Sunday, January 5, 2014

T`i thyejmë mitet ( Gylen vs. Erdogan)



Hamdi Nuhiju

Përplasja midis lëvizjes Gulen dhe qeverisë së Erdoganit është interpretuar në mënyra të ndryshme. Zakonisht interpretimet logjike dhe objektive janë kuptuar si anime, ndërsa vet komentet e disa individëve dhe grupeve të caktuara kanë qenë anim.

Njeriu objektiv nuk guxon që të kapet pas blasfemisë dhe ofendimit. Ai në mënyrë reale duhet që ta shikoj situatën e krijuar në Turqi. Nëse është në interes të Islamit dhe myslimanëve rrëzimi i Rexhep Tajip Erdoganit, atëherë ajo gjë do të shihej prej brenda Turqisë dhe do të ndodhte pa  nxitur debate. Por, nga përvoja e di, se e gjithë bota islame ka frymuar lirshëm duke treguar identitetin islam, pas ardhjes në pushtet të Erdoganit.
Mjafton që të hulumtohen gazetat shqiptare e maqedonase të Maqedonisë në epokën para dhe pas Erdoganit, e secili njeri me mend do të shoh dallimin. Njerëzit ishin të lirshëm në shprehjen e identitetit të tyre islam, ishin të lirshëm në kërkesat e tyre fetare, ishin të lirshëm në qasjen e tyre produktive drejt një botëkuptimi më demokratik. Ndërsa, periudha para Erdoganit, ishte periudhë me gazeta e media të errëta dhe të mbyllura për zërin e myslimanëve.
Epoka e Erdoganit nxori në shesh dinjitetin e myslimanëve dhe nuk kërkoi që ai dinjitet të fshihet, e të lyhet me makijazh laik. Paramendoni sikur të jetonim me një lider tjetër në këtë kohë krize ekonomike, ku njerëzit do të kishin frikë të shprehnin dhe të përcaktoheshin edhe për identitetin e tyre? Përgjigja do të ishte: asimilim i identitetit mysliman.
E fshehta, ose e padukshmja tek njerëzit, zakonisht krijon dyshime, ndërsa fetarisht e dimë se dyshimet janë arma më e fuqishme e djallit. Identitetet me pikëpyetje të shumta mbi to, si kush janë ato, çka përfaqësojnë, si veprojnë, kanë i kanë miq dhe kanë i kanë armiq, ujin e turbullt e turbullojnë ende më shumë.
Nuk mund të kuptoj si mund të jemi të ashpër ndaj myslimanëve dhe të mëshirshëm ndaj armiqve? Islami nuk i urdhëron besimtarët që të janë të ashpër ndaj njëri-tjetrit dhe të mëshirshëm e të butë ndaj armiqve. Kjo filozofi nuk mund të ketë të përbashkët me Islamin. Mund të jetë krijesë e një koke gjeniale njerëzore me aftësi mendore njerëzore, por nuk mund të jetë krijesë e thellë dhe strategjike që është në përputhje me interesat e Islamit dhe myslimanëve.
Temë e debatit Gulen vs. Erdogan nuk duhet të janë këto dy protagonist kryesor, por disa komentues që anojnë qorrazi në rrugën e interpretimeve vetjake.
Do t`i përmend disa cikërrima të vogla:
1. Teknologjia paska nxjerr ‘analist’ që flasin kundër  dijetarit Gulen. Ky paragjykim ose interpretim i gabuar dhe me ofendim, nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet islame. Teknologjia ishte ajo e cila e shpalli Gulenin në vitin 2008 si personalitet të vitit. E dimë fortë mirë se sa propagandë teknologjike është bërë për të votuar për personalitet të vitit për Fetyllah Gulen. Në mesin e tyre që ka votuar kam qenë edhe unë në vitin 2008. Si është e mundur që teknologjia në atë kohë të dinte të dallonte vlerat e vërteta dhe të përcaktohej drejt, ndërsa sot ku është në pyetje nxjerrja në shesh e një kurthi ndaj myslimanëve, po prodhon ‘analist’?
2. Anim kah më i forti. Edhe ky paragjykim është i gabuar. Në rastin konkret më i forti është dijetari Fetyllah Gulen dhe jo Rexhep Tajip Erdogan. Së paku në librat e Gulenit njeriu e mëson se pushteti i nënshtrohet dijes dhe dijetarët janë përmbi pushtetin e jo e kundërta. Njerëzit kur përcaktohen për Rexhep Tajip Erdoganin, ose ky i fundit është pushtetar i drejtë, ose ai i pari, pra Fetyllah Gulen nuk është shumë i sinqertë ashtu si ‘duket’.
3. Ka shkruar mbi 70 libra, është i paprekshëm. D.m.th është shenjtor. Deri tani askush nuk ka mohuar dijen e Gulenit dhe sipas parimeve islame asnjë njeri nuk është i paprekshëm. Islami erdhi në këtë botë për t`i thyer mitet dhe kur përmendi mësimet islame, i përmendi ato të mësuara nga librat e Gulenit. Ndërsa kur dikush krijon mit, atëherë sipas librave të Fetyllah Gulenit bie ndesh me parimet islame.
Nuk e kam pasur në plan të shkruaj dhe të ‘anoj’ edhe unë në këtë temë. Por në këtë pikë më nxitën disa gulenist pa nevojë.



No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...