Wednesday, January 30, 2013

Një shkollë në SHBA lejoi nxënësit që të falin namaz



Shkolla e mesme amerikane “ Parkdale High School” ka bërë një precedent në praktikën arsimore kur ka lejuar që nxënësit të falin namaz gjatë kohës së aktiviteteve mësimore. Nxënësit vetëm duhet të tregojnë se ka hyrë koha e namazit dhe nga mësimi mund të dalin pa problem për t`u falur.

Cheryl J. Logan drejtor i shkollës që është në afërsi të Washingtonit, ka pranuar se në bazë të rritjes së numrit të nxënësve mysliman një vendim i këtillë ka qenë logjik. Megjithatë, nxënësit nuk mund të dalin thjeshtë dhe bash lehtë nga mësimi.
Secili fëmijë që dëshiron që t`i kryej obligimet islame duhet që të sjell leje nga prindi dhe njashtu duhet që të kanë nota të mira.
Ashtu siç tha Logan, në shkollë të drejtën për tu larguar nga shkolla për t`u falur e kanë fituar vetëm dhjetë nxënës.
Megjithatë, ekzistojnë edhe kundërshtar të kësaj praktike. Disa mendojnë se shkolla është një institucion laik, dhe në të nuk duhet të ketë vend për fenë, ndërsa të tjerët mendojnë se dalja nga shkolla mund të keqpërdoret edhe nga fëmijët tjerë.
Kritikuesit e caktuar frikësohen se kjo praktikë mund të zgjerohet edhe në shkollat tjera në SHBA.

Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi:avaz.ba

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...