Hamdi Nuhiju
E mërkurë,
02.07.2014, Kumanovë
Shpesh herë ndalem dhe kujtoj rreth
problemeve që kanë popuj e shtete të ndryshme. Kalojnë vite e dekada të tëra,
problemet e tyre nuk zgjidhen.
Vjen një moment kur patjetër duhet të heqësh
dore prej diçkaje të drejtë, tënden, për të zgjidhur një problem ose për të
realizuar një ëndërr.
Shumë shtete në botë kanë probleme
ndërmjet veti. Kroacia kishte problem me Slloveninë, Maqedonia ka problem me
Greqinë, vet Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës është ndërtuar si shtet mbi
baza të problemeve. Pastaj edhe në vet këto shtete e shtete tjera që si përmenda
ke probleme të brendshme, të pazgjidhura që në bazë të disa rregullave të
shkruara ose pashkruara nuk mund të zgjidhen. Qëllimisht ruhet kjo pozitë e
pazgjidhur për t`u ushqyer ujku i madh. Qëllimisht nuk mund të zgjidhen kryetar
të ndryshëm, për të mos qenë funksionale shtetet e tyre. Dhe vëmendja e
lexuesit bie menjëherë në kundërshtim me titullin ‘ Ditar Ramazani’.
Mendoj se e dhunojmë mendjen nëse
mendojmë se besimtari nuk guxon të mendoj rreth problemeve të ndryshme të
shteteve të ndryshme në botë dhe zgjidhjen që jep Islami ose sheriati për këto
gjëra. Ky ligj nuk është utopi ose i pamundshëm në vetvete përderisa ka qenë
funksional me shekuj të tërë në të katër anët e globit.
Është bërë bozë e folura rreth
sheriatit, pa mos ndjerë praninë e saj në jetën tonë të përditshme. Dikujt i
duket mision i pamundshëm, ndërsa realisht ai është prezent në jetën tonë. Definicion
më i mundshëm i sheriatit është zgjidhja e problemeve të ndryshme në rruzullin tokësor
pa mos cenuar të drejtën e asnjërit dhe duke mos u bazuar në ligjin e më të
fortit.
Sot, fatkeqësisht të gjitha
problemet po rrjedhin prej ligjit të më të fortit ose të peshkut të madh që po
ha peshkun e vogël. I forti e bën ligjin, kështu thanë njerëzit e kësaj kohe. Ndërsa
njerëzit e kohëve të kaluara thoshin se i urti e bën ligjin.
Forca vendos rend e rregull në
botë, ndërsa ligji duhet të jetë drejtësia universale midis njerëzve dhe
popujve të ndryshëm.
Njerëzit e kufizojnë veten dhe
konceptet e ndryshme vetëm për një kohë të caktuar. Si për shembull, koncepti i
bujarisë, nuk ka kuptim vetëm gjatë muajit Ramazan. Ai koncept duhet të jetë
prezent në jetën e besimtarit edhe pas këtij muaji dhe deri në përfundim të jetës.
Myslimanët obligohen që t`i ndihmojnë të varfrit dhe të kujdesen për drejtësinë
sociale në rrethet ku jetojnë.
Ka detyra ose kushte fetare të
vendosura për myslimanin e që kanë të bëjnë drejt për drejtë me drejtësinë
sociale. Zekati, sadakatul fitri, therja e kurbanit, sadakatë e ndryshme janë vetëm
një pjesë e këtij sistemi të drejtësisë sociale.
Paramendo të liheshin në harresë
jetimët, ose fëmijët pa prindër edhe prej besimtarëve, si do të dukeshin
problemet, të zgjidhura ose të pazgjidhura? Është njëjtë sikur me problemet midis
shteteve.
Ligji i më i fortit vendos mbi më
të dobëtin dhe mundohet të zhduk kategorinë e jetimëve nga faqja e dheut. Ndërsa
sistemi i drejtësisë, rregullon raportet njerëzore dhe kujdeset për kategorinë e
jetimëve, rregullon raportet familjare për të mos u shtuar kjo kategori dhe qetëson
zemrat e njerëzve të ndryshëm.
Drejtësia është qetësi, ndërsa padrejtësia
gjithmonë zhgënjim.
No comments:
Post a Comment