Monday, August 24, 2015

Dora që jep dhe dora që merr



Hamdi Nuhiju



Secilën herë që nisej për në shkollë Suati i vogël bëhej pis. Nuk kishte ditë që të kalonte atë urë e cila mezi mbahej në këmbë, e ndërtuar keq qysh prej fillimit të saj, e të mos bëhej pis nga lloqi që mbizotëronte ose pluhuri i cili prishte ndjenjat dhe bukurinë e rrobave modeste të Suatit.


Ai kishte dëshirë që të përfundoj shkollën dhe të punësohet në kooperativ për t`i ndihmuar familjes. Edhe pse i vogël, ai e dinte kuptimin e krizës si çdo fëmijë që jeton në prangun e varfërisë. Gëzimi dhe lotët e tij u panë për të parën herë atë ditë kur në shkollë mësuesja e fton Suatin në një klasë tjetër për t`i zgjedhur një palë pantollone. Në sytë e këtij djaloshi të vogël, bien disa këpucë grash e të cilat mendonte t`i marr për nënën e tij.

Si duket mësuesja e kuptoi qëllimin e tij dhe ia dha mundësinë Suatit që t`i marr edhe këpucët edhe pantollonët pa i thënë asnjë fjalë. Jo pse nuk kishte fjalë për të thënë, por ngaqë ato iu zunë në fyt dhe nuk mund t`i nxirrte dot.

Suati i gëzuar, pas përfundimit të shkollës kthehet në shtëpi me pantollone të reja e këpucë që kishte zgjedhur për nënën. Nëna e cila brengosej për edukatën e djalit të saj, kur pa se Suati po mbante në duar këpucë dhe pantolloni filloi që t`i bërtas e t`i kërkoj llogari se ku i ka marr. Djaloshi i vogël i frikësuar e i emocionuar, në atë moment nuk e dinte as ai vet se ç`ndjen i tregoi të vërtetën nënës. Ajo e përkëdheli, i rridhnin lotët dhe filloi që ta qetësoj të birin e saj e të bëhet pishman në vetvete se pse i bërtiti.

A thua a ka prind në këtë botë që ndjehet mirë kur djali i tij ose saj merr rroba diku e nuk mund t`ia siguroj vet? Më rënd është për prindin në ato momente sesa për fëmiun i cili pa vetëdije mund të gëzohet në disa momente të caktuara dhe të marr dhuratën ose shpërblimin edhe nga i njohuri edhe nga i panjohuri.

Kur jemi të dhënia e marrja, Suati i vogël menjëherë pas përfundimit të mësimit, vazhdonte mësimin edhe në mejtepin e lagjes. Ai mësonte shkronjat e Kur`anit dhe ëndërronte që një ditë ta zotëroj në tërësi librin e Zotit. Bëhej tepër serioz kur ishte në mektep dhe dëgjonte me vëmendje mësuesin. E njëherë mësuesi i tij përmendi një hadith të Pejgamberit alejhi selam të cilën Suati e kishte vështirë për ta kuptuar. Ai hadith e bëri të mendoj gjatë kohë. “Dora që jep është më e mirë se dora që merr”, thoshte mësuesi në orën e mësimit duke e cituar Pejgamberin Muhammed alejhi selam.

Suati i vogël pas përfundimit të mësimit u thellua shumë në këtë thënie. U ndal në rrugë dhe po shikonte bilbilat, fëmijët tjerë, po dëgjonte zhurmën e veturave, madje edhe po përpëlitej për të kuptuar mesazhin e çdo gjëje. Iu kujtua tezja e tij nga Gjermania e cila njëherë i kishte sjell ca çokolada, ndërsa ai u ndje tepër i lumtur. Edhe përskaj kësaj, tezja e tij shikonte me nervozizëm se si Suati e hëngri çokoladën me dy herë. Madje nuk kujdesej as që të marr frymë mirë, duke i shijuar ato momente të ngrënies të cilat asnjëherë më parë nuk i kishte shijuar.

Si mund që dora që jep të jetë më e mirë se dora që merr, kur unë gëzohesha e lumturohesha, ndërsa tezja ime nervozohej? A thua nervoza në vetvete është një cilësi e mirë të cilën njerëzit duhet ta aplikojnë në jetën e tyre?

Këto dhe shumë pyetje të tjera i silleshin nëpër mend Suatit të vogël i cili i merakosi të gjithë në shtëpi. Ai kishte harruar se duhet që të kthehet në shtëpi, ndërsa ora kishte ikur goxha si shumë.

Megjithatë ai dikur kthehet në shtëpi dhe ndjen një qetësi të patolerueshme. Brengoset se pse askush nuk iu drejtua atij që ta qortoj se pse kaq shumë është vonuar.

E sheh nënën e tij tejet të mërzitur. Ai nuk guxon në ato momente që ta pyes se çka ka, por vështron prej anash dhe dëgjon ndonjë fjalë goje që mund të dilte në ato momente.  Ajo që e befasoi ishte edhe prezenca e tezeve e halleve që kishin ardhur për të vizituar nënën.  Dukeshin disi si të habitshëm, dhe të gjithë prisnin diçka. Nuk e di, ndoshta ka mund të ndodh ndonjë fatkeqësi, në atë kohë unë nuk isha i vetëdijshëm se çfarë po ndodh.

Në atë moment paraqitet postieri me një letër të ardhur nga tezja jonë në Gjermani e ku shkruante.

“ Përshëndetje të gjithëve. Shpresoj të jeni mirë. Desha vetëm të ju njoftoj se djali im i madh ka pasur një fatkeqësi me veturë në komunikacion. Ka qenë në rrezik të madh jete. Mjekët në fillim na thanë se nuk do të shpëtoj. Por, pas operacionit deshi Zoti dhe ai është gjallë. Mos u bëni merak për ne, ju duam shumë, tung.”

Dëgjova një lehtësi te të gjithë të pranishmit. Por dëgjova edhe një fjalë nga nëna ime: Eh, një bukë e dhanme. Ndërsa mua më kujtua kuptimi i thënies “ Dora që jep është më e mirë se dora që merr”.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...