Hamdi Nuhiju
Caktimi i 11 dhjetorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve të
parakohshme parlamentare në Maqedoni, ka shtuar seritë e dramës së partive
jashtë parlamentare shqiptare. Secila në stilin e vet, por me përmbajtje të njëjtë
po tentojnë që të qëndrojnë në skenën politike dhe të paraqiten para kundërshtarëve
politik në mënyrën sa më dinjitoze.
Partitë lagje kanë nisur disa iniciativa pozitive, por
edhe kanë ndryshuar qasjen tek elektorati shqiptar në Maqedoni, edhe pse si
parti lagje mund që të akumulojnë forcat e një lagje dhe me sistemin e tanishëm
të përcaktimit të votës, pa dëshirën e tyre ata paraqiten në rrolin e vrasjes
ose mbytjes së votës shqiptare në vend.
Gjithmonë i kam përkrahur dhe do t`i përkrahi nismat e
reja të cilat në themel duan që t`i ndryshojnë gjërat duke qenë në gjendje për
të sakrifikuar për idealet për të cilat besojnë. Partië lagje a kanë dhënë deri
më tani shenja të tilla? Jo. Përveç rivalitetit midis tyre, nuk kam parë asnjë
tendencë pozitive për ndryshim rrënjësor dhe shndërrimin në histori të bartësve
aktual politik shqiptar.
Koncepti se unë dua ta ndryshoj strukturën politike në
pushtet pa mu futur asnjë therr në gisht, është një koncept tashmë i harxhuar
dhe i dëmshëm edhe për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për zbatuesit e këtij
koncepti në veçanti. Dëshironi që ta atakoni partinë në pushtet duke e
ledhatuar ose kënduar serenata me disa deklarata sporadike në medie pa pasur një
koncept dhe vizion të qartë se ti ta rrëzoni këtë pushtet?
Dhe si rezultat i mungesës së konceptit për ndryshim rrënjësor
dhe frikës së vazhdueshme që ekziston te këto struktura, edhe pse të jemi të
qartë, në mesin e tyre ka njerëz që janë tepër të dobishëm e qëllimmirë në idetë
dhe idealet e tyre, vije deri te shndërrimi i tyre në qesharak e komik.
Njëri krah opozitar shqiptar jashtë parlamentar thotë se
një anëtar i krahur tjetër ka kaluar në radhët e krahut të tij. Në anën tjetër,
krahu tjetër opozitar disa ditë më vonë jep disa informacione se disa anëtar të
këtij krahu kanë kaluar në anën e tij. Dhe në këtë mënyrë duke garuar ndërmjet
veti se kush po kalon të cila parti lagje, partia në pushtet lirshëm dhe
rehatshëm po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 11 dhjetor.
E kam thënë edhe diku tjetër dhe po e ceki edhe këtu se
personalisht kam pritur shumë nga strukturat e reja partiake.
Kam pritur se këto struktura do të bëjnë një Revolucion të
Larmë, e jo maqedonasit të bëjnë Revolucionin e Larmë.
Kam pritur që këto struktura ta frikësojnë partinë në
pushtet duke qenë të vendosur në idetë dhe idealin e tyre, e jo t`i këndojnë
serenata partisë në pushtet.
Kam pritur që këto
struktura të bëhen bashkë dhe ta luftojnë bashkërisht partinë në pushtet, e jo
të luftojnë njëra ndaj tjetrës dhe të lavdërohen para njera-tjetrës se cili anëtar
te kush do të kaloje.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për ndryshim, por për
ndryshime si në kohën kur PPD-ja ishte në pushtet dhe erdhi PDSH-ja, dhe
PDSH-ja ishte në pushtet e erdhi BDI-ja. Me sakrificë, me revolucion rrënjësor,
me unifikim. Jo pa sakrificë. Le të harrojnë se mund të bëjnë diçka në skenën
politike shqiptare në Maqedoni ato subjekte politike shqiptare nëse kujtojnë se
pa sakrificë do të kanë mundësi që ta rrëzojnë një forcë tjetër politike.
No comments:
Post a Comment