Janusz Bugajski
Përderisa opinioni është fokusuar në kryengritjen islamike dhe nacionaliste
në Kaukazin Verior, regjioni i Rusisë qendrore me një shumicë myslimane,
njashtu po përjeton pakënaqësi dhe revoltë të mundshëm.
Popullata ruse prej 144 milion banorëve, përbëhet prej 25 milion myslimanëve
ose 17.5 %.
Prej 182 grupeve etnike në Federatën Ruse, 52 prej tyre si
religjion kanë religjionin islam. Vet Moska, sipas përllogarite ka popullsi
myslimane prej 2.5 milion njerëz, më shumë se çdo qytete evropiane përveç
Stambollit. Megjithatë, qeveria ka lejuar ndërtimin e vetëm katër xhamive dhe
ndalesa për ndërtimin e xhamive tjera është shndërruar në pakënaqësi tek
shtresat e gjëra.
Rritja e popullsisë
Përderisa popullsia ortodokse është në rënie, numri i popullsisë është
rritur kryesisht në regjionet ku jetojnë myslimanët. Nga viti 1989 popullsia
myslimane është rritur për 40 %. Liderët e Kishës Ortodokse Ruse kanë shprehur
frikë se myslimanët shumë shpejtë mund të bëhen shumicë në Rusi. Realisht është
ashtu, nëse ky trend vazhdon pa ndërprerë deri në mesin e këtij shekulli, në
Rusi, myslimanët do të ishin gjysma e popullsisë.
Frikë e hapur e politikës ruse është rritja e nacionalizmit jo vetëm në
Kaukazin Verior, por edhe në brendësinë industriale në Vollgën e Mesme, si dhe
në të gjitha republikat me popullsi myslimane si në Tartar dhe në
Bashkortistan. Regjioni në fjalë ekonomikisht është prosperues. Rezervat e
naftës dhe rritja e suksesshme industriale siguron se dy republikat i sigurojnë
më shumë para Moskës sesa vet buxheti federal rus, në krahasim me Kaukazin
Verior, i cili pranon subvencione të mëdha.
Dy trendë tash janë të dukshme në regjion: rezistenca në rritje ndaj
centralizimit të Moskës dhe radikalizmi i gjeneratës së re. Protestat janë
shndërruar në pengesë kundër planit të Moskës që të eliminojë detyrimin që të
gjithë studentët e republikave jo ruse të marrin kurse të gjuhës për
nacionalitetin e tyre. Shumë janë duke besuar se kjo politikë e kryetarit Vladimir
Putin është që të reduktoj statusin e jo rusëve dhe në këtë mënyrë t`i shkëpusë
republikat jo ruse.
Militarizmi në rritje
Në Tataristan, Kongresi Botëror i Tartarëve, para do kohësh formuloi dhe
pranoi një rezolutë ku kërkohet statusi i mbykqyrësit në Kombet e Bashkuara me
emrin Republika e Tartarit. Kjo është shikuar si një hap konkret i pavarësisë
nacionale.
Në takimin e paradokohshëm në Ufi, në Bashkortistan, u mbajt takimi i 95
vjetorit të deklarimit të autonomisë nacionale territoriale të kësaj republike,
ku u gjykua politika nacionale e Moskës, dhe u thirr në rritjen e kërcënimit të
integritetit territorial të Rusisë.
Si shenjë e rritjes së militarizmit, kryeqyteti i Tartarit, Kazan, para do
kohësh u trondit nga vrasja me autobombë e liderit të njohur mysliman, myftiut
kryesor të Tartarit Ildus Faizov. Nga qeveritarët rus, mbytja është paraqitur
si një rritje e luftës për pushtet midis sufinjve të moderuar dhe selefinjve
radikal. Viteve të fundit, ndikimi i selefizmit është rritur tek të rinjtë.. Pushtetarët
janë përgjigjur me zakone të reja kundër shoqërisë selefiste, e cila do të
sjell rritjen e militarizmit në nëntokë.
Si do të luftohet me radikalizmin e armatosur për herën e parë pas rënies
së Bashkimit Sovjetik. Moska ka pranuar se ka dërguar trupa në republikën mbi
Kaukazin Verior për ti eliminuar kampet e ‘ bandave nacionaliste’ në
Bashkortostan. Pranimi i Kremlinit tregon se situate e sigurisë në rajon është
e rrezikuar.
Zona e Vollgës së Mesme është strategjikisht shumë e rëndësishme për Rusinë
sesa për Kaukazin Verior. Nëse Moska e humb kontrollin e kësaj zone, ajo do të
humbte lidhjet e mëdha të komunikacionit dhe transportuese me Rusinë Qendrore,
Siberinë dhe Lindjen e Largët. Kjo do ti inkurajonte kryengritjet e
separatistëve në lindje të maleve ural. Përfundimisht, Moska mund që të humb
kontrollin mbi përqindjen më të madhe të territorit sesa pas rënies së
Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Përktheu dhe përshtati:
Hamdi Nuhiju
Burimi:avaz.ba
No comments:
Post a Comment