Sunday, July 20, 2014

Ditar Ramazani-22



Hamdi Nuhiju

E premte, 18.07.2014, Kumanovë
Armiqtë e myslimanëve shfryhen ndaj tyre në Ramazan. Kjo jo pse ata e kuptojnë mesazhin e Ramazanit, por shohin epërsinë e myslimanëve. Ata shohin se nëse myslimanët i kthehen identitetit të tyre, atëherë ata nuk do të mund të ekzistonin më si armiq.

Ai grup i armiqve i instaluar edhe në vet popullatën tonë, punon me mish e me shpirt për ta realizuar misionin dhe qëllimin e tij. Dobësim i tërësishëm i myslimanëve, përndjekje, e zhdukje totale prej ekzistencës. Pozita jonë ndoshta është e njëjtë më pozitën e vëllezërve dhe motrave tona në Palestinë. Ata përndjeken fizikisht nga armiqtë e myslimanëve dhe njerëzimit, ndërsa ne zhdukemi materialisht duke u varfëruar e dobësuar.
Edhe ato armiq të myslimanëve e dinë se Islami është fe e paqes, sigurisë, garancionit, drejtësisë. Sikur të mos i dinin këto gjëra, nuk do të kishin mundësi që ta luftojnë aq lehtë truallin e myslimanëve. Ndoshta këtu dikush do të mundohet të më korrigjoj. Dhe të thotë se sikur ti dinin ato gjëra edhe do ti pranonin dhe ndryshonin anë.
Armiqtë e myslimanëve kur janë në pyetje myslimanët, i gjen të bashkuar e konsoliduar si duhet. Ndërsa, përndryshe janë njerëzit më të përçarë. Janë njerëz të cilët në vetvete prodhojnë të keqen dhe varen drejtpërdrejt prej saj. Në emër të rregullimit ata bëjnë çrregullime në botë.
Armiqtë e myslimanëve tmerrohen nga sukseset e myslimanëve. Këto suksese, ata i interpretojnë në forma dhe mënyra manipulative. E lodhin logjikën njerëzore me ide banale të cilat nuk kanë asnjë fije peshe. Nxisin gjakderdhjen, luftën e përçarjen. Sa armiq të tillë patëm në mesin tonë që bënin thirrje të drejtpërdrejtë për luftë të hapur kundër myslimanëve? Edhe atë nga mediet tona demokratike, në vendet tona demokratike po ato njerëz nuk mërziteshin fare se çfarë janë duke vepruar.
Shoqëria e armiqve të myslimanëve është shoqëri e satanizuar. Ata në secilin skaj të botës presin momentin e duhur për të sulmuar dhe reflektojnë vetëm të keqen. Po ama, në muajin Ramazan, kur djajtë janë prangosur, armiqtë e myslimanëve kanë ngelur të pa forcë.
Historia midis djallit, armikut të myslimanit dhe myslimanit është histori me lidhje të vazhdueshme. Armiku i myslimanit bashkëpunon me djallin, duke e lënë këtë të fundit që ti hidhet myslimanit si një luftëtarë i brendshëm. Cytjet e djallit ia dobësojnë imanin besimtarit, ndërsa e forcojnë pozicionin e armikut të myslimanit. Por, myslimani mund të dal i fuqishëm edhe nga djalli edhe nga armiqtë e tij. Ai gjendet në muajin kur zbriti Kur`ani, libër ky ilaç për çdo sëmundje.
Nëse besimtari kapet seriozisht pas Kur`anit, cytjet e djallit nuk kanë mundësi t`i bëjnë asgjë. Ndërsa, nëse besimtari e harron Kur`anin duke ia kthyer shpinën, është futur në kthetrat e djallit, kthetra këto të dëmshme dhe vdekjeprurëse.
Lufta midis djallit dhe njeriut nuk ndalet kurrë. Ajo vazhdon deri në momentin kur Allahu ia përcakton vendin njeriut po edhe djallit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...