Monday, February 2, 2015

Edhe i xhamisë edhe kundër Perandorisë Osmane...!!!

Hamdi Nuhiju

Paradokset shqiptare nuk kanë të sosur. Sikur në kohën e ardhjes të demokracisë në Shqipëri, ke mundur të gjesh në shitore edhe Kur`anin edhe shishet e rakisë duke u shitur.
Të dyja në një vend, ndoshta edhe me një çmim të njëjtë i afroheshin shqiptarëve si opsione për të vazhduar këndelljen e tyre shpirtërore dhe sociale. Mirëkuptimi midis shtresave të ndryshme sociale, nuk ekzistonte fare. Gjithçka dukej prej katit të shtat. Njerëzit ishin egërsuar tej mase, ndërsa sloganet e demokracisë dhe lirisë, nënkuptonin sloganin e anarkisë sociale dhe shoqërore.

Paradokset e atyre viteve ishin aq të dukshme dhe të thella, saqë në shtëpinë e demokracisë, në Parlament, u vra njëri prej pishtarëve të lirisë, Azem Hajdari. Dhe e gjithë kjo u bë në sytë e krejt botës, para kamerave dhe me fakte e argumente konkrete.

Shqiptarët janë populli i çuditshëm, por jo popull mrekulli si japonezët. Këto të fundit, menjëherë pas shkatërrimit të Nagasakit dhe Hiroshimës, dolën rrugëve së bashku, duke e lënë historinë mbrapa dhe duke u bazuar në të ardhmen e tyre si popull. Ata u bazuan në logjikën largpamëse, se të ardhmen askush nuk mund t`ia merr. Është normale të dihet se e ardhmja ndërtohet me kontributin tënd, dhe jo me ndërhyrjen e të tjerëve.

Shqiptarët janë të vetmit popull në Ballkan, që tentojnë të futën në lëkurën e tjetrit, duke u tjetërsuar si i huaj. Dëshira e tyre për ta ndryshuar identitetin ka qenë e hershme dhe është dominuese edhe sot e kësaj dite.  Jemi dëshmitar të luftës së Kosovës dhe shndërrimin e Kosovës në protektorat ndërkombëtar. Vajzat tona a nuk mahniteshin pas të huajve, duke mos respektuar aspak kulturën, traditat, doket dhe veset e popullit tonë? Ata përzien farën duke u martuar e flirtuar me të zinj e të bardh. Edhe pse ishin të kombeve tjera, ata nuk i lidhte as feja.

Dukuria e vasalitetit dhe tjetërsimit gjithmonë ka qenë prezent. Sa më shumë të tregohesh i huaj, në logjikën e shqiptarit je më i respektuar, më i nderuar dhe fjala jote çon peshë dynjanë. Sa më natyror që tregohesh, vendas, me kulturën, doket dhe vlerat tua kombëtare, ti je më i nënçmuar, më i përbuzur dhe shikohesh ne sytë e tjetrit si ekstremist.

Po e holluam mirë termin ekstremist, matematikat e atyre që e përdorin për t`i sulmuar vlerat përmes këtij termi dalin dallash.

Shqiptarët kanë kulturën e tyre, traditat, doket e zakonet. Po u tjetërsuan, nuk mund të dalin nga lëkura e tyre. Ndoshta lyhen me makijazh të huaj, por asesi nuk mund të dalin nga lëkura e tyre. E as që mund ta paramendojnë në vetvete se nuk mund të zbulohen qysh prej larg rrënjët prej shqiptari. Popull karakteristik i cili kërkon që të mbijetoj në mesin e popujve tjerë me kultura, tradita e doke të ndryshme. Shqiptarët janë një popull që nuk kanë pasur tendencë asimilimi ndaj askujt. Ata edhe kur kanë pranuar Islamin si fe të tyre, e kanë bërë nga bindja e fort personale se kjo fe është e vërteta.

Sikur të mos kishin bindje se feja islame është e vërtet, asnjëherë nuk do ta pranonin të njëjtën. Shqiptarët ishin me vite në sundimin jugosllav, por asnjëherë nuk e ndërruan fenë. Ata ishin me vite në një sistem ateist të turpshëm, të vetmin në botë si të tillë, por përsëri rrënjët e fesë islame nuk u ç`rrënjosën.

Megjithatë, ka nga populli shqiptar, të rinj e të vjetër që frekuentojnë xhamitë dhe shajnë Perandorinë Osmane. Kjo gjë bie në kundërshtim me vlerat e tyre fetare.  Perandoria osmane nuk është sinonim i turqve, e as i arabëve, por ishte një union, ose bashkësi popujsh të ndryshëm prej tri kontinenteve. Dhe në këtë Union, rrolin kryesor përveç turqve, e kishin edhe shqiptarët. Në këtë Union, dominonte feja islame, dhe ky Union përhapi në parim dhe në praktikë themelet e kësaj feje. Kur e shanë Perandorinë Osmane, e shan shqiptarin i cili përhapi fenë në të katër anët e rruzullit tokësor.

Kur merr si model Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, merr model një njeri i cili në emër të Krishterimit, luftoi Perandorinë Osmane, dobësoi shqiptarët, dhe i solli në këtë derexhe që gjenden sot.

Edhe njeri i xhamisë, edhe ta shash Perandorinë Osmane që e përhapi sheriatin në gjithë botën nuk shkon. Këto gjëra janë të lidhura njëra me tjetrën, edhe përskaj tentimeve mjerane të disave për t`i ndarë.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...