Thursday, December 20, 2012

Ta hash kiametin me borë



Hamdi Nuhiju

Sipas kalendarit të fisit Maja, dita e kiametit, ose shkatërrimit të botës është me 21 dhjetor të vitit 2012. Ky lajm u përhap në të katër anët e botës me një shpejtësi marramendëse.
Lajmi i ditës së kiametit si duket dëshirohet që të shndërrohet në një produkt mjaft atraktiv në ekonominë e tregut. Këtë moment, këtë ditë, e kanë pritur tregtarët anekënd botës për të shteruar xhepat e qytetarëve të ndryshëm.
Në anën tjetër, humori i tepërt i medieve shqiptare dhe medieve të huaja me qasjen e kalendarit të Majave, krijon një konfuzion tek besimtarët mysliman, të cilët si shtyllë të besimit të tyre e kanë :’ Besimi në Ditën e Kiametit’. Shumë shkollarë të mesëm, nëpër Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e më gjerë në Ballkan, kur të dëgjojnë mësimin për Ditën e Kiametit nga hoxhallarët e tyre, me siguri se do të qeshen, zgërdhihen dhe nuk do t`i duket diçka e rëndësishme. Ndërsa filloristëve si do t`i sqarohet besimi në ditën e kiametit, kur mediet kanë bombarduar kokën e këtyre fëmijëve për njëzet e një dhjetorin, ditën e fundit të botës. Me siguri këto fëmijë, baballarëve të tyre pas ca viteve do t`u thonë, a je duke folur për kiametin që pat ndodh me njëzet e një dhjetor? A do të turpërohen hoxhallarët të flasin për besimin në Ditën e Kiametit? A do t`u shtohen sprovat dhe pyetjet e panumërta nga besimtarët kurioz e tekanjoz të cilët e mendojnë veten shumë stade më lartë sesa hoxha?
Mendoj se ndjekja e verbër dhe me lehtësi e njerëzve tanë të çdo gjëje që plasohet nëpër media është si rezultat edhe i mungesës së sinqeritetit të hoxhallarëve që shpjegojnë parimet e besimit nëpër xhamitë tona.
Fatkeqësisht sot për ditën e kiametit, po flasin vetëm një grup i hoxhallarëve, me qëllim frikësimin e xhematit e jo vetëdijesimin e të njëjtës për të vepruar vepra të mira. Për ferrin, për ditën e kiametit, për djegien, për ndalesat, e kanë shumë merak këto hoxhallarë të flasin. Ndërsa, për parajsën, për lejesat, për shpërblimet në atë botë, për përgatitjen para ditës së kiametit , si duket nuk janë të përgatitur të flasin.
Pjesa tjetër, dërmuese, e hoxhallarëve i japin hapësirë minimale, ose disa madje as që e përmendin nëpër ligjëratat e tyre këtë gjë. Dhe kështu, besimi në ditën e kiametit, në vend që të përdorët për t`u ndërgjegjësuar masat e myslimanëve, ai përdoret për t`u frikësuar.
Ky raport indiferent ndaj kësaj dije që ka ardhur nëpërmjet Kur`anit dhe e shpjeguar nëpërmjet Pejgamberit Muhammed alejhi selam, solli në pah këtë lajm bombastik, si shumë lajme bombastike të këtij lloji që janë hedhur në treg shpesh herë nga të huajt.
Bota perëndimore, analizon bukur psikologjinë e myslimanëve, e di kur duhet tërhequr litarin dhe kur duhej liruar.
Hovi që mori lajmi në fjalë, dëshmon edhe njëherë mungesën e besimit te myslimanët në Zotin, në Pejgamberin e tyre, në librat e shenjtë, po edhe në ditën e fundit, ose të kiametit. Shumica e myslimanëve, lajmin bombastik të kalendarit të Majave, po e interpretojnë si lajm i kot, sikur është e kot që të flitet për këtë gjë.
Mungesa e besimit në Zotin, i bën këto njerëz ( shqiptarët mysliman) që të janë popull i  nënshtruar nga pakicat maqedonase, nga pakicat laike me pikëpamje katoliko-centrike, nga pakicat e komunitetit lgbt, nga pakicat serbe, etj.
Feja nuk e fton shqiptarin mysliman në gjumë, në papastërti, në pa punësi, në padituri, në anarki, në vjedhje, në korrupsion, në tradhti, në kryeneçësi. Ajo e mëson shqiptarin mysliman se si të jetoje në këtë botë, duke mos i penguar të tjerët, por edhe duke punuar për vetveten, për popullin e tij dhe për ummetin në përgjithësi.
Mendoj se kalendari i Majave, duhet që t`i ndërgjegjësoj hoxhallarët tanë fillimisht për t`iu qasur problematikeve të besimit ma me seriozitet.
Besimi është çështje individuale e njeriut, por ajo është rrënja prej të cilës dalin shumë degë. Degët nuk mund të janë individuale, por gjithmonë janë kolektive. Nëse nuk kemi kujdes për besimin, do të kemi një kolektivitet të pakujdesshëm.
Besimi në Ditën e Kiametit është shtyllë e besimit mysliman, këtu nuk duhet pasur asnjë lëkundje. Ai person që lëkund besimin e tij, si rezultat i propagandës së medieve për kalendarin e Majave, duhet që të njëjtin ta ripërtërijë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...