Thursday, January 17, 2013

Gangam Style



Hamdi Nuhiju

Sipas medieve shqiptare, serbe e maqedonase gjendja politike në Luginën e Preshevës është e tensionuar. Kjo gjendje gjithmonë ka qenë e tillë. Por tashmë është rritur pak pulsi i tensionimit me përafrimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Lugina e Preshevës si duket do të jetë kurban i Kosovës dhe i Serbisë. Faji për këtë pozitë nuk është as tek Serbia e as tek Kosova, po te vet udhëheqësit politik , po edhe të popullata e kësaj ane. Në vend që të krijohet uniteti politik në Luginën e Preshevës, para zgjidhjes së statusit përfundimtar të Republikës së Kosovës, Lugina e Preshevës gjendet më e përçarë se kurrë në spektrin politik, nacional, ekonomik e fetar.
Artikulimi i unitetit politik do të sillte deri tek një zë i përbashkët i të gjitha forcave politike në Luginën e Preshevës, dhe Lugina e Preshevës do të ishte faktor loje për të tensionuar Serbinë, e jo kurban i dy palëve që kuptohen shumë mirë dhe shumë lehtë. Nuk është hera e parë që shqiptarët në gadishullin Ballkanik në tryezën politike ta humbin betejën me të tjerët, në këtë rast me sllavët. Armët ishin zgjidhje e përkohshme dhe e padëshirueshme e palëve për zgjidhjen e çështjeve nacionale e politike. Ndërsa tryeza e bisedimeve në vetvete ngërthen edhe shumë lojtar të tjerë të cilët vrapojnë pas kulaçit politikë.
Në stilin ‘Gangam style’, qeveria e Serbisë po nis luftë ndaj lapidarit të luftëtarëve të lirisë të Luginës së Preshevës. Shkak merret lapidari, ndërsa qëllimi është krejt diku tjetër. Serbët detyrimisht po i lidhin gjithë shqiptarët e gadishullit Ballkanik pas një lapidari i cili me shumë lehtësi mund të rrënohet nga qeveria e Serbisë. Shqiptarët duhet që të lidhen për ideale, objekte ose qëllime që nuk ka mundësi dikush tjetër t`i rrënoj. Në Serbi ekzistojnë dy tendenca të kundërta po që duhej funksionuar njëjtë. Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku. Përderisa boshnjakët e Sanxhakut i tregojnë Bosnjës dhe  Hercegovinës së në cilat pika duhet mbështetur të njëjtit duke i afruar strategji dhe vizion veprimi politik, shqiptarët e Luginës së Preshevës, strategjinë dhe vizionin politik për mbështetje nga Prishtina ia lënë në dorë Dacicit që në stilin ‘ Gangam style’  tua caktoj.
Përderisa udhëheqësit e Sanxhakut kanë hyrë në jetën politike të Serbisë edhe si faktor stabiliteti edhe si faktor jo stabiliteti duke sjell sytë e botës Lindore kah çështja tyre, udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës si duket në këtë lojë janë futur thjeshtë si përfitues xhepi të përkohshëm. As boshnjakët e Sanxhakut nuk janë për t`u marr shumë lakmi. Por, sa herë që të duan, ata e turbullojnë skenën politike serbe, duke mos pasur nevojë të derdhet gjaku i askujt. Boshnjakët e Sanxhakut, si duket e kanë kuptuar se nuk do të kanë mundësi që të mbrohen nga ana e shtetit të tyre amë. Për këtë arsye edhe të gjitha punët e tyre i kanë marr mbi vete. Çdo cep i botës e ka kuptuar për kërkesën e boshnjakëve të Sanxhakut për autonominë e saj. Njerëzit e shohin me admirim edhe Akademinë Boshnjake të Shkencave të themeluar në Novi Pazar. Ideja e tyre po sjell fryte në çdo sferë të jetës shoqërore në Serbi. Si rezultat i këtij projeksioni politik, shtete të fuqishme si Turqia janë të interesuara sinqerisht për zgjidhjen e problemeve të boshnjakëve të Sanxhakut, po edhe për investime serioze në atë territor që do të hapte vende të reja të punës.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të përçarë si çdoherë, po presin çdo rrjedh të bisedimeve midis Kosovës me Serbinë. Ata nuk po bëhen faktor politikë e cila do të mund t`i ndihmonte Kosovën në bërjen presion ndaj Serbisë, po si të hutuar po presin fjalët e atyre politikanëve.
Të njëjtët politikan duke mos pasur vizion politik për zgjidhjen ekonomike të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, luajnë me sferën nacionale duke ndezur eufori tek to dhe duke harruar problemet reale që ekzistojnë. Mendoj se mjeshtërisht pala serbe po ia hip çmimin veriut të Kosovës, duke e hedhur në erë Luginën e Preshevës.
Videot komike me ‘AKSH’ dhe deklaratat boshe të disa politikanëve provincial nuk zgjidhin as çështjen e veriut të Kosovës, po as nuk i ndihmojnë proceseve politike në Luginën e Preshevës.
Këto ditë patëm rastin ta dëgjojmë edhe deklaratën e funksionarit të lartë politik amerikan në Ballkan, Filip Riker, i cili thirrej në ligjet e Serbisë për problemet që ekzistojnë rreth lapidarit. D.m.th qysh në deklaratën e parë, SHBA-të janë bërë palë me serbët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës lehtësisht mund të dëmtohen nga kjo situatë. Mendoj se është koha që shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos mendojnë as në Kosovën as në Shqipërinë, po punët t`i marrin vet në duar. Në këtë mënyrë do ti shërbenin shumë kauzës kombëtare, po edhe më lehtë do t`i zgjidhnin problemet e tyre ekzistenciale.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...