Tuesday, November 19, 2013

Muhammedi a.s. dhe vetëdija ekologjike



Autore: Francesca De Chatel

1. Muhammed a.s. dhe vetëdija ekologjike

"Cili nga muslimanët do të mbjellë një dru , ose ndonjë send tjetër , ku në atë të mbjellë përfitojnë zogjtë , njerëzit ose kafshët , ajo do të llogaritej për të si sadaka”( Hadith,Buhariu, 111:513)

Ideja e Muhammedit a.s. që si përfitim të ruhet rrethi në fillim mund që të na habisë. Edhe në të vërtetë termi rrethinë , që është i lidhur me termin ekologji , vetëdije ekologjike është një term modern , ndërsa Pejgamberi a.s. këtë e përmend ende pa u formuar ekologjia si terminologji në rrethin tonë jetësor. Megjithatë duke gjurmuar mbi hadithet e Pejgamberit a.s. do të kuptojmë se ai ka qenë një ligjërues i suksesshëm mbi ruajtjen e rrethit njerëzor. Mund të thuhet se ai ose ligjërimi i tij ka qenë urë lidhëse ndërmjet mbrojtjes së zhvillimit ekonomikë dhe shfrytëzimit të resurseve në harmoni të plotë me natyrën njerëzore. Në të gjitha ngjarjet e jetës së Tij , kuptojmë se Pejgamberi a.s. ka pasur një respekt të thellë për florën dhe faunën , njashtu edhe një raport të veçantë mbi katër elementet : tokën , ujin , ajrin dhe diellin. Ka qenë një ligjërues i duhur edhe i shfrytëzimit të mençur të ujit dhe kultivimit të çështjeve të pasurive të ndryshme blegtorale , një raport të arsyeshëm ndaj kafshëve , shpendëve dhe shpezëve dhe një ligjërues i suksesshëm për shfrytëzim të njëjtë dhe të drejtë të këtyre pasurive. Në këtë kontekst do të përmendim më shumë pikëpamje të Pejgamberit a.s. të rrethinës dhe koncepte që janë universale edhe për ndjekësit e tij dhe të gjithë njerëzimit.

2. Tre Principet

Filozofia Pejgamberike mbi rrethinën është mbi lartësinë e saj( i jep përparësi qëllimeve para veprave) : thekson lidhjen themelore dhe ndërvarësinë të gjitha elementeve natyrore dhe mësimi i tij ndërtohet në premisën se nëse njeriu e keqpërdorë ose në mënyrë ekstreme e shfrytëzon një resurse natyror të botës në tërësi , ai do të ketë pasoja direkte. Ky besim askund nuk është formuluar në këtë formë; mund të themi lirisht se ky princip që ka venduar Pejgamberi a.s. dhe gjithë Pejgamberët tjerë është një filozofi jetësore e cila mund të definohet si dukuri.
Tre principet themelore të filozofisë pejgamberike mbi natyrën kanë baza në mësimet e Kur`anit nën konceptin e tevhidit , hilafetit dhe emanetit.
Tevhidi ose njëshmëria e All-llahut xh.sh. është themeli i besimit islam. Ajo i mëson njerëzit se ekziston vetëm një Krijues Absolut dhe Atij njeriu duhet t`i përgjigjet me të gjitha veprat e veta:

“Vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.”(En-Nisa:126)

Keqpërdorimi i secilës krijesë të Tij , qoftë ajo e gjallë ose ndonjë resurs , është mëkat.
Pejgamberi a.s. na ka mësuar se të gjithë krijesat para All-llahut janë të njëjtë dhe beson se njerëzit , toka , pylli dhe uji duhet të kenë të drejtat e tyre.
Koncepti i hilafetit dhe i emanetit dalin nga principi i tevhidit. Kur`ani shpallë se soji njerëzor ka të drejta të veçanta në mesin e krijesave në rruzullin tokësor: njeriu është i zgjedhur si halife , mëkëmbës dhe përfaqësues , dhe është përgjegjës për krijesat e All-llahut xh.sh. që i ka nën udhëheqje. Secili individualisht këtë të dhënë duhet ta marrë si besim . Megjithatë , Kur`ani nëpër shumë vende i urdhëron besimtarët që të mos bëhen arrogantë , përderisa janë duke i mbikëqyr krijesat tjera :

” Nuk asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.” (En`Nam:38)
“S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”(Gafir:57)

Pejgamberi a.s. ligjëron dhe thotë se të gjitha krijesat tjera janë të krijuara për njeriun si toka , uji , pyjet , kafshët etj. Njeriu mund të shfrytëzoj resurse por nuk është krijuesi dhe pronari i vërtetë i tyre. Me këtë ai ka nën posedim tokë , por nën kufizime si p.sh : mund të posedojë tokë vetëm nëse është pjellore ( kjo vlen për bujkun) ; kur nuk e shfrytëzon ose nuk është pjellore , duhet ta hekë atë tokë nga posedimi.
Pejgamberi a.s. ka paralajmëruar ndërgjegjen njerëzore para Zotit , përderisa ai përgjithmonë është i nënshtruar ndaj Zotit. Me këtë thotë:” Nëse vjen dita e Gjykimit dhe një besimtar ka në dorë një fidan për të mbjell para se të vijë ajo ditë , le ta mbjellë edhe atë fidan.” , duke sugjeruar se edhe atëherë kur njerëzimi është para shkatërrimit , duhet të mbahet zhvillimi i natyrës. Besohet se natyra vetvetiu është e mirë , edhe nëse njeriu asnjëherë s`ka pasur asnjë dobi nga ajo natyrë. Njashtu Pejgamberi a.s. ka urdhëruar besimtarët që të ndajnë resurset tokësore. Ka thënë:” Muslimanët kanë të drejta të njëjta ne tre gjëra: ujin , pasurinë dhe shtëpinë.” Pakësohen mëkatet ose shtohen nëse të eturve për ujë ia ndalojmë ujin.

