Sunday, January 12, 2014

2014-ta a do të përfundoj në Shkup?

Hamdi Nuhiju

Projekti ‘ Shkupi 2014’ është një projekt  i qeverisë së R.M. për ndryshimin e fizionomisë së Shkupit, dhe fshirjen e gjurmëve osmane e shqiptare në atë vend. Me paratë e qytetarëve të këtij vendi, Nikolla Gruevski po tenton që të ndërtoj një fizionomi dhe identitet të ri, duke u bazuar në padrejtësi, gënjeshtra e afera korruptive.

Nëse keni përcjell vazhdimisht hapat e kësaj qeverie, lehtësisht vihet në konstatim se të gjitha sferat e shoqërisë kanë qenë të prekura prej fizionomisë së re, e të gërditshme e cila sot po mbretëron në Shkup (fizionomi kjo ende e papërfunduar).
Qytetarët gënjehen për bume ekonomike nga investime të huaja, prej njerëzve që në vendet e tyre janë të dënuar për afera korruptive, por edhe të përzier në punë të dyshimta. Ndërsa bumi ose ngecja ekonomike vërehet shumë lehtë në përballjen e tyre me kostot e larta të energjisë elektrike, të taksës radiodifuzive të detyrueshme, ku ndodh që në një shtëpi të vijnë ka tri fatura, të nivelit të lartë të papunësisë, të rritjes së shkallës së korrupsionit, edhe pse në media paraqitet se gjithçka është në rregull.
Miliarderi indian Subrata Roj, por edhe biznesmeni grek pronar tashmë i tokës së shitur të Burmalies, në vendet e tyre janë të dënuar dhe të njohur si mashtrues. Ndërsa tek ne, reklamohen si apostujt e Krishtit që kanë ardhur t`ia shpëtojnë shpirtin Nikolla Gruevskit.
Në shumë media botërore projekti ‘ Shkupi 2014’ është paraqitur si një projekt tragjik-komik, ku flet për një qeveri populiste e cila ka ngatërruar seriozisht vlerat prej anti-vlerave në të gjitha sferat e shoqërisë. Përveç ngufatjes së hapësirës së vogël me idhuj të panumërt e të dyshimtë që gjenden në të, edhe harxhimi i këtillë në përmendore në një kohë kur Evropa po kursen për të pasur një jetë sociale më të paqtë, duket shumë qesharak.
Përmbajtja e ‘ Shkupit-2014’ është me shumë përmendore të dyshimta, ndërsa arsyetimi i Gruevskit është dalja prej qirasë në objekte origjinale kapitale. Mirëpo, përmendorja e Car Dushanit e cila irritoi e preku shqiptarët e Maqedonisë nuk ka asgjë të përbashkët me daljen prej qirasë, po as me historinë e Maqedonisë. Njashtu edhe prezantimi i tri figurave shqiptare të krishtera është një finese politike nga ana e kësaj qeverie ortodokse, përsëri për të mashtruar shqiptarët e Maqedonisë që janë me shumicë mysliman.
Përmes ‘ Shkupit-2014’ shqiptarët e kuptuan se nuk mund të krenohen me  mahnitjen e tyre të mëparshme rreth ‘ kombit shtet formues’. Një kohë mbisundonte logjika se maqedonasit nuk mund të bëjnë asgjë pa ne, sepse ne jemi më shumë se ata, ne jemi më engjëllor se ata, ne i fituam në luftë do t`i mundim edhe në politikë.
Të gjitha këto konstatime që janë bërë dikur dhe që bëhen edhe tani e do të bëhen edhe në të ardhmen mund të kanë të vërtetë, nëse vërtet ne do të dëshmonim me punën tonë dhe vendosjen për çështje të rëndësishme politike se jemi faktor në këtë vend.
Putat u ndërtuan në Shkup, njëjtë si rreth Qabesë në kohën e idhujtarisë arabe. Fatkeqësisht ende nuk ka lindur një Ibrahim për t`i thyer të njëjtit.
2014-ta nuk ka nis në Shkup dhe nuk përfundon në Shkup. Mjafton të besojmë në thënien e Henry David Thoreau : “Qeveri e mirë është ajo që qeveris më pak.”


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...