga e bukura e cila është sinonim i dashurisë realizohet nëpërmjet nënshtrimit të njeriut ndaj urdhrave të Krijuesit.
Dashuria është koncepti pa koncept i cili rigjallëron zemrat e njerëzve dhe ndërton urat e bashkëpunimit, mirëkuptimit e tolerancës dhe pranimit. Si mund ta perceptoje dashurinë i degjeneruari? Përmes gjuhës së urrejtjes, jo natyrores, blasfemisë, pabesisë, jo sinqeritetit, nuk mund të arrihet deri tek shtegu i dashurisë. Paramendoni të jeni në një det të thellë e me valë shumë, dhe të mundoheni që ta mbroni veten nga dallgët e fuqishme. Sa do të ishit në gjendje që të mbijetoni?
Koncepti i mbijetesës në shoqërinë njerëzore është i huazuar nga materializmi dialektik. Darvini, dhe klasikët e marksizmit, ishin ato që e keqpërdorën më së shumti këtë koncept. Mbijetesa në fakt nuk është një dukuri sterile. Ajo nëse analizohet drejt dhe saktë është një ajkë e cila ringjallë  Shikuar me syzet e Frojdit, nga dashuria dalim tek keqkuptimi i seksit.
Shoqëria njerëzore nuk mund të afrojë në prehrin e saj të pabesët, vrastarët, të pa kurrizorët. Mendja, intelekti dhe intuita në fakt, nuk njohin dukurinë e pa kurrizores në një vend të ndërtuar e rigjallëruar me kurriz.
Bota në të cilën jetojmë është botë e djersës, e asesi botë e lëmoshës. Rindërtimi i saj, pastrohet përmes lëmoshës e cila i jepet të pafuqishmëve dhe njerëzve të pafat të cilët i ka shkelur rrota e historisë. Në këtë frymë ne dëshmojmë sinqeritetin dhe bindjen tonë ndaj Krijuesit.
Meritokracia është standard i njerëzve të bindur dhe dëgjueshëm ndaj urdhrave të Krijuesit të botëve. Njeriu është një krijesë e cila e meriton të marr frerët e kësaj bote dhe të udhëheq me gjithçka që gjendet në to. Po kjo krijesë, mund të përcaktoj edhe kufizimet, po edhe të vendoje rregulla. Kjo gjë është në rregull deri në momentin e ndjekjes së rrugës natyrore të njerëzimit.
Ashtu siç e dimë nga matematika se dy plus dy bëjnë katër, ashtu e dimë edhe nga logjika se soji njerëzor shtohet në rrugën e martesës së pastër midis mashkullit me një femër. Nëse është degjenerim edhe në bazë të ligjeve perëndimore, prishja e rendit publik, vrasja, vjedhja, dhunimi, nuk di se a ka degjenerim më të madh në rruzullin tokësor sesa të martohet një mashkull me një mashkull dhe një femër me një femër. Me çfarë baze, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, thirrjen në liritë dhe të drejtat e njeriut për këtë kategori njerëzish?
Henry Kisingjer, ideologu i madh amerikan, pat përpiluar një plan të politikës së jashtme të SHBA-së, për zvogëlimin e popullsisë në botën e tretë, d.m.th. në botën myslimane dhe shtimin e të njëjtës popullsi në SHBA. Plani i tij ishte i mbushur me terme të tilla si: edukimi seksual, përdorimi i mjeteve kontraceptive nga të rinjtë, planifikimi familjar etj. Ai plan,  ishte i bashkangjitur, edhe me kushtëzimin e ndihmës së SHBA-ve ndaj shteteve të cilat nuk i pranojnë politikat e këtij shteti.
Dashuria është baza e çdo familje, çdo sistemi, e çdo shteti, e çdo populli. Po të mos ekzistonte dashuria në shpirtrat e njerëzve, nuk do të ekzistonte as ndarja e dhimbjes me popullin amerikan për masakrën e fundit e cila ndodhi në një shkollë fillore në SHBA. Shoqëria njerëzore, po edhe shoqëria shqiptare nuk duhet pasur vend për pa kurrizorët. Ata ekzistojnë në këtë botë për të kushtëzuar shtetet e ndryshme dhe dobësuar familjet e pastra të popujve të ndryshëm në botë.
Ibën Tejmije thotë:” Nëse dashuria është bazë e çdo vepre të drejtë dhe jo të drejtë, ndërkohë që ajo është bazë e veprave fetare si dhe e veprave të tjera, atëherë baza e veprave fetare është dashuria ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij ashtu siç është bazë e fjalëve fetare besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, atëherë besimi në dashuri është bazë e imanit, si dhe është fjalë dhe vepër, gjë të cilën e kemi sqaruar në një vend tjetër.” ( Parime në dashuri, Ibën Tejmije, Shkup, 2009, f.94).

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...