Hamdi Nuhiju
Partia Uniteti e Gëzim
Ostrenit, Zylfi Adilit, Muhamed Ismailit e personaliteteve tjera të nderuara
dhe respektuara për kontestimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të
parakohshme parlamentare me 11 dhjetor të këtij viti, është një iniciativë
pozitive nga shumë aspekte.
Edhe pse në aspektin politik, UNITETI në këtë mënyrë
reflekton dobësi përballë pushtetit të organizuar, por në aspektin e plotësimit
të parakushteve dhe kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare ata mund që të kanë argumente.
Janë tre argumente bazë të cilat mund ta forcojnë
iniciativën e partisë UNITETI për kontestimin e zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare me 11 dhjetor: mos prononcimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me
Ligjin për Prokurori Speciale Publike, njësia problematike numër gjashtë me numër
më të madh votuesish në krahasim me njësitë tjera zgjedhore, edhe pse kjo gjë
duhet zgjidhur në mënyrë proporcionale si dhe votuesit e diasporës.
Këto tri argumente mund që të janë tre pengesa për mbajtjen
e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për me 11 dhjetor të këtij viti. Edhe pse
mund të përmenden edhe argumente tjera kur jemi te kjo temë, por në interesin e shqiptarëve të Maqedonisë janë
këto tre argumente.
A mundet që Gjykata Kushtetuese, me kryetar të ri të saj
të vendose kundër kësaj inicative të partisë Uniteti? Nga praktika e
deritanishme mund që të konstatojmë se kjo Gjykatë Kushtetuese nëse është në
dobi të pushtetit anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e pranon këtë
iniciativë, ndërsa nëse është në dëm, e hedh poshtë.
Duke e pasur parasysh situatën e këtillë, partia UNITETI
politikisht mund që të dëmtohet nga kjo iniciativë, pasi që do të sulmohet nga
kundërshtarët e saj politik se kjo parti nuk është e përgatitur për zgjedhje
ose se po i frikësohet përballjes me partinë në pushtet.
Ekziston edhe një interpretim tjetër i cili ka gjasa të mëdha
që të mos jetë i vërtet, por sillet vërdallë. Partia UNITETI po akuzohet nga
disa kundërshtar të saj si dorë e zgjatur e partisë në pushtet, dhe iniciativat
që partia në pushtet nuk mund t`i nise vet, ato i bënë përmes partisë UNITETI. Por
duke i përcjell ngjarjet në terren, ky interpretim bie tërësisht poshtë.
Përndryshe, shtylla e Marrëveshjes së Përzhinos që
prodhoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është Prokuroria
Speciale Publike. Cka do të ndodh nëse Gjykata Kushtetuese pak para mbajtjes së
zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të thotë se Ligji për Prokurori Speciale
Publike bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe se kjo Prokurori do të duhet të
shpërbëhet?
Cili mekanizëm do ta detyronte Gjykatën Kushtetuese që të
mos prononcohet në këtë temë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare? Nëse realisht ndodh kjo gjë, atëherë kushti kryesor i Marrëveshjes
së Përzhinos e që lidhet direkt me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
parlamentare kredibile dhe të besueshme, veprimtaria e Prokurorisë Speciale
Publike, bie poshtë. Njëkohësisht do të kontestoheshin edhe mbajtja e
zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për me 11 dhjetor, si dhe
vendi do të përballej me sanksione direkte nga Faktori Ndërkombëtar.
Sanksionet e Faktorit Ndërkombëtar kësaj here do të bëhen
shumë haptas për shkak të harxhimit të energjisë në zgjidhjen e krizës politike,
si dhe humbjen e durimit nga lojërat dhe labirinthet politike të ujqve politik.
No comments:
Post a Comment