Thursday, September 17, 2015

Prokurorja e zarfit

Hamdi Nuhiju

Zgjedhja e prokurorit special në Republikën e Maqedonisë që do të merrej me aferën e përgjimeve dhe atë Puç doli si rezultat i marrëveshjes politike të Përzhinos që u arrit nga katër partitë politike në Republikën e Maqedonisë.
Partitë në pushtet bënë të pamundurën që të pengojnë procesin e zgjedhjes së prokurores speciale, dhe kalimin e afatit që ishte deri me 15 shtator. Përfshirja edhe e ish kreut të DSK-së, Sasho Mijalkov në bisedime, pa pritur, dëshmon për tendencat e opstrukcionit dhe krijimit të një hutie me çdo kusht drejt skadimit të afatit të 15 shtatorit. Edhe një ditë shtyrje ishte e mjaftueshme që Nikolla Gruevski nga një pozitë tejet e rëndë politike të gjendej vetëm në një pozitë të rëndë politike me rrethana lehtësuese për të vazhduar opstrukcionet e mëtutjeshme të këtij procesi të vështirë.

Me shumë mund ose me elan u zgjodh prokurorja speciale, ose më saktësisht ish prokurorja e qarkut të Gjevgjelisë Katica Janeva e cila për opinionin ishte e panjohur. Njëjtë siç për opinionin shqiptar ishte e panjohur edhe presidentja e tanishme e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaaga.

Pas zgjedhjes së prokurores speciale, të katër partitë politike ishin të kënaqura që Katica Janeva të jetë e zgjedhur.

Asnjëra prej partive politike nuk pranoj që të diskutoje publikisht se propozim i kujt ishte kjo prokurore përveç vet prokurores tashmë speciale Katica Janeva e cila në fjalimin e saj publik menjëherë pas dhënies së betimit si prokurore speciale iu falënderua faktorit ndërkombëtar për përkrahjen. Falënderimi i saj për faktorin ndërkombëtar na jep të kuptojmë se edhe kjo prokurore njëjtë si presidentja e Kosovës Atifete Jahjaaga është e zarfit.

Kompetencat e prokurores speciale do të janë të gjëra. Ajo në punën e saj do të merret me shumë montime politike që kanë ndodhur gjatë sundimit të Nikolla Gruevskit si dhe pritet që të zbardh shumë padrejtësi që janë bërë në këtë vend. Gjatë mandatit të saj, Janeva do të jetë nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar. Pas çdo vendimi të saj do të qëndroje si garantues faktori ndërkombëtar, por edhe do të detyrohen që ta respektojnë katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

Me këtë rast, rasti i “Sopotit” dhe ai i “Monstrës” ku shumë shqiptar janë dënuar pafaj pritet që të janë në dorën e prokurores speciale. Po ashtu edhe të burgosurit e konfliktit të Kumanovës do të janë nën mbikëqyrjen e saj. Pesha e këtij njeriu për të vendosur po rritet. Po edhe mundësia e gabimit ose fshehjes e ikjes së përgjegjësisë mund të jetë tejet e dyshimtë. Shqiptarët duhet që të janë të vetëdijshëm për secilin hap të kësaj prokurore, pasi që më nuk do të kanë mundësi që të kërkojnë rikuperim ose përmirësim të situatës, pasi që me vetëdije të plot politike kanë nënshkruar një marrëveshje, kanë zgjedhur këtë prokurore dhe po ia lënë në besim fatin e shqiptarëve të pafajshëm të Republikës së Maqedonisë.

Pak para zgjedhjes së prokurores speciale, në opinionin e brendshëm vlonin debatet për mënyrën e zgjedhjes, kompetencat e prokurores, si dhe procedimin e lëndëve. Analist dhe publicist të ndryshëm hidhnin teza të ndryshme se për procedimin e lëndëve të prokurores speciale ka nevojë edhe për një gjykatë speciale, pasi që gjykatat aktuale janë të dyshimta dhe kanë dhënë mundësi që të gjitha këto padrejtësi dhe krime të ndodhin në Republikën e Maqedonisë. Në anën tjetër, përkrahës të pushtetit dolën në opinion me tezën se zgjedhja e prokurores speciale thyen Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, pasi që vendi i ynë ka prokurori publike, si dhe gjykata të përcaktuara me kompetenca dhe obligime të ndryshme.

Sido që të jetë, pas përfundimit të bisedimeve për prokuroren speciale, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov doli me një deklaratë se ato si LSDM kanë kërkuar një prokurore speciale, ndërsa kanë fituar prokurori. Sipas tyre kjo gjë është hapi i parë drejtë arritjes së normalizimit të shtetit dhe kthimin e saj në konturet e demokracisë.

Përndryshe, procesi i implementimit të marrëveshjes së Përzhinos vazhdon me grupet punuese të cilat duhet që të punojnë në pastrimin e listave zgjedhore, në kompetencat e Këshillit Shtetëror të Zgjedhjeve, votimin e diasporës dhe gjithçka që ka të bëjë për mënyrën e votimit prej regjistrimit e deri në aktin përfundimtar.

Në opinionin e brendshëm të shqiptarëve të Maqedonisë doli në pah edhe teza e pozicionit të Marrëveshjes  Kornizë të Ohrit.

Sipas disa analistëve vendosja e respektimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit tek njëra prej pikave të Marrëveshjes së Përzhinos në renditje prej kah fundi, tregon për dështimin e kësaj marrëveshje.
Prokurorja speciale në ekipin e saj do të ketë edhe 25 përqind shqiptar.  Po këto njerëz duhet që të zgjidhen me propozimet e politikanëve nga katër partitë politike ose në pajtimin e tyre, ndërsa detyra e këtyre prokurorëve është që të ndjekin krimet e politikanëve të cilët duhet që t`i zgjedhin.

Është pak si e pabesueshme se prokurorët që do të zgjedhen si pjesë e ekipit të Katica Janeva do të janë tërësisht të pavarur dhe pa opstrukcione politike. Ata me siguri do të futen në një proces të gjatë të filtrimit partiak deri në vendosjen e tyre përfundimtare në një pozicion të tillë.
Përndryshe në opinion Katica Janeva njihet si një prokurore e pavarur nga sfera politike, por përderisa ka përkrahjen e faktorit ndërkombëtar ajo do të jetë nën direktivat e tyre. Në opinion euro komisari Johanes Han njihet si një përkrahës i kryeministrit aktual maqedonas Nikolla Gruevski.

Nëse bazohemi në përvojat e Republikës së Kosovës, me EULEX-in, ose në përvojat e Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë luftës me të huajt që lejuan masakrën e Srebrenicës pak si vështirë të besojmë në vënien e drejtësisë në vend për shqiptarët e Maqedonisë. Zoran Zaevi gjatë procesit të tij politik deri në arritjen e marrëveshjes së Përzhinos shqiptarëve të Maqedonisë i premtoi shumë gjëra, por  zbardhjen e të vërtetës për “Monstrën” e fshehu prej tyre dhe sipas tij materialet do t`ia jap prokurores speciale.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...