Thursday, January 19, 2017

Frika e vërtetë e Stojan Andovit nga platforma shqiptare ose të flasësh jerm

Hamdi Nuhiju
Stojan Andov njëri prej politikanëve më me përvojë në Republikën e Maqedonisë, ish kryetar i Parlamentit dhe shkrimtar ka hedhur të gjitha frikërat e tij në shesh në shkrimin e tij të fundit “Rëndesat me platformën nga Tirana”.

Andov në këtë shkrim që në fund thuhet se do të ketë vazhdime akuzon direkt Tiranën dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama për përzierjen në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë. Habitet se si është e mundshme që edhe pas reagimit të ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, të mos ia var Tirana fare, por të mjaftohet me një përgjigje të thjeshtë të ambasadorit shqiptar se ajo Platformë në Tiranë nuk është përzierje në punët e brendshme të këtij shteti.
Përndryshe para disa ditësh, ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki ka reaguar ashpër ndaj Tiranës dhe Prishtinës duke i porositur që të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.
Andov para vetes hedh tezën se ajo platformë mund të jetë shumë e mirë, por gabimi më i madh është se është përgatitur në një shtet të huaj fqinj me sponzorizim të një kryeministri të huaj. Ai sikur do të fus në konflikt shqiptarët e Maqedonisë me krerët shqiptar kur thotë se kjo gjë mund të interprtohet në atë mënyrë sikur shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të aftë që vet t`i mbrojnë të drejtat e tyre, por presin prej të tjerëve.
Andov ka pasur frikë edhe në të kaluarën kur PPD-ja ishte parti superiore duke e porositur të njëjtën që nëse duan ta ndryshojnë Kushtetutën t`i kapin armët.
Ajo që është e mirë në këtë reflektim është frika e dukshme e cila definon qartas vijën dhe rrugën se kah është orientuar dhe çfarë dëshirohet që të arrihet. Në anën tjetër brengosës është fakti që deri më tani asnjë institucion ose subjekt politik shqiptar në Maqedoni nuk ka gjetur mekanizmat se si t`i kundërvihet kësaj frike ose në analizën e tyre mbisundon vlerësimi se nëse reagohet futet në kurthin e Stojan Andovit.
Realisht a duhet patur frikë nga platforma e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni?
Kjo platformë parasheh të gjithë atë që është huqur dhe që është përmendur si kërkesë e shqiptarëve të Maqedonisë me vite për të drejtat e tyre kombëtare, ekonomike, sociale dhe politike.
Maqedonia nëse dëshiron që të mbijetoje me perspektivë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët dhe banorët tjerë duhet që të ketë kujdes për të gjitha ato pika të cilat gjenden në platformën shqiptare. Fillimisht u bë mirë që shqiptarët u bashkuan rreth një platforme ku në qendër të vëmendjes nuk është lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por kërkesat e patjetërsueshme të shqiptarëve. Kjo gjë si duket e ka frikësuar shumë Stojan Andovin. Ai dëshiron që mbi platformën e shqiptarëve të jetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me qëllim që maqedonasit më lehtë të merren me Ali Ahmetin sesa me platformën dhe kërkesat e shqiptarëve. Sipas tyre, Ali Ahmeti mundet shumë lehtë të kontrollohet dhe të devijoje nga rruga e përcaktuar shqiptare, ndërsa platformën shqiptare duhet që ta thyejnë dhe shpenzojnë energji deri në zhbërjen e saj.
Shqiptarët nuk duhet që të heqin dorë nga ajo platformë e nënshkruar në Tiranë pa marr parasysh rrethanave dhe retorikës së politikanëve të Shkupit. Përderisa ekziston si platformë padyshim se është edhe e realizueshme vetëm se nuk duhet prishur uniteti dhe mirëbesimi ndërpolitik shqiptar.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...