Hamdi Nuhiju
Zgjedhjet e
parakohshme parlamentare të mbajtura me 11 dhjetor të këtij viti përveç befasive
në rezultat kanë ndryshuar edhe qasjen e politikës rajonale mbarëshqiptare në
Ballkan. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar vetëm dhjetë deputet, ndërsa
PDSH-ja e Menduh Thaçit ka thënë shenjat se është drejt kalimit në histori duke
fituar vetëm dy deputet. Risia e këtyre zgjedhjeve janë votat shqiptare për
LSDM-në,
Aleanca për shqiptarët, një trup prej tre partive dhe tre deputetëve
dhe Lëvizja Besa e cila sipas gjitha gjasave ka fituar shtatë deputet, por për
shkak të padrejtësive të sistemit zgjedhor asaj ia kanë lejuar vetëm pesë
deputet. Përndryshe, Lëvizja Besa është ankuar në KSHZ për njësinë zgjedhore numër
2 ku për 200 vota nuk ka mundur ta nxjerr deputetin e dytë, si dhe për njësinë
zgjedhore numër 6 ku për 700 vota nuk ka mundur që ta nxjerr deputetin nga
Gostivari.
Votimi në KSHZ është
një histori e vjetër dhe e njohur ndër vite te shqiptarët e Republikës së
Maqedonisë. Pritshëm subjektet aktuale politike shqiptare përfaqësuese në KSHZ
kanë votuar kundër kërkesave të Lëvizjes Besa, ndërsa befasi ishte votimi i
LSDM-së opozitare pro kërkesave të Lëvizjes Besa. Si duket në këto votime nuk janë
parë interesat nacionale të subjekteve politike, por thjeshtë interesat
partiake.
Për shkak të
rezultatit zgjedhor janë iniciuar disa takime midis liderëve politik shqiptar,
fillimisht nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, pastaj nga kryeministri
shqiptar Edi Rama dhe në fund edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim
Thaçi. Qëllimi i këtyre takimeve, sipas informatave që po japin subjektet
politike është që të koordinohen kërkesat shqiptare para formimit të qeverisë së
ardhshme. Ndërsa, brifingjet e partive politike thuan se për inicimin e
takimeve të këtilla ka interes edhe nga subjektet politike maqedonase të cilat
kanë një rezultat të ngushtë zgjedhor dhe asnjëra prej tyre nuk mund të formoje
qeveri tashmë pa dy subjekte ose koalicione shqiptarësh.
Takimi i thirrur
nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe pjesëmarrja në takim e Aleancës për
shqiptarët pa Lëvizjen Besa dhe PDSH-në u përfol shumë në opinion. Ziadin Sela
po akuzon Lëvizjen Besa për unifikimin e shqiptarëve, ndërsa Lëvizja Besa përmes
një njoftimi me shkrim bëri me dije se nuk do të marrin pjesë në takimin e
thirrur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pasi që përfaqësuesi i kësaj partie në
KSHZ ka votuar pro VMRO-DPMNE-së dhe kundër deputetit të Lëvizjes Besa.
Ndaj deklaratës së
Lëvizjes Besa më i zëshëm ishte Ziadin Sela sesa Bashkimi Demokratik për
Integrim. Në disa paraqitje publike, Ziadin Sela e ka akuzuar ashpër këtë Lëvizje,
madje duke e etiketuar si Lëvizje Xhon Turke.
Edhe pse PDSH-ja
nuk mori pjesë në takimin e thirru nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe se ka të
fituar vetëm dy deputet, përsëri beteja e saj është me Lëvizjen Besa. Kryetari
i Komunës së Studeniçanit ka përdorur një retorikë rrugaçi përballë përfaqësuesve
të Lëvizjes Besa.
Pas takimit të iniciuar
nga lideri i BD-së, Ali Ahmeti, që jo zyrtarisht thuhet se është iniciuar për përsëritjen
e votimeve në Tearcë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar në takim liderët
e subjekteve politike shqiptare. Në takimin e thirrur nga kryeministri
shqiptar, Edi Rama morën pjesë të gjithë liderët e partive politike shqiptare, ndërsa
tek Aleanca për Shqiptarët, Sela la nën hije Vesel Memedin dhe Gëzim Ostrenin.
Takimi i Tiranës
prodhoi sulme të orkestruara ndaj Lëvizjes Besa nga ana e medieve elektronike
dhe atyre të shkruara në Maqedoni dhe Kosovë.
Ajo që habiti
opinionin e këtushëm është hapi i radhës nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
i cili përsëri thirri një takim në Prishtinë ku ftoi liderët politik shqiptar të
Maqedonisë. Lexuesit e ngjarjeve politike supozojnë se takimi i Prishtinës është
iniciuar nga lider i BDI-së, Ali Ahmeti për të përcjell porosinë se Ali Ahmeti është
lideri i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë.
Por, t`i lëmë
menjëanë supozimet dhe të lexojmë porosinë e presidentit të Republikës së Kosovës,
Hashim Thaçi, a po do i njëjti të jap sinjal se Ali Ahmeti është lider i
shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë?!
No comments:
Post a Comment