Sunday, November 10, 2013

NJIHUNI: Shejh Abdul-Hamid Kishk



Shejhu egjiptian Abdul Hamid Kishk është larguar nga kjo botë me 6 dhjetor të vitit 1996 në moshën e tij 63 vjeçare. Shejhu ka qenë mirë i njohur në mbarë botën përmes hutbeve të tij dhe përmes qëndrimit të tij të qartë kundër padrejtësive që patën kapluar botën islame.


Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

Incizimet audio dhe video të ligjëratave të tij kanë depërtuar në çdo skaj të botës dhe sidomos në ato rrethe ku është folur gjuha arabe, dhe dituria e tij, stili dhe qartësua e shprehjes shumë njerëzve ia ka ndryshuar jetën. Kjo ka mundur të jetë mëshirë nga Allahu, pasi që ai edhe është larguar nga kjo botë në sexhde në ditën e xhuma, duke u falur dhe ndjerë afrimin e Israsë dhe Miraxhit.
Shejhu është i lindur në vitin 1933 në Sibrehiitu, fshat i vogël në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt, në një familje jashtëzakonisht të varfër. Babai i tij ka vdekur para se ai të nis shkollën. Ai ka mësuar në Az`har dhe deri në moshën tetë vjeçare e ka mësuar Kur`anin përmendsh. Në këtë kohë, atë e ka kapluar një sëmundje e cila ia ka marr të pamurit. Megjithatë, në vend se të demoralizohet nga mungesa e të pamurit, përkundrazi ai është inkurajuar që të mësoj ende më shumë.
Ai ka diplomuar në fakultetin Usuli Din në Az`har dhe është caktuar si imam i cili mban hutbe në tërë Egjiptin. Rreth vitit 1964 ai ka marr pozitë në minberin e Xhamisë Ein el Hajat në Kajro për platformën e tij dhe ka filluar që haptas të flas për kushtet shoqërore në Egjipt dhe ndalimin e rilindjes islame. Kjo nuk e ka penguar që të ketë një qasje shpirtërore ndaj jetës, ligjërimi i tij veçse e ka rrumbullakuar atë qasje. Në vitin 1966 ai është burgosur dhe dy vite radhazi i torturuar.
Kur Shejh Kishku është lëshuar në liri në vitin 1968, ai nuk ka lëshuar burgun me kokën e ‘shpërlarë’ ndaj regjimit, por ai është bërë ende më kritik dhe më energjik. Pas kësaj ai është burgosur dhe lëshuar në liri disa herë brenda 10 viteve pas burgimit të tij të parë, ku incizon një numër të madh të audio dhe video kasetave brenda asaj kohe diku rreth 2500. Ligjërimi i tij është bërë aq i famshëm saqë xhamia është detyruar që tri herë të rinovohet për të pranuar mysafir. Në kohën midis 1981 dhe 1982, Shejhu prapë ka qenë i burgosur, mirëpo kësaj here kur është lëshuar iu është ndaluar ligjërimi. Madje edhe kjo pengesë nuk e ka përkulur, përderisa ky njeri pa sy deri në vitin 1996, ka shkruar rreth 115 libra, duke përfshirë edhe tefsirin e Kur`anit.
Ai ka inspiruar qindra mijëra njerëz pas vdekjes së tij përmes dashurisë që kanë ndjerë njerëzit për të. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë atë me Xhennetul Firdeus.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...