Friday, January 13, 2017

Vija e zbatimit të lirimit prej tatimit për organizatat humanitare që nuk po funksionon

Hamdi Nuhiju
Nëse pyesim politikanët, juristët dhe ekspertët e fushës në Republikën e Maqedonisë për problematikën e lirimit prej tatimit të shoqatave humanitare menjëherë do të përmendin rregullativën ligjore dhe tri format e mundshme të lirimit prej tatimit.

Ata do të thuan se ligjërisht kjo gjë është e mundur dhe disa prej tyre do të kanë mundësi që në detaje të sqarojnë procedurën, disa jam i bindur se edhe pse janë ekspert të fushës, nuk i dinë dallaveret dhe mashtrimet që fshihen në zbatimin e ligjeve të kësaj sfere.
Politikanët shqiptar në Republikën e Maqedonisë gjithmonë kanë pasur synime strategjike për të marr digastere të caktuara duke menduar dhe duke u bazuar në idenë se në atë mënyrë aty ku shqiptarët janë më të diskriminuar do të kishin mundësi që të largoheshin diskriminimet. Përkundrazi, gjithmonë kur janë bazuar në atë logjikë, shqiptarët pikërisht nga ato digastere kanë qenë gjithnjë e më të diskriminuar.
Për shembull, shqiptarët kanë synuar që ta marrin digasterin e ministrisë së drejtësisë dhe ia kanë arritur qëllimit duke pasur ministra e zëvendës ministra shqiptar. Kanë pasur edhe digasterin e arsimit, mbrojtjes, transportit dhe lidhjeve, punëve të brendshme, por asnjëherë nuk është synuar që të merret digasteri i punës dhe politikës sociale.
Po qarkullojnë informacione në rrethin e gazetarëve se tash në formimin e qeverisë së re po synohet që të merret digasteri i financave dhe kryetari i Parlamentit, ndërsa në digasteret tjera shqiptarët do të kanë kërkesa më të vogla.
Ajo që po harrojnë thuajse të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoni është rroli i shoqatave humanitare të cilat po mundësojnë që të thithin donacione dhe mbajnë gjallë me mijëra familje të varfra e financojnë student. E vetmja gjë e prekshme në popullatën shqiptare në Maqedoni është dora e shoqatave humanitare e shtrirë dhe zgjatur në secilin cep të Maqedonisë. Politika ndaj kësaj dore po sillet e shurdhër, pa veshë dhe diskriminuese. Asaj nuk po i intereson që mekanizmin e vetëm që e kanë në dorë shqiptarët për mbijetesë ta zhvillojnë dhe mirëmbajnë, por janë futur në labirinthe të kërkesave të çuditshme.
Pse në platformën e partive politike shqiptare mungon sfera sociale e shqiptarëve të Maqedonisë? Dikush mund të jap përgjigjen se në atë platformë kërkohet barazi e plotë ekonomike, dhe në këtë mënyrë shqiptarët më nuk do të ishin rast social, por do të flitej për të drejta dhe obligime që i takojnë një punëtori dhe punëdhënësi.
Sfera ekonomike që po ëndërrohet në platformën e partive politike shqiptare është ëndërr përballë sferës sociale reale e cila po myket dhe diskriminohet deri në skaj nga ana e subjekteve politike shqiptare dhe maqedonase.
Nga praktika e deritanishme mund që të numëroj mbi 50 organizata humanitare shqiptare në Maqedoni që kanë aplikuar për t`u liruar prej tatimit dhe nuk iu është mundësuar kjo e drejtë? A thua a nuk brengosen aspak asnjë subjekt politik shqiptar për këtë fakt?
Këto shoqata humanitare edhe përskaj presioneve të shtetit dhe problemeve burokratike që iu janë caktuar përmes ligjeve diskriminuese dhe mos interesimit të subjekteve politike shqiptare janë duke e vazhduar veprimtarinë e tyre humanitare. Paramendoni sikur të mos ekzistonin në terren dhe të gjithë të varfrit shqiptar të liheshin në mëshirën e ministrisë së punës dhe politikës sociale. Paramendoni sikur këto të varfër shqiptar, në pamundësi të mbijetesës së tyre të detyroheshin për të marr veprime që do ta dëmtonin vetveten, kombin shqiptar dhe Republikën e Maqedonisë.

Me mos interesimin e subjekteve politike shqiptare për organizatat humanitare mund të themi se po synohet që këto organizata të zhduken nga skena dhe shqiptarët të radikalizohen.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...