Hamdi Nuhiju
Në zgjedhjet e
parakohshme parlamentare, tri partitë shqiptare humbën deputetët e diasporës
nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Çka është më interesantja se e njëjta
parti politike maqedonase, i mundi partitë politike shqiptare edhe në Prishtinë
e Tiranë, dy kryeqendrat shqiptare.
Gjëra të ditura ,
por të habitshme ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Bashkimi
Demokratik për Integrim nuk po i njeh deputetët e diasporës dhe tek Këshilli
Shtetëror i Zgjedhjeve, paraqiti ankesat e saja.
Shqiptarët e
këtyre kohëve po përballemi me disa falsifikime të tmerrshme, të cilat me
kalimin e kohës e gjithë bota do të na llogaris për budallenj nëse i paraqesim
si falsifikime. Shumë çështje shqiptare në Ballkan kanë ngel çështje të
pazgjidhura në këtë formë. Politika djallëzore sllave në mënyrë të programuar
po punon drejtë venitjes së identitetit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe
jashtë saj.
Këto zgjedhje,
sidomos në diasporës, reflektuan edhe për një mori çështjesh tjera me karakter
falsifikimi. Në këtë mënyrë maqedonasit po duan të tregojnë para botës se ata
janë shumicë në Maqedoni, ndërsa shqiptarët edhe përkundër diasporës së madhe që
kanë, thjeshtë janë 25 përqindëshi i popullsisë së përgjithshme.
Në këtë formë të
qasjes së politikës maqedonase ndaj diasporës, i bie që Kërcova të mos jetë
qendër shqiptare, por pazar politik ndaj partisë shqiptare në pushtet. Kërcova
u rikthye tek shqiptarët me votat e mërgatës shqiptare në Amerikë, Australi e
Evropë. Kur votat e diasporës ishin kyçe për fitoren e zgjedhjeve lokale në Kërçovë,
si mund të mos janë kyçe edhe për fitoren e tri deputetëve të diasporës?
Diaspora
legjitimoi qasjen negative të pushtetit të Gruevskit ndaj mërgimtarëve tanë.
Shumë statistika tregojnë se diaspora shqiptare është një burim i madh i të
ardhurave për Maqedoninë. Po të hiqej edhe ky burim, Maqedonia do të zbrazej tërësisht
prej shqiptarëve dhe do të detyrohej të kërkonte ripopullimin e vendit me
njerëz tjerë.
Mendoj se
shqiptarët nuk duhet ta tolerojmë këtë falsifikim i cili me kalimin e viteve
shndërrohet në falsifikim historik në dëm të shqiptarëve dhe në dobi të armiqve
të shqiptarëve. E kuptojë se shumë parti politike bëjnë pazare politike, por me
ardhmërinë e popullit shqiptarë nuk bëhet pazar. Ajo ardhmëri duhet ruajtur dhe
kultivuar në mënyrën sa më origjinale, pa ndërhyrjen e forcave të errëta që dëshirojnë
ta devijojnë.
Tri deputetët e
diasporës janë çështje jetike për çdo politikan shqiptarë që merret dhe
dëshiron të merret me politikë. Ata nuk guxojnë të lëshojnë pe në këtë pikë për
çfarëdo çmimi qoftë.
Tash ngelet që të
pengohen proceset politike në vend duke mos njohur zgjedhjet parlamentare
sidomos ato në diasporë. Edhe pse vet fillimi i këtyre zgjedhjeve ishte me
ngërçe ose paralajmërim për ngërçe. Tashmë BDI-ja nuk duhet ta njoh presidentin
e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe të mbaj premtimet drejtë injorimit të tij.
Ndërsa, VMRO-DPMNE, nuk arriti që të marr 62 deputet për të mos u kushtëzuar
nga partitë politike shqiptare. Opozita duhet që ta luaj rrolin e opozitës duke
bërë zhurmë e duke mos u përzier në pazare politike që do ta sillnin në vend të
njëjtën.
Latinët e kanë
një shprehje të famshme ‘ Fer aut feri: ne feriaris feri!’ që në shqip do të
thotë:’ Duro ose sill: mësho që të mos mëshojnë!”.
Midis durimit dhe
sulmit ekziston populli. Populli e tha fjalën e tij duke i dhënë legjitimitet
partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Në këtë mënyrë, ky legjitimitet duhet
përdorur në realizimin e synimeve të popullit. Po ashtu edhe legjitimiteti i
dhënë ndaj partisë PDSH dhe RDK, duhet përdorur në vijën e njëjtë si ajo e
dhënë ndaj BDI-së. Në asnjë vijë nuk duhet të ndryshoj qasja e legjitimitetit
ndaj popullit.
Po popull është
edhe diaspora shqiptare e cila është regjistruar për të votuar, por është
penguar nga ana e maqedonasve. Në këtë mënyrë iu është thyer e drejta
elementare e votimit. Shqiptarët e diasporës kanë ngel pa të drejtat e tyre
politike, por kanë vetëm një mundësi të mbushjes së buxhetit të Maqedoni.
Partitë politike
shqiptare që fituan deputet në parlamentin e Maqedonisë, mendoj se është koha
që të krijojnë një front të përbashkët për diasporën, front ky i cili do të
bojkotonte mbushjen e buxhetit të Maqedonisë. Edhe pse dikujt kjo gjë i duket
thikë me dy tehe, por mësimet politike janë të rënda.
No comments:
Post a Comment