Thursday, January 23, 2014

Kush po do të shkatërroj ‘ Postat e Maqedonisë’?



Hamdi Nuhiju

Maqedonia është shndërruar në një shtet me standarde të shumëfishta. Ndodhin disa ndryshime pozitive në disa sfera të shoqërisë, ndërsa disa sfera tjera të shoqërisë mbyten nga zifti i mendësisë arkaike.
Orientimi i qeverisë së R.M. është drejtë ndryshimit pozitiv të administratës dhe sektorëve publik, të cilat ndër vite kanë pasur një qasje negative në raport me qytetarët e Maqedonisë.
Të gjithë e mbajmë mend trajtimin e bërë nëpër sportele të ndryshme të firmave publike të Maqedonisë, ndaj shqiptarëve, po edhe ndaj të tjerëve që nuk kanë qenë pjesë e qeverisë. Me ndryshimet e reja, kjo qasje dhe kjo fryme ligjërisht është rregulluar për të mirën e vet shtetit. Shërbimet cilësore ose sjellja e mirë e administratorëve është në dobi të vet shtetit, po pse jo edhe të qytetarëve të Maqedonisë.
Qytetarët e këtij vendi kur drejtohen kah sportelet, ato padyshim paguajnë për shërbimet që marrin dhe në këtë mënyrë mbushet buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Edhe pse këto ndryshime dukshëm shihen nëpër shumë firma publike, me disa përjashtime, tek ‘ Postat e Maqedonisë’, vitet e fundit po ndodhin skandale të njëpasnjëshme. Kjo firmë publike e udhëhequr prej partisë shqiptare në pushtet, gjendet para sfidave të mëdha organizative e ekzistenciale.
Gati shumica e qytetarëve të Maqedonisë shikojnë alternativa dhe nuk duan që të torturohen në sportelet e kësaj firme. Mosfunksionimi i brendshëm reflekton padyshim drejtpërdrejt te qytetarët e Maqedonisë. Jam i prirur të besoj se ky kaos është i krijuar prej partisë maqedonase në pushtet, qëllimisht për të etiketuar dhe sulmuar shqiptarët si popull jo organizativ dhe pa perspektiv në një shoqëri multietnike.
Para pak kohësh një punëtor brenda kësaj firme kishte vjedhur një shumë të madhe parash. Ky lajm bëri bujë të madhe në mediat e Maqedonisë.
Një kohë tjetër, një punonjës i lartë i kësaj firme në Bitolë ose Manastir, kishte krijuar një kaos në publik me veturën e tij. Tash së fundmi është djegur një pjesë e postës së Maqedonisë në Shkup, ku për shkaqet e djegies ekzistojnë interpretime dhe të vërteta të ndryshme.
Po ashtu ‘ Postat e Maqedonisë’ u akuzuan edhe për pullat postare për lojën shpërblyese të Qeverisë së R.M., rreth tubimit të letrave fiskale.
Skandalet e njëpasnjëshme të nxjerra në shesh vetëm tek kjo firmë publike na japin hapësirë dyshimi tek pjesa maqedonase e udhëheqjes së këtij shteti për skenar të menduar dhe përgatitur mirë.
Mendoj se partia shqiptare në pushtet duhet që të ndryshoj qasjen ndaj kësaj firme duke punuar drejtë funksionalizimit të saj organizativ. Shqiptarët edhe pse nga kulaçi politik kanë pjesë shumë të vogël, bile atë pjesë ta perfeksionojnë dhe ta ruajnë e zhvillojnë.
Pejgamberi Muhamed na mëson se gjërat më të mira janë ato që janë të vogla e të vazhdueshme dhe që kryhen në mënyrë perfeksionuese.
Blaise Pascal e ka një thënie mahnitëse që i përshtatet çdo partie politike qoftë ajo në pozitë qoftë në opozitë:” A dëshironi që njerëzit të mendojnë mirë për ju? Mos flisni mirë për veten tuaj.”
Mos flisni mirë për veten tuaj, mirëpo mos toleroni dikush të krijoj kaos në punët që ju keni marr përgjegjësi për t`i kryer.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...