Friday, February 1, 2013

Haxhiu e kapërceu Jablanicën, sonte do të flejë në Mostar



Senad Haxhiq nga Banovica i cili ka ecur në këmbë deri në Meke dhe Vukovar, para katër ditëve është nisur nga Sarajeva në Trebinje, për të vizituar varrin e të ndjerit Srxhan Aleksic, i cili në vitin 1993 i ka shpëtuar nga vdekja bashkëvendësen e tij boshnjake, Alena Gluhoviqa.

Haxhiq i ka kapërcyer me shpejtësi fëmijët e Sarajevës, ndërsa ekipi i ynë e ka nxënë në dalje të Jabllanicës kur është nisur drejt Mostarit.
‘ Në këtë mision jam nisur me qëllimin se i ndjeri Srxhan Aleksic ka tentuar që me trupin e tij të mbroj boshnjaken Alena Gluhoviq. Do të eci nga 220 deri në 250 km tërësisht ku në ditë do të kaloj nga 30 deri në 40 km. Deri në Trebinje do të më duhen shtatë deri në tetë ditë’- tha Haxhiq.
Ka shtuar se përcjell selamet e sinqerta dhe përshëndetjet babait të Srxhanit-Rade, selame këto nga Jabllanica, kantoni i Tuzllës dhe një shkollë fillore nga Bradine.
‘ Rade është i lumtur se do ta vizitoj dhe ai është duke me pritur. Kur do të mbërrij në Trebinje, fillimisht do ta vizitoj atë dhe pastaj bashkërisht do të shkojmë tek varri i djalit të tij për tu lutur për shpirtin e tij.’ ka thënë Haxhiq.
Haxhiq brenda ditës do të ecë, ndërsa iu është siguruar që natën ta kaloj afër Mostarit.

Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju
Burimi:avaz.ba

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...