Hamdi Nuhiju
Grusht shteti në
Turqi që dështoi ishte gëzim për muslimanët e tërë botës duke i përfshirë edhe
muslimanët shqiptar. Nuk pretendon askush se i njeh rrjedhat ndërkombëtare aq
mirë sa të thotë fjalën e fundit për këtë lloj grusht shteti dhe grusht shtetet
tjera, por në kësi raste njerëzit priren t`i besojnë deklaratave zyrtare të
institucioneve kompetente të shtetit ku realizohet grusht shteti.
Efektet negative
nga një grusht shtet në një shtet fqinj, e sidomos shtet strategjik për shtetin
dhe kombin tonë janë të ndjeshme edhe për ne.
Këtë gjë duhet ta kuptojnë njëherë
e mirë të gjithë ata që bëjnë paralele midis diktatorit të vogël, Nikolla
Gruevski me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Këtë lloj ndjeshmërie
muslimanët shqiptar në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri e kanë ndjerë në periudhën para
Erdoganit kur i cenohej edhe liria e shprehjes dhe e shtypit në opinionin
shqiptar e maqedonas. Bota sillej rreth të tjerëve, ndërsa shqiptarët musliman
trajtoheshin të kategorisë së gjashtëmbëdhjetë, një lloj nënvleftësimi dhe nënçmimi
mediatik i përmasave kombëtare dhe rajonale.
Gjithmonë kur
tentohej që të përcillej zëri i ndërgjegjes dhe vetëdijes së muslimanëve
shqiptar i njëjti censurohej, nuk lejohej që të depërtonte jashtë katër mureve
të dhomës dhe në këtë mënyrë muslimanët shqiptar margjinalizoheshin.
Kjo tendencë
margjinalizimi ekziston edhe sot e kësaj dite nga mediet e shkruara,
elektronike dhe ato në televizion, ku po keqcitohen muslimanët, po
keqinterpretohet veprimtaria e tyre dhe po përballen me një përbaltje ideologjike
dhe fetare.
Rasti i fundit me
grusht shtetin në Turqi nxjerri në pah kulmin e inferioritetit të medieve dhe
shtypit shqiptar të cilët aspak nuk hezituan që t`i fryjnë zjarrit dhe propagandës
së egër anti islame dhe anti turke.
Ajo që nuk e kanë
të qartë këto njerëz dhe këto medie është ajo se tani jemi në periudhën kur në
pushtet është Erdogani dhe liderët tanë politik shqiptar garonin njëri me
tjetrin se si të fotografohen me të. Për shkak të këtij karshillëku në
fotografi, muslimanët shqiptar mund të veprojnë dhe frymojnë lirshëm në korniza
të një zëri alternativ, i cili sado qoftë i vogël është prezent në opinionbërjen
shqiptare.
Laicizmi ka
nxjerr mënyra tjera të diskriminimit dhe vazhdimit të margjinalizimit të
shqiptarëve musliman në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke i lidhur të njëjtit me
organizata terroriste si ISIS që nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin dhe
duke i burgosur të njëjtit, pa faj e pa gjyq.
Si rezultat i kësaj
lufte, shtetet laike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni i kanë shpallur luftë të
hapur muslimanëve shqiptar, atë që e kërkonte moti kohë Kastriot Myftaraj dhe
bashkëmendimtarët e tij, duke i futur në burg pa asnjë faj, me qëllimin e vetëm
që të frikësohen ato dhe të mos janë prezent në opinionbërjen shqiptare. Sikur të
kishin synim ndalimin e shkuarjes së të rinjve në Siri dhe Irak, me siguri se këtë
gjë do ta ndalonin përmes mënyrave të ndryshme, duke i parandaluar para së të
shkonin dhe penguar forcimin e një organizate terroriste e cila nuk ka asgjë të
përbashkët me Islamin.
Por, sot fatkeqësisht
muslimanët shqiptar kanë frikë edhe t`i gëzohen një dështimi të grusht shteti
ndaj një lideri musliman që ia ktheu dinjitetin dhe krenarinë atyre. Ai është
një mur mbrojtës nga zhbërja dhe lufta totale të cilën ia ka shpallur shteti
laik në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.
Sipas opinionit
dhe politikës laike është e dënueshme me ligj vetëm të mendosh për muslimanët në
Siri e Irak, e të mos flasim edhe të marrësh pjesë atje, ndërsa inkurajohen
thirrjet për çrregullime në shtetet fqinje, si thirrja e shefit të portalit
Ekspress, Berat Buzhala, i cili përmes profilit të tij në Facebook bëri thirrje
direkte për bashkim në radhët e ushtrisë dhe puçistëve në Turqi.
Këtyre shushunjave
shqiptare që bëjnë thirrje direkte për zhdukjen e shqiptarëve musliman i pengon
fitorja e Erdoganit, një partie pro islame në Turqi, e moderuar, fitorja e Vëllazërisë
Muslimane në Egjipt, fitorja e Hamasit në Palestinë, me të vetmin qëllim, se në
këtë mënyrë, muslimanët shqiptar ndjehen të sigurt në atdheun e tyre laik. Atyre
i pengon siguria e muslimanëve që ia afron forca e këtyre njerëzve që vet
ekzistenca e tyre është dobi për njerëzimin.
No comments:
Post a Comment