Tuesday, January 8, 2013

Stop varfërisë



Hamdi Nuhiju

Këto ditë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore nxori nga shtypi një katalog me njëqind firmat më të fuqishme për vitin 2012 në Maqedoninë veri-perëndimore. Katalogu në fjalë përmban informata të rëndësishme për punën dhe veprimtarinë e këtyre firmave brenda vitit që lëmë pas.
Informatat të përfshira në këtë katalog janë zyrtare, të mbështetura në të dhënat që këto firma ia kanë dhënë Qendrës Regjistruese, po edhe Drejtorisë për të Hyra Publike.
Në katalog është bërë analizimi i 157 kompanive që kryejnë veprimtari të ndryshme ekonomike, industriale, tregtare, ndërtimore etj. Dominojnë kompanitë nga Tetova, Shkupi, pastaj vijnë në pyetje kompanitë nga Struga, Kërcova, Gostivari, Kumanova etj.
Në katalogun në fjalë, të titulluar :” Top 100 kompanitë më të suksesshme, më të fuqishme në Maqedoninë Veri-Perëndimore 2012” në faqen 30 ndërmjet tjerash shkruhet:”  Në bazë të këtyre të dhënave mund të konstatojmë se, subjektet aktive shqiptare janë afër 12.000 kompani, dhe marrin pjesë me 23 % në qarkullimin e përgjithshëm, kurse vetëm 10 kompani  më të mëdha shqiptare kanë pjesëmarrje në qarkullimin e përgjithshëm me 1.5%.
Nga këto subjekte ekonomike qarkullim vjetor mbi 2 milion euro realizojnë 64 subjekte, qarkullim vjetor mbi  5 milion euro realizojnë 20 subjekte ekonomike, mbi 9 milion euro qarkullim vjetor realizojnë 9 subjekte, si dhe 5 subjekte kanë qarkullim vjetor mbi 27 milion euro.”
Ndërsa, vetëm kompanitë nga Kumanova si: Selman Turizam, Alija Komerc, Hulusi Komerc, Feniks 93, Unikondor, Visa Ass, Musli Market, të përfshira në hulumtimin e këtij katalogu, të gjitha bashkërisht qarkullim vjetor kanë bërë në vlerën prej 1.023.286.163 denarësh, ndërsa po e kthyem në euro del diku 16.693.085 euro.
Kompanitë po qe se i analizojmë në bazë të punësimeve të kryera, në bazë të dhënave nga katalogu në fjalë dalin gjithsejtë: 4471 të punësuar, ku prej tyre 237 të punësuar gjithsejtë nga kompanitë e qytetit të Kumanovës të përfshira në këtë hulumtim.
Sa i përket neto fitimit të këtyre kompanive në katalogun në fjalë, në faqen 41 shkruhet:”  Top 100 kompanitë realizojnë gjithsejtë 1.853.730.895 denar ose 30.141.956 euro, mesatarja e kompanive është 18.537.709 denar ose 301.420 euro.
Nga top 100 kompanitë, 25 kompani apo siç i quajtëm më lartë subjekte ekonomike kanë realizuar neto fitim mbi 300.000 euro prej tyre 10 kompani kanë realizuar neto fitim mbi 800.000 euro, si dhe 6 kompani prej tyre kanë neto fitim mbi 1.000.000 euro.”
Në hulumtimin në fjalë janë përfshirë edhe disa kompani nga Kumanova si: Hulusi Komerc,  Selman Turizam, Unikondor, Lami Form, Musli Market, Alija Komerc, të cilat së bashku neto fitim kanë realizuar 64.926.852 denar që në euro i vjen 1.059.165 euro në vit. Po qe se bëjmë një llogari të thjeshtë dhe prej këtyre parave, zbresim 2.5 % mjete që duhet të jepen patjetër si zekat, grumbullohet një shumë prej 26.479 euro në vit që në muaj i vjen diku 2.206 euro. Po qe se këto mjete i pjesëtojmë me 50 euro mjete të nevojshme për ekzistencën e një familjeje skamnore, dalim në shifrën prej 44 familjeve të varfra. D.m.th, vetëm firmat ose kompanitë e përfshira në këtë hulumtim nga pjesa e detyrueshme e zekatit kanë mundësi që të kujdesen për 44 familje të varfra të Komunës së Likovës dhe Kumanovës.
Të dhënat në katalogun në fjalë mund të janë edhe jo të sakta, pasi që shumica e kompanive nuk e paraqesin fuqinë e tyre reale para Drejtorisë së të Hyrave Publike ose Regjistrit Qendror. Megjithatë, është për t`u përgëzuar ky hulumtim i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Shpresojmë që kompanive në fjalë t`i ece puna mbarë edhe gjatë vitit 2013, por edhe të shlyejnë detyrimin fetar që kanë ndaj të varfërve të rretheve të tyre.
Atdhetarizëm nuk është vetëm vdekja për atdhe e për komb, por edhe mirëmbajtja e jetimëve, të varfërve, skamnorëve, dhe kategorive të përcaktuara për ndihmë. Të mos harrojmë se ajo pasuri që e kemi, është në posedimin tonë, po nuk është e jona. Nëse duam që gjendja jonë të ndryshoj për të mirë si komb, duhet që fillimisht të vetëdijesohemi, të ndryshojmë vetveten po edhe shoqërinë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...