Tuesday, January 7, 2014

Refleksione nga Mesnevi-3



Hamdi Nuhiju

“ O ashik, ashku i dha shpirt malit Sina,
Mali u deh, Musai u përhumb e ra!”


- Gjuha nuk është gjuhë po s`u mbyll me ashkun. Ajo duhet nxjerr në shesh fjalët e zemrës. E zemra, e cila është boshatisur, e vetmuar, e alivanosur, nuk di gjuhë tjetër përveç lëngimit. Kjo zemër pa shpirt dhe kjo gjuhë pa teh është si egoisti në fillim të rrugës e që mbipeshën e malit Sina e bënë shkrumb e hi. Disa njerëz egërsohen nga ashku, ngaqë kanë frikë. Ata duken si të humbur e hutuar, ndërsa në të vërtetë janë duke reflektuar realitetin e tyre të brendshëm. Ashku i dha shpirt edhe malit Sina, pse jo edhe mali i brengave t`ua të fitoj një shpirt? Ndoshta do të ishte mirë ta ndryshoje kahen ose rrugën prej brengës e drejt lumturisë.
- E kush nuk dehet nga ashku? As Musai a.s. nuk ishte imun ndaj tij. Ashku nuk është e keqja e as e urryera. Të urryera janë mendjet, trupat, shpirtrat e fytyrat e njollosura nga harami.

“ I puqur buzë më buzë me shokun tim,
Si neji do t`i thoja fjalët e shpirtit tim”

- Jeta vet është e urryer sipas haditheve të Pejgamberit alejhi selam. Njeriu duhet që të përzihet me njerëzit, t`i kuptoj ato, t`ia heq brengat  nëse ka mundësi, ose po nuk pati mundësi së paku mos t`i bëhet brengë. Edhe shoku, edhe vetvetja janë dy kategori shpirtërore. Shpirtërore është gjithçka që lidhet me ashkun.
Fjalët janë produkti kryesor i lëmoshës. Edhe buzëqeshja është lëmoshë, ndërsa urrejtja lidhet edhe me veprimin. Fjalë pak dhe fjalë ëmbël janë të dashuruarit pas rrugës Hyjnore. Ata kujdesen për të mos lënduar të tjerët, si dhe me fjalë e vepra shprehin dashurinë e tyre. I dashuri i Allahut, Pejgamberi Muhammed alejhi selam, ky pishtar ndriçues, na mësonte për dashurinë. ‘ Shprehja dashurinë atij që e do’, a nuk ishin këto fjalë shërim të nxjerra nga mjeku i zemrave?

“ I ndari nga shoku që flet të njëjtën gjuhë,
Sado gjuhë të dijë, mbetet i pagojë!”

- Ndarja është botë e ç`ekuilibruar. Hallalli më i urryer tek Zoti është ndarja. Edhe hallall edhe i urryer. Edhe i lejuar edhe i ndaluar. Edhe mundet edhe nuk mundet. Kjo botë nuk është një ngjyrëshe. Realiteti në të, nuk shikohet vetëm në njërën anë. Interpretimet për të, nuk mund të janë të sakta vetëm nga njëra palë. Njerëzit në të, nuk mund gjithmonë të kanë të drejtë, po ama edhe nuk mund gjithmonë të janë gabim. Këtu ndërhynë ashku, që bën lidhjen midis botëve duke mos lejuar ç`këputjen.


“ Trëndafili thau, kopshtet mbetën shkretë,
Bilbili heshti, rënkimin e la, sa keq!”

- Trëndafili i pa ujitur thahet. Kopshtet nuk mund të lulëzojnë pa mbretin e luleve. Në rrethana të këtilla bilbili hesht, nuk mund të rënkoj e as të këndoj. Ka dal në shesh urrejtja, hallalli më i urryer.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...