Hamdi Nuhiju
E martë,
01.07.2014, Kumanovë
Meditimi në univers është një
lloj adhurimi universal i shpirtit të njeriut. Njeriu detyrohet që të mendoj
dhe meditoj rreth krijesave të Zotit, duke nxjerr mësime që janë të dobishme për
të dhe tërë shoqërinë në tërësi.
Ai nuk duhet ta mënjanoj këtë sferë të
adhurimit. As që guxon të mendoj se mund të kapërceje lehtë pa kapërcyer në
pragun e meditimit.
Secili njeri që është larguar nga
rruga e meditimit dhe frymëzimit shpirtëror , është kapur pas devijimit. Devijimi
është e kundërta e udhëzimit. Ndërsa udhëzimi dhe meditimi janë vëllezër.
Ramazani është një shans i mirë
meditimi. Të shikosh popuj të ndryshëm të botës, raca të ndryshme të botës,
ambiente të ndryshme gjeografike, gjuhë e kultura të ndryshme që ndjekin ritmin
e njëjtë të këtij muaji. Këtë muaj e kanë shndërruar në navigator që ia vizaton
rrugën deri në Xhennet. Në fund të fundit, takimi i fundit i besimtarëve është
Xhenneti ( dashtë Zoti).
Allahu e urdhëron robin e tij të
meditoj. T`i duhet ta kthesh gishtin edhe kah vetvetja dhe të mendosh rreth
krijimit. Në çfarë forme e pozite të ka krijuar Allahu? Si erdhe në këtë botë?
Nga çka u shndërrove në njeri?
Këto pyetje nuk janë pa përgjigje
edhe pse bota bashkëkohore e përparuar ende nuk i ka të qarta përgjigjet e këtyre
pyetjeve. Ata bëjnë hulumtime e supozime të ndryshme dhe mbi baza të atyre
supozimeve edhe ngrinin qëndrimet e tyre. Shpesh herë përmes atyre qëndrimeve tregojnë
se sa qesharak e komik janë.
Meditimi është sfidë e zemrës. Përmes
saj njeriu e ngjallë zemrën dhe e lidh me Allahun e Madhërishëm. Zemra fillon të
rrah e të trokas në qiejt e botës shpirtërore duke kërkuar strehë tek dyert e
pendimit.
Për të qenë gjallë dhe i përgatitur
para secilës situatë, duhet që në mënyrë të gjallë të qëndrosh afër
meditimit. Sfidat dinë ta rëndojnë jetën
e njeriut. Por, Allahu nuk e sprovon robin e tij përtej mundësisë së robit për
ta bartur sprovën.
Popujt sprovohen vetëm me aq sa
munden me bartë. Nëse mundemi me bart robërinë me shekuj, me shekuj do të robërohemi
dhe nuk do të kemi mundësi të ndezim kandilat e lirisë. Nëse mundemi ta durojmë
padrejtësinë që na bëjnë të tjerët, e durojmë, e mbyllim gojën dhe asnjë hap
nuk bëjmë drejtë ndryshimit të gjendjes tonë për të mirë. Këtu nuk na ka faj
Zoti, por vet qasja jonë ndaj problemit. Në momentin kur ne i themi stop
problemeve të kësaj natyre, menjëherë do ta kemi ndihmën e Zotit deri në daljen
në dritë.
Muaji Ramazan është muaj i shpresës
dhe rikthimit në vetvete për të gjithë njerëzit, po edhe popujt e botës. Përderisa
besimtarët e njohin veten, i kthehen esencës së tyre dhe prej saj nisin që të veprojnë
edhe në sfera tjera të shoqërisë, atëherë shumë çështje të pazgjidhura do të
zgjidheshin me lehtësi. Nuk do të kishte mundësi më askush të luaj me ndjenjat
e miliarda popujve mysliman.
No comments:
Post a Comment