Saturday, January 26, 2013

Kush na ka faj?




Almasa Haxhiq
Trashëguesi i fronit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Muhamed Bin Zajed el Nahjan, anëtarë i njërës prej familjeve më të pasura në rruzullin tokësor, diku para pesëmbëdhjetë ditësh nënshkroi një marrëveshje tregtare me Serbinë në vlerë prej 200 milion euro, duke kapërcyer edhe periudhën e Karagjorgjeviqit, para dy ditësh, Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë iu janë dhuruar edhe tre vetura të blinduara Mercedes.


Shteti serioz

Sheiku është karremi i dhënies së dhuratave, direkt nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vucic, ndërsa ky i fundit që mendon me kokën e një shtetari, dhuratën e ka dorëzuar në parkun e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, duke i treguar sheikut për seriozitetin e shtetit të tij.
Se si Serbia e bindi sheikun e pasur që kësaj herë kompanitë e tij të investojnë miliona euro në Serbi në tetë kombinatet e tyre si dhe duke marr nën qira edhe 14 mijë hektarë tokë, duke bërë biznese me industrinë e armëve në Serbi, etj, nuk është rëndë që të kuptohet. E kanë realizuar këtë gjë bashkërisht diplomacia serbe me lobistët e tyre, ndërsa e kanë finalizuar Toma Nikoliq dhe Aleksandër Vucic.
Sheiku, me siguri, nuk e di për tokën e shkretë Sprecko dhe dhjetëra të tilla në Bosnje, ku njashtu ka mundur që punët që ka kryer në Serbi ti kryej në ato toka duke investuar ‘paranë myslimane’, ku do të mund të zgjidhte hallet e shumë boshnjakëve të varfër. Nuk e di, përderisa nuk ka asnjë lobist ose diplomat në Bosnje dhe Hercegovinë që do të mund të sjell ndonjë investitor serioz ku paratë e tyre do të derdheshin në projektet konkrete e jo në xhepat personal në formulën ‘ nëse ka për mua, në rregull’.

Dhuratat private

Në Bosnje dhe Hercegovinë kanë ardhur ndihma nga të katër anët e botës. Kanë ndihmuar shtetin tonë e qeverinë dhe individët, që ta rimarrin veten pas luftës, duke ndërtuar e rindërtuar xhami, shkolla e ura, kryesisht ndihmë e ardhur nga bota islame, nga Turqia, po ndihmë serioze si ajo në Serbi nuk ka pasur. Pse?
Përderisa Serbia në një kohë ka pasur një Odë Ekonomike të veçantë për Libinë, ku atje ka punësuar firma, mjeshtre e punëtor krahu të ndërtimtarisë, politikanët boshnjak kanë shkuar në Libi në rrugë private, duke marr me vete firma të falimentuara, ku për provizion të caktuar i kanë gjetur punë.
Sheik Muhamed Bin Zajed el Nahjana në Serbi e ka sjell shteti. Në Bosnje dhe Hercegovinë vështirë se do të vijë dikush në atë mënyrë, përderisa kontaktet me botën islame i mban minderi i njëjtë,  qe gati 18 vite bën iftare dhe dreka me sheik të caktuar, mbreta e sulltan dhe kthehet në atdhe me dhurata private të majme, ndërsa zekatin dhe hurmat ia lë shtetit. Investimet dhe dhuratat e ngjashme që u dërguan në Serbi, as që paramendohen të nisen në Bosnje.

Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi: Avaz.ba


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...