Hamdi Nuhiju
Tema e bashkimit të opozitës shqiptare jashtë
parlamentare në Maqedoni, po duket si një temë ose kartë e përshtatshme për të
punuar në heshtje BDI dhe PDSH-ja tek votuesit shqiptaër të Maqedonisë.
Si LR PDSH, si UNITETI, po edhe LËVIZJA BESA para disa
kohësh u bënë të tepërt me atë se kush kë e ka thirrur në takim për të përgatitur
një program dhe platformë të përbashkët drejtë arritjes së fitores në zgjedhjet
e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 11 dhjetor.
Deri para disa ditësh gjithmonë kam kujtuar se naze po
çet Lëvizja Besa dhe nuk po i përgjigjet pozitivisht ftesave të LR PDSH-së për
bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni.
Por, me kërkesën e fundit të kësaj lëvizje, caktimin e datës
dhe takimit publik për të diskutuar në temën e bashkimit të opozitës shqiptare,
i ka larguar nazet nga vetja dhe ato ia ka lënë LR PDSH-së dhe UNITETIT.
Arsyetimi i UNITETIT dhe LR PDSH-së për mos pjesëmarrjen
në takimin e thirrur nga LËVIZJA BESA është qesharak për arsyen e ndjeshmërisë
së temës. Nëse deri më sot janë mbajtur takime të grupeve punuese, pse nuk iu përgjigjët
ftesës publike në sytë e opinionit, që të diskutoni për pikat e përbashkëta dhe
ato që ju dallojnë?
LËVIZJA BESA ka bërë një hap të mençur me afrimin e
profesor Fadil Zendelit nga RDK-ja si dhe PPD-në. Indirekt parashtrohet pyetja
e pengimit të opozitës shqiptare dhe dyshimeve direkte te Vesel Memedi, ish
kryetari i RDK-së, i cili me dhunë po e mban RDK-në dhe vulën e saj?
Bashkimi i LR PDSH-së me RDK-në zyrtare është normal në
rrethana normale, por jo i përshtatshëm në momentin kur e gjithë kryesia e
RDK-së distancohet dhe e shkarkon kryetarin Vesel Memedi, ndërsa ky i fundit
hakon imejlat e shokëve të tij të dikurshëm dhe i bënë gjërat private publike. Në
këtë mënyrë duke krijuar një konspiracion se duan që ta shkatërrojnë të njëjtin
dhe duke ia hedhur në tërësi fajet ish kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani.
Si një person që për shkak të punës detyrohem të jem “ i
papërcaktuar” politikisht, vlerësoj se veprimi i fundit i LR PDSH-së dhe
UNITETIT ia kanë rritur forcën dhe famën LËVIZJES BESA.
Akuzimi i ish komandant Hoxhës, Xhezair Shaqirit, se
Bilall Kasami qenka bërë bashkë dikur me Zoran Zaevin dhe në këtë mënyrë ta
ndotë ose ta lidh me konspiracionin se LËVIZJA
BESA është e afërt me LSDM-në po më duket qesharak dhe pa taban.
Sidoqoftë, shqiptarët në Maqedoni do të kishin shpresë
nga bashkëpunimi i opozitës shqiptare jashtë parlamentare. Nazet e LR PDSH-së,
UNITETIT dhe mbajtja në jetë e RDK-së se Vesel Memedit e zhbën këtë shpresë
duke mos ndryshuar realitetin dhe strukturën politike në vend.
Në fund të fundit edhe nëse LËVIZJA BESA forcohet nga
nazet e partive të vogla politike, prap ajo ngel e pafuqishme para partive
tradicionale shqiptare, BDI dhe PDSH-së. Për t`u bërë tamam e fortë asaj i
duhet që t`ia ulë nazet edhe LR PDSH-së edhe UNITETIT.
No comments:
Post a Comment