Hamdi Nuhiju
E enjte,
03.07.2014, Kumanovë
Hilafeti është synim i myslimanëve
në tërësi, e jo i një grupi të caktuar. Për të punojnë myslimanët ditë e natë në
forma e mënyra të ndryshme. Xhihadin e përcakton hilafeti, e jo xhihadi
hilafetin.
Xhihadin e shpall hilafeti në krye me halifen, kur ka nevojë për t`u
shpallur, e jo grupet e caktuara në emër të xhihadit të shpallin Hilafetin.
Hilafeti është një perandori
islame, e cila vjen në skenë në mënyrë evolutive e jo revolucionare. Për këtë
gjë na mëson shumë bukur historia e Pejgamberit Muhammed alejhi selam me shpërnguljen
e tij në Medine. Ne nuk mund të nxjerrim në pah hilafetin, nëse fillimisht atë
nuk e ndërtojmë në zemrat dhe shtëpitë tona. Në lidhje me këtë gjë, gjenden
shumë sqarime tek librat e prof. Sejjid Kutub r.a.
Njerëzit që punojnë për hilafetin
më së shumti në kohët moderne, janë gratë tona që bëjnë çmos që lindjet e fëmijëve
të tyre të mos i bëjnë tek mjekët meshkuj. Ata duke u kujdesur për
institucionin e familjes qysh prej fillimit dhe me përkrahjen e burrave,
kujdesen me vetëdije ose pa vetëdije edhe për ndërtimin e vet hilafetit.
Duke qëndruar të forta në rrugëtimin
e tyre të gjatë për rritjen e fëmijëve në Islam, ata na sqarojnë rrugën nëpër të
cilën duhet të kapërcej ummeti drejtë ndërtimit të hilafetit.
Dertin për hilafetin duhet ta mbajmë
si dertin për edukimin e fëmijëve. Gjumi nuk na nxënë kur e shohim se fëmijën e
kemi të sëmurë. Bëjmë çmos për t`ia zgjidhur problemet e tyre. Po arma më e
fuqishme për të gjitha çështjet në këtë botë është puna, dituria, besimi dhe vetëdijesimi.
Ne nuk mund të flasim për
hilafet, kur nuk kujdesemi për familjet tona ashtu si duhet. Nuk mund të flasim
për hilafet, kur ofendojmë dhe nënçmojmë secilin person i cili nuk mendon si
ne. Atëherë njerëzit shumë lehtë mund të dyshojnë në ne, se a po punojmë për ndërtimin
e hilafetit, apo për mos kthimin e tij asnjëherë.
Jetojmë në një kohë trazirash ku është
bërë e vështirë të dallohet e bardha nga e zeza. Sulmet po vijnë prej anëve të
ndryshme, po edhe nga vet radhët e myslimanëve. Kur flasim për sulmet, nuk i mendojmë
vetëm ushtritë, luftën.
Ushtria, lufta është fjala e
fundit ose thënë ndryshe, vrima e fundit e kavallit. Para saj ka shumë gjëra
tjera të cilat nuk e lënë rehat, pasurinë, trupin, jetën, shpirtin, mendjen, e zemrën
e besimtarit.
Normal edhe mbrojtja e besimtarit
duhet që të bëhet në të njëjtën formë ose në ndonjë formë ende më të mirë. Nuk mund
ta quajmë mbrojtje, një diçka që në gjithçka ngjan pos në mbrojtje.
Mbrojtja nuk është shkatërrim,
zhdukje, sharje ose arsyetim i epsheve. Njerëzit të cilët arsyetojnë epshet e
tyre, ose e shfrytëzojnë rastin për t`i nxjerr në pah dëshirat e tyre epsharake
janë dëmtuesit më të mëdhenj.
Fjala e parë në Kur`an është
lexo, e jo lufto. Alfabeti i jetës së besimtarit ka shumë shkronja, ku secila
prej tyre kërkon përkushtim të madh. Ne, nuk mundemi të kapërcejmë tek një
shkronjë tjetër pa e mësuar mirë deri në praktikë të parën.
No comments:
Post a Comment