3. Mbajtja e tokës për ta shfrytëzuar

''Toka është vendi ku më është bërë obligim falja e namazit dhe mjetë i pastërtisë “ (Buhariu, I:331)

Ky hadith i Pejgamberit a.s. thekson dyanshmërinë e tokës jo vetëm si tokë e pastër , por edhe si mjet për të arritur deri tek pastërtia. Kjo dukshmëri është e vërejtur edhe gjatë tejemmumit një larje simbolike me dhe` në mungesë të ujit për abdes.
Pejgamberi a.s. ka theksuar se toka është nën posedim të njerëzve , por njashtu ka aluduar në atë se nuk guxon kjo tokë të shfrytëzohet tejmase sepse edhe ajo ka të drejtat e saja , drunjtë që gjenden në të dhe kafshët e egra që jetojnë në të. Si do t`i mbronte tokën , pyllin dhe botën e egër , Pejgamberi a.s. ka formuar një zonë preventive të njohur si hima ose harem ( ndalesë) , në të cilin resurset duhet të mbikëqyren. Kësi forma ende sot e kësaj dite ekzistojnë: harem zona shpesh caktohet kur ka mungesë të ujit dhe në këtë mënyrë krijohen rezervat e ujit duke u ruajtur disa bunarë dhe burime të ujit për një periudhë të ardhme. Hima janë marrëdhënie në zona malësore , dhe shpesh herë veprohet për ta ruajtur një lloj ose sojë të caktuar të kafshëve të cilët janë të paktë në rruzullin tokësor ose në atë rajon. Pejgamberi a.s. nuk është ndalur vetëm në ligjërimin e asaj se si duhet të shfrytëzohet toka pjellore , por ka theksuar deri tek ithtarët e tij edhe për vlerat që do të lindin nga zhvillimi i kulturave të reja bujqësore në tokën e pashfrytëzuar ; mbjellja e fidanëve të reja , livrimi i tokës dhe ujitja e saj:” Cili e ngjallë një tokë të vdekur , për atë do të shpërblehet.”

4. Mbrojtja e ujit

Në kushtet e pamëshirshme të shkretëtirës në të cilën Pejgamberi a.s. ka jetuar , uji ka qenë sinonim i jetës. Uji , ashtu siç thekson Kur`ani është dhuratë nga Zoti dhe burim i jetës në rruzullin tokësorë:

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?”( Enbija:30)

Kur`ani gjithmonë i përkujton besimtarët se ato janë rojtarët e krijesave të Zotit në rruzullin tokësor dhe ato asnjëherë nuk duhet të llogarisin për dhunti të përhershme në këtë botë:

“A e shihni ujin që po e pini? A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë? Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?”( Vakia: 68-70)

Kursimi i ujit dhe pastrimi i saj për Pejgamberin a.s. ka qenë njëra prej pyetjeve të rëndësishme: e pamë se mbrojtën dhe shfrytëzimin e ujit Pejgamberi a.s. e ka venduar në zonën harem. Por , edhe atëherë kur ka ujë me bollëk , ai ka porositur në kursimin e tij. Me këtë ai ka urdhëruar që besimtarët të marrin abdes në pjesë të caktuara të trupit duke pastruar ka tre herë edhe nëse merr abdes në afërsi të ndonjë lumi.

5. Qëndrimi ndaj kafshëve

"Nëse dikush në të padrejtë e vret një zog , dhe jo diç më të madhe , do të jap llogari para All-llahut xh.sh.”( Hadithi gjendet në përmbledhjen Mishkatul-Mesabih)
Ky hadith përmban në vete një dashuri dhe sinqeritet të madh që ka pasur Pejgamberi a.s. ndaj kafshëve. Ai ka besuar se ashtu si ai që është krijuar dhe është i rëndësishëm edhe krijesat tjera gjegjësisht kafshët duhet të trajtohen në këtë segment. Hadithi përmban shumë urtësi në lidhje me raportet tona ndaj kafshëve. Në veçanti Pejgamberi a.s. i ka kushtuar rëndësi edhe deveve : pasi që edhe ato janë udhëtare me në nëpër beteja të ndryshme.
Pejgamberi a.s. ka treguar dhembshuri edhe për ato kafshë që kemi të drejtë t`i therim. Edhe pse nuk ka qenë vegjetarian , ka qenë përfundimisht i ndjeshëm në lidhje me kafshët , kështu na mëson hadithi. Me këtë ka urdhëruar që të kihet kujdes gjatë therjes së kafshëve dhe ka venduar rregulla dhe kushte se si do të veprohej gjatë therjes , në këtë mënyrë duke mënjanuar sa më shumë rrugët që çojnë deri në dhimbje më të mëdha të kafshëve. Kështu ka theksuar se një kafshë nuk theret para një kafshe tjetër dhe se thikat duhet mprehur jo para syve të kafshëve të cilët duhet therur.

Përktheu e përshtati: Hamdi Nuhiju

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...