Monday, December 22, 2014

Reformat ose ’ngulfatjet’ në arsim



Hamdi Nuhiju

Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë paramendoi një mori reformash të cilat sipas arsyetimit të tyre, do të ndikojnë në cilësinë e arsimit të lartë, në cilësinë e pedagogëve, si dhe në cilësinë e nxënësve drejtë orientimit të tyre profesional.

Këto reforma gjithëpërfshirëse i kapin ose i prekin të gjitha shtresat e arsimit. Ajo që më së shumti ra në sy, ishte reforma arsimore në sistemin e lartë, ku prej studentëve kërkohet dhënia e një provimi shtetëror.
Reagimet e qarqeve akademike opozitare, si dhe të studentëve ishin kundër këtyre reformave, sidomos këto të fundit e shprehën revoltin e tyre përmes marsheve studentore. Ajo që ra në sy ishte reagimi i krerëve të ministrisë së arsimit, se as ata ende nuk e kanë të qartë se si do të duket provimi shtetëror, por pas një përpunimi të shpejtë, ekspres, do ta kuptojnë dhe do t`ia paraqesin opinionit.
Tashmë i kemi të qarta dënimet që kanë të bëjnë me mosdhënien e provimit shtetëror për student, i cili tri herët e para sipas këtyre propozimeve është pa pagesë, herën e katërt njëqind denar, të pestën 3000, të gjashtën 6000, të shtatën 12.000 den dhe pas të shtatës do të vazhdohet me këtë shumë.
Vendosja e provimit shtetëror është një lloj përbuzje e institucioneve të larta akademike, duke mos njohur aftësinë e tyre për të nxjerr kuadro.
Përmendja e dënimeve për mos dhënien e këtij provimi, sikur tregon dhëmbin e prishur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Edhe pse kemi respekt maksimal për punën e ministrit të arsimit, ne nuk mendojmë se këto reforma kanë rrjedh prej tij.
Arsyetimi se provimi shtetëror për student realizohet edhe në disa vende të Unionit Evropian, është një arsyetim i kuptueshëm në këtë situatë të ngritjes së pluhurit politik. Fatkeqësisht as studentët, as qarqet akademike, po kam bindjen se as pushtetarët nuk e kanë ende të qartë propozimin për provimin shtetëror, realizimin e tij, si dhe format e menaxhimit me situatën nëse ai provim shtetëror nuk jepet.
Tjetër propozim ishte është themelimi i një Akademie për mësues ose edukator, i cili do të përkujdeset që këto mësues, edukator, profesor, do të ishin më profesionist në punën e tyre. Kjo Akademi nuk ka arsyetime juridike, përderisa ekzistojnë institucione të larta tjera akademike që po e kryejnë punën e saj. Nëse dyshohet në punën e këtyre institucioneve, atëherë ato institucione duhet të pavarësohen, duke u forcuar me kuadro të fuqishme, e jo të shkohet drejt centralizimit të tërësishëm.
Doktorantët e ardhshëm nuk do të kishin mundësi që të doktorojnë jashtë pesë universiteteve renditura si më të mirat, sipas kritereve të Shangait. Kjo gjë është e mirë, pasi që nxitë kuadro më profesional, dhe e ulë prodhimin e doktorëve, të cilët nuk i plotësojnë edhe kriteret elementare.  Por, edhe këtu vihet një pikëpyetje e madhe në implementimin e kësaj reforme.
Sa do të janë të sigurt shqiptarët e Republikës së Maqedonisë se nuk do të përdoren standarde të dyfishta ndaj tyre tek rasti i doktorantëve?
Sa do të janë të sigurt shqiptarët e Republikës së Maqedonisë se Akademia e mësuesve ose edukatorëve nuk do të përdor standarde të dyfishta ndaj mësuesve, profesorëve e arsimtarëve shqiptarë?
Mendoj se para se të organizohet një debat publik rreth reformave në arsim në nivel gjithëpërfshirës, ky debat duhet të jetë brenda shqiptar.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...