Monday, November 18, 2013

Botë e çuditshme



Hamdi Nuhiju

Devijimi i botës bashkëkohore po jep pamje të çuditshme. Njerëzit po fillojnë që në demokraci të kërkojnë sistemin komunist, ndërsa me rastin e krizës financiare në SHBA, libri më i shitur në atë kohë u bë libri ‘ Kapitali’ të ideatorit të ideologjisë marksiste, Karl Marks.

Shumica e të rinjve iu janë kthyer nazizmit dhe në Evropën Juglindore ka lindur një frymë e re neo naziste. Njerëzit të pasionuar pas literaturës naziste, kanë filluar që të dyshojnë në vlerat e demokracisë. Kohët e fundit, përveç ngjarjeve rreth armëve kimike siriane në Shqipëri, ndodhi edhe panairi i librit, një eveniment i rëndësishëm mbarëkombëtar. Në një sondazh të emisionit Opinion të Blendi Fevziut, në rang listën e librave më të preferuar dhe lexuar në Shqipëri ishte edhe ‘ Lufta ime’ e diktatorit gjerman Adolf Hitler.
Në vitet e 60` në SHBA, ekzistonte një grup i hipi amerikanëve, i shpërndarë më së shumti tek të rinjtë, bash në kohën e vënies së themeleve të demokracisë amerikane. Ndërsa, në kohën në të cilën po jetojmë idetë revolucionare të rrëzimit të qeverive diktatoriale, po mbretërojnë në botën e tretë, ose atë arabe. Loja domino e cila po hetohet gati nga gjithsecili, njeri analfabet e me shkollë, po tremb edhe Evropën Perëndimore.
Masmediat këtë botë të trazuar po e lansojnë nga njëri skaj e në fshatin më të skajshëm të botës, atje diku në bisht të saj. As Ballkani nuk ka qëndruar i qetë prej këtyre trazimeve politike, ideologjike, kulturore, nacionale e fetare. Bosnja dhe Hercegovina në regjistrimin e fundit të popullsisë u mundua që të sanoj pasojat e periudhës së kaluar jugosllave, ku populli boshnjak regjistrohej thjeshtë si popull mysliman, ndërsa ideja nacionaliste ishte ide minore e ekzistencës. Po, duke parë rrethanat e reja politiko shoqërore, ky ndryshim ndodhi me qasjen e elitës fetare në Bosnje dhe Hercegovinë. Nëse dikur kjo elitë kishte një dozë të fajit për shprehjen e identitetit fetar të boshnjakëve, tashmë rikthimin në rrënjët e nacionalizmit boshnjak e iniciuan të njëjtit.
A kishin të drejtë ideatorët e çuditshëm të rendeve shoqërore me idetë e tyre? Përderisa lufta e dytë botërore shpurdhi idetë komuniste dhe kërkoi me ngulm sistemin demokratik, nuk e di kush rënkon për të gjetur gjurmë tek komunizmi dhe rikthimi i tij në skenën botërore.!!!
Në të përditshmen maqedonase ‘ Dnevnik’ të datës 18.11.2013 lexojmë edhe këtë lajm të çuditshëm:” Kisha angleze do t`i kërkoj falje Çarls Darvinit për hedhjen e teorive të tij, thuajse 150 vite as publikimit të librit të tij të panjohur ‘ Origjina e llojeve ‘. Në deklaratën e saj, kjo kishë do të vlerësoj se ka qenë shumë defanzive e emocionale në hedhjen e ideve të tij.
Ky hap i guximshëm nuk do të gëzoj një pjesë të kishës e cila ende beson në kreacionizmin dhe idetë darviniste i llogarisin në kundërshtim me mësimet kishtare.
Falja, të cilën e shkroi prifti dr. Malkom Braun, drejtor i departamentit të misionit dhe marrëdhënieve me publikun në kuadrin e kësaj kishe, thotë se refuzimi i kishës së mësimit të Darvinit për selektimin natyror është bërë gabim i njëjtë si në dyshimin e astronomisë së Galileo Galileut në shekullin e 17.
Në njoftimin për shtyp do të shkruan:’ Çarls Darvin, 200 vjet pas lindjes tënde, Kisha Angleze të ka borxh një kërkim falje për keqkuptim të teorisë tënde. Për shkak të reagimit tonë të parë, ne bëmë që shumë njerëz edhe sot  të mos ju kuptojnë. Duam që të kthehemi në vlerat e vjetra dhe shpresojmë se kjo  kërkim falje do ta rregulloj këtë gjë.’”
Nuk do shumë mend të kuptojmë reagimin e Kishës Angleze rreth teorive të Darvinit. Ajo pas ca vitesh i kërkon falje publike për mos pranimin e këtyre teorive ku në mesin e tyre është edhe ajo për prejardhjen e njeriut e cila lidhet direkt me majmunin.
Pas shumë skandaleve homoseksuale, pedofilie, korruptive e të ngjashme, besoj se Kishës nuk i duhej edhe një skandal i radhës. Për këtë botë në të cilën po jetojmë, nuk mund të themi më shumë,sesa po jetojmë në një botë goxha të çuditshme.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...