Friday, May 9, 2014

Padi të shkruara



Qytetarët e Perandorisë Romake e kanë pasur si traditë që padrejtësitë që iu janë bërë t`i shkruajnë. Ato padi i kanë shkruar në një pllakë të hollë, të cilën pllakë e kanë shpuar në thonj ose e kanë lidhur në bunarë ose edhe e kanë groposur në varr.
Para disa kohësh është zbuluar një pllakë e tillë e hollë, e vjetër 1600 vite që dëshmon për dëshirën e një veterinari me emrin Porcello për t`u ndriçuar çështja e tij.
Qytetarët romak të thjeshtë kanë shënuar edhe padrejtësitë më të vogla. Hulumtuesit kanë gjetur përmbi 1500 pllaka me mallkime, prej të cilave 130 janë gjetur në Aquae Sulis (Bathu i sotëm në Angli). Në to kërkohet hakmarrje të vendosura në këpucë dhe mjete tjera të vjedhura përderisa udhëheqësit e tyre kanë qenë në luftë. Disa prej tyre janë të nënshkruara. Në disa prej tyre është i theksuar dhunuesi. Në shumicën prej tyre kërkohet të dyshohet në hyjnoren si shkaktues i problemeve të njerëzve. Pse paditë e këtilla janë me rëndësi?
“ Ato dëshmojnë rreth asaj se si janë maltretuar njerëzit e thjeshtë”, thotë Celia Sanchez Natalias.

Përktheu e përshtati nga kroatishtja: Hamdi Nuhiju
Burimi: National Geographic Kroacia, Travanj 2013, nr. 4, f.17

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...