Thursday, January 24, 2013

Mesazhi i paqes




Hamdi Nuhiju

Ato që kanë pasur rastin ta shohin filmin ‘ The great dictator’ me regji dhe skenar të Carli Caplinit, do të kishin mundësinë të gjenin mesazhin më ironik të shekullit të fundit. Mesazhi i këtij filmi është i përshtatshëm edhe për kohën në të cilën po frymojmë.
Po ta kthenim me terma tjerë, dhe ta përshtatnim në realitetin bashkëkohor lokal, do të dilte një fizionomi që do t`ia ngrinte nervat Nikolla Gruevskit.
Filmi ‘ The great dictator’ dhe lindja e Pejgamberit të Mëshirës, Muhamed Mustafasë , janë dy ngjarje prej të cilave politikanët tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginë të Preshevës duhet të marrin mësim. Ato nuk po llogarisin aspak në popullatën dhe gjithmonë të njëjtën po e përdorin si top për mish, me të vetmin qëllim arritjen e synimeve të tyre.
Maqedonia do të ketë zgjedhje lokale në muajin mars. Në ndërkohë, në muajin qershor në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe në të njëjtën kohë po iniciohet zgjidhja politike midis Kosovës dhe Serbisë nga ana e ndërkombëtarëve. Gjithë këto ngjarje në të njëjtin kohë, duken si një orkestër e veçantë me një dirigjent që kuptohet dhe njihet lehtë.
E orkestruar po është edhe opozita ballkanike. 21 janari i Shqipërisë nuk dallon shumë prej 24 dhjetorit të Maqedonisë. Skandalet e politikanëve shqiptarë të Kosovës nuk dallojnë shumë prej skandaleve të politikanëve të Luginës së Preshevës, të Shqipërisë, të Serbisë e Ballkanit.
Vullnetarët amerikan të vendosur në Maqedoni, që po interesohem për mësimin e gjuhës maqedonase, shqipe, për traditat, kulturat, doket dhe fenë, si duket do të janë aktorët kryesor të turbullimit të ujit dhe shtimit të avazit të varësisë së Maqedonisë ndaj të huajve. Modeli i Shqipërisë po dëshirohet që të arrihet edhe në Maqedoni. Me promovimin e këtyre vullnetarëve amerikan, ne marrim mesazhin e futjes së Maqedonisë në NATO. Këtë rrugë e ndoqi edhe Shqipëria. Ajo vlonte prej vullnetarëve të njëjtë para futjes së Shqipërisë në NATO, derisa u krijuan kushtet e pushtimit të Shqipërisë nga Ambasada Amerikane.
Dirigjenti amerikan po dëshiron që mikun e tij, Nikolla Gruevski ta nxjerr prej balte duke i dhënë favoret që nuk ia ka dhënë pushteteve të mëparshme.
Modeli revolucionar i politikës, nuk i përshtatet Republikës së Maqedonisë e sidomos shqiptarëve në të. Është koha e fundit që shqiptarët të fillojnë ta përdorin kokën e tyre për të zgjidhur problemet jetike, e jo të presin që për to të mendoj ambasadori amerikan e as Nikolla Gruevski.
Është pak e pabesueshme, po personalisht pres që Maqedonia të futet në NATO, në momentet kur Nikolla Gruevski ka rejtingun më të ulët gjatë udhëheqjes së tij me këtë shtet. Në këtë mënyrë Maqedonia do të ngelet pa një alternativë ose vizion politik të përshtatshëm për zgjidhjen e problemeve të natyrave të ndryshme.
Opozita maqedonase do të kënaqet me atë pak kulaç politik që ka dhe shumë shpejtë do të zbutet nga kërkesat e saja radikale. Në këtë mënyrë dy parti politike më të mëdha shqiptare do të janë pozitë ( njëra në mënyrë direkt dhe tjera në mënyrë indirekte), po edhe dy parti politike më të mëdha maqedonase do të janë pozitë ( njëra në mënyrë direkt dhe tjetra në mënyrë indirekte).
Maqedonia do të ngelet përfundimisht pa opozitë. Ky realitet i përshtatet gjithkujt përveç banorëve të Republikës së Maqedonisë.
Përderisa skenarë të këtilla ekzistojnë në çdo vend të Ballkanit, midis popujve të ndryshëm, atëherë termi paqe është term i keqkuptuar dhe i keqinterpretuar nga politikanët.
Termi luftë do të sjell shumë kurban nga popullsitë e pafajshme të Ballkanit. Kurban i këtillë nuk prehet për të realizuar ndonjë qëllim fisnik, por thjeshtë për të mbajtur në pushtet njerëzit e njëjtë që po udhëheqin me këto shtete dekada me radhë.
Ka thënë Pejgamberi Muhamed alejhi selam: “ Trim nuk është luftëtari i cili vret në luftë, por njeriu i hidhëruar i cili gjatë hidhërimit përmbahet”.
Mesazhi i paqes le të shërbej si mision për popujt e Ballkanit, e jo si një mjet sherri për të mbajtur ‘përgjithmonë’ në pushtet të njëjtit njerëz.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...