Saturday, December 15, 2012

Ia arritën qëllimit…!!!



Hamdi Nuhiju

Atë  që serbet nuk arrinin ta bënin me luftë, ndërkombëtaret po arrijnë që ta bëjnë duke botuar revista e duke iniciuar veprimtari të turpshme që shoqërinë kosovare e fton kah degjenerimi.

Në krah të këtij aktiviteti të turpshëm, organizimit të natës së seksit në Kosovë, fatkeqësisht kanë dal edhe shumica e medieve kosovare të cilat i akuzojnë myslimanët për jo tolerant, për njerëz të dhunshëm e kutadi çfarë njerëzish. Po as mediat tona në Maqedoni, nuk ndërrojnë shumë prej këtyre medieve, përderisa botojnë lloj lloj shkrimesh, mos të them paçavura, me të vetmin qëllim të tyre, rritjen e lexueshmërisë së gazetës, ndërsa në anën tjetër edhe nënçmimin e përbuzjen e vlerave religjioze të 99 përqind të shqiptarëve të Maqedonisë.
Edhe nëse nuk do të arrijnë që ta organizojnë natën e seksit në Kosovë, ndërkombëtaret ia arritën qëllimit. Për seksin po flitet e po debatohet anembanë. Edhe nëpër xhami duke u kundërshtuar ky aktivitet, termi seks, veçse po bjer në veshin e pjesëmarrësve që kanë ardhur ta mësojnë fenë e tyre.
Kosova dikur e okupuar dhe e dhunuar nga Serbia, tash po dhunon dhe okupon pjesën më të madhe të popullatës së saj, që janë mysliman, duke i etiketuar me terme të ndryshme, duke i sulmuar haptas nëpër mediume të ndryshme, po edhe duke përdorur tërë arsenalin e mundshëm në luftë kundër tyre. Sot në Kosovë, nuk është patriotizëm të përfitosh në aspektin diplomatik në raport me Serbinë, po të sulmosh një hoxhë, ta paditësh në gjygj, ose edhe të shkaktosh përçarje në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Çuditërisht, reagimi i Paqes Studentore, nga shumica  e medieve në Kosovë u interpretua në frymën më të errët, duke u sulmuar të njëjtit e jo duke ndarë brengën e njëjtë me to. Sipas kësaj matematike, mediat i bie se janë në anën e degjenerimit të rinisë kosovare, e jo për ruajtjen e të njëjtës rini nga degjenerimi. Gati se askujt nuk i ra në sy, emri i revistës e cila po promovon haptas seksin në Kosovë, ‘ Kosovo 2.0’, një emër serb që nuk ka të përbashkët asgjë me shqiptarët.
Një militant i seksit në publik, Imer Mushkonaj, në gazetën serbe, asi shqiptare, Ekspres në Kosovë, botoi një shkrim duke etiketuar e sharë hoxhallarët shqiptarë që sulmuan këtë akt të turpshëm nëpër xhamitë e Prishtinës. Sipas këtij militanti, hoxhallarët duhej që të bënin sehir në xhami, dhe të mos interesoheshin fare se si të huajt po degjenerojnë rininë kosovare. Nëse Kisha Katolike dhe Ortodokse në Kosovë, nuk interesohet shumë për pjesën dërmuese të kosovarëve, pasi që edhe klerik të tyre si prifti Anton Kcira, ishin ato që interesoheshin për të shfarosur shqiptarët mysliman nga Millosheviqi, kjo gjë nuk vlen për hoxhallarët. Ata kanë mision ruajtjen e popullatës së Kosovës nga degjenerimi dhe kanë për detyrë edukimin e asaj popullate më vlera të vërteta e jo me vlera të njerëzve të degjeneruar.
Në Maqedoni, po të mos ishte VMRO-DPMNE kundër këtyre organizimeve, moti kohë do të kishin ndodhur. Edhe atë në mes shqiptarëve mysliman, nëpër shkolla fillore e të mesme. Nëpër shumë qytete të Maqedonisë, ekzistojnë revista të cilat financohen nga ambasada të huaja, e të cilat shpërndahen falas nëpër shkollat e Maqedonisë, sidomos tek ato shqiptare, dhe në pjesën dërmuese të atyre revistave flitet kundër virgjërisë, për ndjenjat e marrjes së të njëjtës, për edukatën seksuale e kutadi çka. Po organizime të hapura, publike, sikur në Kosovë, ende askush nuk ka marr guximin që të realizojë. Edhe sikur të merrte guximin dikush ta realizonte një aktivitet të tillë, me siguri se do të gjendeshin plot e përplot plisa në Maqedoni, që nuk do t`i demolonin objektet ku do të organizoheshin gjëra të tilla, po edhe do t`i kallnin të njëjtat.
Imer Mushkonja në paçavuren e tij, në gazetën Ekspres, predikon sikur të ishte ndonjë hoxhë, se nuk është gjynah të flitet në publik për seksin. Sipas tij, rinia kosovare po edhe ajo shqiptare jashtë Kosovës duhet edukuar në frymën e seksit dhe mos u frikësoni që të flitni për seksin ashtu siç nuk frikësoheni kur e bëni.
Ata që dinë t`i deshifrojnë fjalët, me këtë fjalinë e fundit Imer Mushkonja shau nënat dhe gratë e të gjithë myslimanëve shqiptar të Kosovës, të Maqedonisë, të Shqipërisë, e të diasporës.
Ne nuk jemi shoqëri konservatore është e vërtet. Po, nuk d.m.th se bëhemi shoqëri liberale dhe e civilizuar po qe se debatojmë e flasim për seksin në publik. Një mikut tim në Shkup i kishte ndodhur një rast i veçantë i kësaj natyre. E kishin ndal në rrugë disa vajza të cilat kanë marr pjesë në programe të huajsh për edukimin seksual dhe po shpërndanin kondome nëpër rrugë. Ia japin një kondom edhe këtij shokut tim i cili pyet se çfarë duhet bërë me këtë gjë? Ato vajzat qeshen dhe i thuan se duhet ta provosh në organin e gruas. Ky ia kthen, po mirë, ejani ta provoj. Vajzat ikin me vrap.
Nëse dikur emri i vajzës ka qene turp të përmendej nëpër oda burrash, pasi që kështu na mësonte tradita shqiptare, sot njerëz të shthurur si Imer Mushkonja dalin e ftojnë që të flitet në publik për seksin.
Nuk d.m.th se je anti demokrat, anti perëndimor, anti botë, po qe se ruan traditat kombëtare dhe fetare. As demokracia, e as perëndimi, nuk thotë duhet që të bëheni pa kurrizor nëse dëshironi që të jeni pjesë e jona.



2 comments:

Anonymous said...

Te lumte Hamdi!
All-llahu xhsh te shperblefte!

Selamm - Xhelali

Hamdi_Nuhiju said...

Alejkum selam. Amin me gjithe duaxhite.

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...