Tuesday, January 27, 2015

Rrugëzgjidhjet moderne

Hamdi Nuhiju

Njeriu me dorën e tij shkruan rregulla, zgjidhje dhe në fund nuk pajtohet me të njëjtat. Kur bëhet fjalë për interesat e tij personale, ai thirret në ato të drejta dhe obligime, ndërsa kur bëhet fjalë për interesat e të tjerëve, nuk ka nevojë për aq zhurmë.


Njeriu të habitë me logjikën e tij egoiste, ku gjithçka sipas tij duhet rregulluar me një ligj i cili do të vlej për të gjithë, madje në ligj tenton ta fut edhe Zotin.

Dhe në fund ankohet për çarje ose thyerje të cilat ia prishin imazhin, nuk i japin hapësirë, ose ia cenojnë të drejtën e të menduarit. Po sikur të ishe në duart e tij, ti me siguri do të sakatohej prej inateve të ndërsjellët që gufullojnë në ndërdijen e tij. Dhe ky është njeriu hipokrit, ndaj të cilit po nuk u bëmë sy çel, do të na çelte sytë sabahu në burgun e Idrizovës.

Sistemet, ligjet, kodekset edhe nga dora e njeriut për njeriun janë të mira dhe të nevojshme. Përndryshe, do të perceptoheshin sikur ne jemi kundër sistemeve, ligjeve, kodekseve nga dora e njeriut dhe favorizojmë jo sistemet, jo ligjet, anarkinë. Jo gjithmonë diçka nga dora jo e njeriut, duhet nënkuptuar dora e Zotit.

Përderisa këto sisteme, këto ligje, i kemi menduar si të mira, të dobishme dhe të frytshme për ne dhe të ardhmen tonë, nuk duhet që të kemi arsye që të ankohemi dhe të themi se si tepër po kërkon shpirti njerëzor. Këto sisteme nuk na japin luksin e shtrëngimit të popullatës.

Laku i vendosur në fytin e popullatës është anarkia më e madhe e një ligji që sillet në një shtet. Ndoshta fjalia në perceptimin e parë është e pakuptimtë, por nëse shikohet esencialisht, kuptohet se përmes ligjeve dhe kodeve të ndryshme, disa njerëz, grupacione të ndryshme interesi, nënkuptojnë lakun e vendosur në fytin e popullit.

Për shembull, të përcaktohet me kushtetutë kategoria e martesës, ndaj të cilës martesat e të njëjtës gjini do të ishin jashtë ligjore. Ky nuk është lak për perceptimin tonë logjik. Por, për shumë qarqe brenda dhe jashtë vendit, ky është laku ndaj lirisë së zgjedhjes dhe orientimit seksual.

Në anën tjetër, e drejta e zgjedhjes së shtatzënës gjatë shtatzënisë se çfarë lindje do të ketë, natyrore ose me operacion, është e drejtë natyrore. Kur t`i ndërhyn me ligj në këtë të drejtë, duke i dhënë ekskluzivitetin mjekut amë e jo asaj që lind, me arsyen se shumë lindje po bëhen me operacion, faktikisht po ia hedh lakun ardhmërisë së popullit tënd.

Ende pa ekzistuar me ligj kjo e drejtë e mjekëve amë, sa gra shqiptare kanë pasur mundësi që të lindin në mënyrë natyrore, por presioni i mjekëve maqedonas ka bërë që të lindin me operacion?

Dhe kur sjell ligj për këtë punë, ti legjitimon dhunuesin i cili po ndërhyn në ardhmërinë e popullit tënd, e nuk po mbron viktimën e që janë gratë shqiptare.

Arsyetimi i kontributeve që jepen ndaj honorarëve është arsyetim i logjikshëm në parim të parë.

Por, përmes asaj forme t`i ia humb kuptimin honorarit. Si do të qëndroj honorari si honorar, kur veçse po afrohet në pozitën e të punësuarit? Puna e organizatave jo qeveritare në këtë formë do të vështirësohej tejmase.

Këtë ligj a e mendojnë këto njerëz edhe kur të janë pjesë e shoqërisë civile, kur do të janë jashtë privilegjeve shtetërore dhe kur do të kanë vështirësi për të kryer obligimet e tyre?

Vendosja përballë sprovave të këtilla të dorës së njeriut, automatikisht e lypin ndërhyrjen e Zotit në ndërgjegjësim.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...