Monday, July 18, 2016

A duhet nacionalizmi të jetë arsye për të përkrahur ata që bëjnë çrregullime?

Hamdi Nuhiju

Puçi ushtarak në Republikën e Turqisë ka nxjerr në pah shumë dimensione të nacionalizmit shqiptar i cili nuk është shumë i qartë te një pjesë e shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik. Me përjashtime të intelektualëve, dhe profesorëve universitar e akademikëve që kanë derdhur djersë në zbardhjen e ideve nacionaliste qofshin ato edhe në kundërshtim me realitetin, pjesa tjetër e shqiptarëve, nga reagimet e fundit për situatën në Turqi, si duket nuk janë shumë të qartë me idenë nacionaliste.

Nuk e besoj se dikush mund të qëndroj indiferent dhe të mos ndikohet aspak nga debatet e fundit që po bëhen në rrjetet sociale. Nuk ka rëndësi a je teoriticient që analizon nacionalizmin, apo sociolog, ose ke ndonjë profesion tjetër, të bie në sy tifozllëku nacionalist nga njëra anë, dhe tifozllëku politik për përkrahjen e partisë në pushtet në Turqi, nga ana tjetër. Këto dy ekstreme si duket e kanë bërë të pazëshëm mesin i cili as nuk qëndron indiferent ndaj ngjarjeve politike në Turqi, por edhe nuk i lidh të njëjtat me politikën dhe nacionalizmin e për t`i dhënë të drejtën vetes për të përcaktuar të drejtin ose gabimtarin.
Nacionalizmi shqiptar gjithmonë ka pasur karakter mbrojtës, e jo sulmues. Ai ka të bëjë me shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës, me kauzën shqiptare, e cila kur duhet zgjidhur, teoritikisht shpjegohet përmes nacionalizmit që synon mbrojtjen e shqiptarëve nga asimilimi gjuhësor, kulturor, etnik e fetar.
Rroli i nacionalizmit shqiptar kufizohet te vija mbrojtëse e identitetit dhe ruajtjes e kultivimit të kauzës shqiptare në çdo vend ku ka shqiptar dhe në çdo kohë që ata jetojnë. Nacionalizmi shqiptar nuk duhet që të nxirret në pah tek ngjarjet tragjike që mund të ndodhin në Ukrainë, Francë ose Turqi. Dhe nuk duhet të jetë premisa nacionaliste përcaktuese e të mirës ose të keqes në vendet ku zhvillohen ngjarje që nuk kanë të bëjnë aspak me kauzën shqiptare.
Nëse protagonist të ngjarjeve në shtete të ndryshme në botë, ngjarjeve të mira ose të këqija janë shqiptar, kjo gjë nuk duhet as ta trimëroj nacionalizmin shqiptar e as t`ia zbeh rrolin e saj mbrojtës dhe kultivues të kauzës shqiptare.
Shqiptarët si në të kaluarën, por edhe në të tashmen dhe të ardhmen do të japin kontributin e tyre në shtete të ndryshme të botës, që kanë kultura, fe, gjuhë dhe kombe të ndryshme. Kjo gjë nuk duhet mohuar nga ana e tyre, pasi që në këtë sferë e tërë bota i njeh shqiptarët si dobiprurës për njerëzimin ose sherrxhinj në momente të caktuara.
Bandat mafioze shqiptare në Itali, nuk duhet që ta zbehin nacionalizmin shqiptar, duke e bërë të ndihet inferior karshi italianëve, ose ballkanasve. Shqiptarët nuk duhet për shkak të nacionalizmit të mbrojnë banditët, pasi që nacionalizmi shqiptar banditit qoftë shqiptar ose i huaj i thotë bandit.
Nacionalizmi shqiptar, puçistit ose rebeluesit ndaj një shteti të huaj, ose krijuesit të çrregullimeve në një shtet të huaj, qoftë shqiptar ose i huaj i thotë rebelues, puçist ose çrregullues.
Tifozllëku që po shpërndahet në rrjetet sociale nga disa grupe njerëzish që e quajnë veten nacionalist mendoj se nuk ka asgjë të përbashkët me nacionalizmin shqiptar. Ata thjeshtë duke u nisur nga egot dhe epshi i tyre, nga frika e ndikimit të një kulture në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare, kanë krijuar urrejtje të pakuptimtë ndaj të tjerëve, dhe çdo çrregullimi që bëhet në ato shtete, këto njerëz i gëzohen. Ata eksitohen në kulm nëse çrregullimet në këto shtete krijohen nga shqiptarët, si për shembull gjeneralët shqiptar në ushtrinë e Turqisë që ishin protagonist të çrregullimeve ku humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...