Hamdi Nuhiju
Duke u bazuar në
praktikën e deritanishme, shoqatat humanitare në Republikën e Maqedonisë, e
sidomos shoqatat humanitare shqiptare janë tejet të diskriminuara në marrjen e
privilegjeve të shtetit të cilat si duket janë duke i përfituar vetëm shoqatat
humanitare maqedonase.
Po nisim sqarimin
me radhë duke shpresuar se në ditët në vijim do të thellohemi tek secila prej
pikave që po përmendi.
Për t`u liruar një
shoqatë humanitare nga TVSH-ja sipas ligjeve në fuqi, ajo ka tre mënyra para
vetes.
Mënyra e parë është
se ajo duhet që të aplikoje në ministrinë e drejtësisë vetëm për një projekt të
caktuar. Ministria e drejtësisë kërkon mendim dhe pëlqim prej ministrisë së punës
dhe politikës sociale. Pas marrjes së atij pëlqimi që shqiptarët thuajse asnjëherë
nuk e marrin, Qendrat Sociale në vend përpilojnë listat e përfituesve në vendin
e organizatës ku dëshiron që ta kryej aktivitetin.
Te kjo mënyra e
parë ngriten shumë pikëpyetje:
1. Pse ministria
e punës dhe politikës sociale duhet që t`i ketë kompetencat për këtë sferë kur
vendimi lëshohet në ministrinë e drejtësisë, a do të thotë kjo gjë se shoqatat
humanitare shqiptare duhet që të pengohen në këtë mënyrë duke u përballur
gjithmonë me një vendim negativ?
2. Pse Qendrat
Sociale duhet që të përgatisin listat e përfituesve e jo vet shoqatat
humanitare? Nëse një shoqatë humanitare shqiptare ka marr donacion prej
shqiptarëve, mërgatës shqiptare, a duhet që për hir të lirimit prej TVSH-së në
këtë aktivitet fatin e donacionit ta lë në duar të Qendrës Sociale e cila mund
të jetë tejet selektive duke e çuar donacionin vetëm te popullata maqedonase.
3. Pse sipas
ligjit në fuqi, shoqata duhet që të aplikoje vetëm për një projekt për t`u
liruar prej tatimit dhe jo për të gjitha projektet?
Mënyra e ditë e lirimit
prej tatimit është aplikimi i shoqatës humanitare deri te Sektori për çështje
evropiane, SEPA, por edhe aty ngriten shumë pikëpyetje dhe dilema.
1. SEPA pranon
aplikimet vetëm për donacionet që vijnë prej Bashkimit Evropian, organizatave
shtetërore dhe jo vendeve tjera, pse përjashtohen vendet tjera në aktivitetet
humanitare?
2. Për t`u liruar
prej tatimit duhet vulë dhe xhiro llogari e veçantë për secilin projekt që
aplikon, ndërsa kjo vulë dhe xhiro llogari vlen vetëm për njëherë. Pse nuk mund
të aplikohet për të gjitha projektet dhe vula e xhiro llogaria të vlejnë për një
periudhë më të gjatë kohore, si për shembull: tre vite ose pesë vite?
3. Listën e përfituesve
te ky aplikim e plotëson Qendra Sociale dhe jo vet shoqata. A nënkupton kjo gjë
se Qendra Sociale donacionin mund ta shfrytëzoje edhe për qëllime politike duke
i kushtëzuar përfituesit e kësaj ndihme për marrjen e votës?
Mënyra e tretë e
lirimit prej tatimit për të gjitha aktivitetet e shoqatës është vendimi i posaçëm
i Qeverisë.
Mirëpo një shoqatë
humanitare për të arritur deri te një vendim i posaçëm i qeverisë duhet që të përballet
me hierarkinë dhe burokracinë e korruptuar të Republikës së Maqedonisë. Që i
bie se ky opsion qysh në fillim është vetëm në ëndrrën e të gjitha shoqatave humanitare
shqiptare në Maqedoni.
Shkurtimisht po përmendi
benificionet që mund të ketë shteti nëse heq TVSH-në pa hile tek të gjitha
shoqatat humanitare:
1. Shoqatat
humanitare do të kanë mundësi mbijetese dhe krijimin e vendeve të reja të punës;
2. Do të
zhvillohet ekonomia, pasi që do të rritet sasia e donacioneve;
3. Shtohet numri
i rezervave devizore për shkak të donacioneve të jashtme;
4. Ulet nivel i varfërisë;
5. Shtohet
aktivizmi qytetar;
6. Mundësohet
zhvillimi dhe edukimi i të rinjve pa pagesë;
7. Mund të
zhvillohet infrastruktura shëndetësore përmes shërbimeve falas mjekësore;
8. Ulen
shpenzimet e shtetit për kategoritë sociale, duke e pasur parasysh se këtë gjë
në dorë ia lë shoqatave humanitare;
9. Përmirësohet
imazhi i Republikës së Maqedonisë;
10. Mund të
zbulohen talente të reja sportive, shkencore e akademike që do t`i shërbenin në
të ardhmen vendit.
No comments:
Post a Comment