Thursday, January 12, 2017

Pse shoqatat humanitare në Maqedoni po tatimohen?

Hamdi Nuhiju        
Në Republikën e Maqedonisë sipas ligjeve në fuqi të gjitha shoqatat humanitare duhet që të paguajnë TVSH si dhe tatimin personal. Ata nuk janë të liruara nga shteti, edhe pse ekzistojnë mundësi ligjore të cilat për shkak të orientimit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtaëre, asnjëherë nuk arrijnë deri tek shoqatat humanitare shqiptare.

Nëse një shoqatë humanitare bënë aktivitete humanitare dhe blen një produkt të caktuar për të cilin veçse paguhet 18 % TVSH, atëherë si dokument zyrtar ajo e ka faturën. Por, nëse kjo shoqatë humantare blen një produkt për të cilin paguhet më pak se 18 % ose nuk paguhet tatim, atëherë detyrohet që pjesën tjetër të tatimit ta paguaje shoqata humanitare.
Nëse një shoqatë humanitare bënë aktivitete humanitare me jetim duke i siguruar bursa të ndryshme, ajo detyrohet që paratë t`i tërheq nga banka dhe për ato para të paguaj 10 % tatim personal, ose të kërkoje të lirohet prej tatimit, por me kushtin që Qendra Sociale që funksionon në suaza të ministrisë së punës dhe politikës sociale të përpiloje listat e përfituesve.
Pse Republika e Maqedonisë ka nevojë për tatimin e shoqatave humanitare ku në këtë mënyrë dëmton direkt të varfrit të cilët janë të shumë në numër dhe pengon zhvillimin dhe mbijetesën e shoqatave humanitare?
Ekzistojnë shumë mekanizma tjerë kontrolli ndaj shoqatave humanitare nga ana e shtetit për të mos devijuar prej rendit kushtetues. Tatimimi nuk është mekanizëm kontrolli, por formë e pengimit deri në zhdukje të aktiviteteve humanitare që po zhvillohen te një pjesë e popullatës. Nuk e besoj se shoqatat humanitare maqedonase do taë kishin problem që listën e përfituesve ta përpiloje Qendra Sociale, pasi që ajo do të përzgjidhte familjet në nevojë që i takojnë komunitetit maqedonas. Po kush garanton se Qendra Sociale do të përpilonte listat me përfitues të vërtetë dhe të realtë shqiptar?
Cila është logjika ekonomike e tatimit? Mbushja e buxhetit të shtetit. Po sikur të liroheshin shoqatat humanitare prej tatimit, buxheti i shtetit a do të mbushej a do të zbrasej?
Po qe se Maqedonia vendos me të vërtet të heq të gjitha llojet e tatimeve për të gjitha shoqatat humanitare, në asnjë moment nuk do të dëmtonte buxhetin e shtetit, përkundrazi do të rriste të ardhurat duke shtuar persona aktiv në shoqëri që nuk do të vareshin direkt nga ana e ndihmave sociale të shtetit.
Shteti mjetet e dedikuara për kategoritë sociale do të kishte mundësi që ti ridestinonte për qëllime punësimi duke zhvilluar infrastrukturën dhe mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës. Ose do të mundohej që të krijoheshin lehtësi gjatë periudhave dimërore për ato sfera ku organizatat humanitare nuk kanë fuqi të mjaftueshme, për shembull në sferën energjetike.
Maqedonia po e vjedh vetveten duke ia vjelur tatimet shoqatave humanitare. Ajo po ia pamundëson vetvetes zhvillimin dhe nxjerrjen prej krizës.
A mund të nënkuptohet kjo gjë se mungon vullneti i politikanëve për të liberalizuar sferën humanitare nga zhvillimi i shpejtë që mund të bëhet në rajonet shqiptare, duke krijuar në këtë mënyrë një burim alternativ financimi të mbijetesës shqiptare në vend?
Ose ndoshta Maqedonia po përdor të gjitha mekanizmat për t`ia ngulfatur ekzistencën shqiptarëve dhe për t`i detyruar të njëjtit që të kërkojnë rrugën e mërgimit dhe shpërnguljes?
Shembull të këtillë të diskriminimit mund të gjejmë të statusi i sirianëve: refugjat dhe migrant. A keni menduar ndonjëherë pse në Maqedoni sirianët nuk pranohen si refugjat, por si migrant? Si refugjat kanë të drejta dhe obligime tjera, si migrant kanë të drejta dhe obligime më të kufizuara.



No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...