Hamdi Nuhiju
E hënë,
30.06.2014, Kumanovë
Është e lehtë të flasësh për ditën
në mos prezencën e natës. Sekondat ndoshta ecin më shpejtë. Trokitjet e zemrës tregojnë
për kahen që duhet të marrim në momente gëzimi e dëshpërimi. Ende më e lehtë
mund të duket nata, pa ekzistencën e ditës.
Por kuptim nuk do të ketë. E ndarë
nuk është. E bukur pa prezencën e ditës nuk mund të jetë. E qetë pa mendimin për
ditën.
Zemrat rrahin, e lutjet pëshpëriten
së bashku me shpirtin, natën. Shpirti troket në qiellin e shtatë, duke kërkuar mëshirën
për të dhe gjitha shpirtrat tjerë. Nuk ka shpirt egoist në këtë botë. Egoist është
njeriu i cili merr karakteristikat e të mallkuarit.
Besimtarët në Ramazan janë të
renditur sikur hallka. Ata e kapin derën e pendesës dhe e përdorin si çelës për
derën e agjëruesve në Xhennet. Po ka prej besimtarëve që ketë pozitë nuk e kuptojnë
kështu. Ata ende gjenden në amullinë e kësaj bote, duke mos njohur ekzistencën e
botës tjetër. Kur përmendi mosnjohjen, e kam fjalën për mosnjohjen shpirtërore,
sepse për fizike, dihet botërisht se nuk mund ta njohim. Botën fizike, ndoshta
nuk e njohim mirë edhe në këtë botë. Ende ka gjëra që njeriu duhet t`i zbuloj. Ato
ekzistojnë, por janë të pazbuluara për njeriun. Edhe pendesa është zbulim i zemrës
së sinqertë për në rrugën e të Vërtetës.
Garimi është cilësi e popujve të mëdhenj.
Përmes tij dali në shesh dobësitë, mangësitë, por edhe anët pozitive. Ajo nuk
mund të jetë asnjëherë shkatërrim. Ndërsa filozofia e emërtimeve mund të përdoret
si pretekst për të çrregulluar në këtë botë.
Kamatën e emërtojnë si interes,
ose dobi. Alkoolin e emërtojnë si pije dehëse ose për të rritur. Lakuriqësinë e
emërtojnë si modë e art. Çrregullimin e emërtojnë si rregullim. Filmat e fëlliqur
i emërtojnë si filma për të rritur. Homoseksualizmin e emërtojnë si e drejtë e
jo si sëmundje.
Njerëzit që jetojnë vetëm për
vete, i kap pluhuri i harresës dhe mallkimit. Ata jetojnë dhe vdesin të vegjël.
Ti sillesh ndaj tyre në mënyrën më të mirë, ndërsa ata gjithmonë mendojnë se si
të mashtrojnë ty. Të quajnë naiv edhe pse ti je i sinqertë. Të quajnë budalla,
edhe pse t`i vetëm rrugën ia lëshon. Të quajnë të prapambetur, edhe pse t`i ke
vendosur që t`i respektosh rregullat e fesë tënde.
Copëzat e sekondës dëshmojnë kundër
ose për ty, nëse je ashtu si dukesh, ose bëhesh ashtu si nuk dukesh. Njerëzit e
mëdhenj e respektojnë kohën , prandaj edhe kanë arritur në piedestalet më të
larta të historisë njerëzore. Ata për asnjë moment nuk mund t`i gjesh të dëshpëruar
ose pesimist, pasi që nuk kanë kohë për t`u dëshpëruar ose për t`u lëshuar në
kthetrat e pesimizmit.
Historitë e bukura duhet të përsëriten
gjithmonë, jo vetëm gjatë muajit Ramazan. Edhe jashtë këtij muaji, ato histori
duhet që të janë si shembull për ecjen përpara. Ka histori bujarie nga myslimanët
të cilët bujarinë e nxjerrin në shesh vetëm në Ramazan. Ndërsa bujaria është një
cilësi e cila ka nevojë të dale në pah edhe jashtë këtij muaji madhështor.
Dita, nata, copëzat e sekondës,
koha, pendesa, garimi, bujaria, sinqeriteti, të gjitha këto mblidhen në zemrën e
besimtarit dhe nga ai shndërrojnë një njeri me vizion botëror.
No comments:
Post a Comment