Thursday, February 23, 2017

Menduh Thaçi me dhe kundër hoxhallarëve?!

Hamdi Nuhiju

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka mbajtur gjithmonë dy anë të kundërta duke mos u larguar nga skena politike pa u specifikuar me këtë gjë.
Ai, herë ishte me njërën anë e herë kundër, herë bashkëpunonte me njërën anë e herë shantë të njëjtën, herë etiketonte e herë quante luaj.

Të marrësh dhe të analizosh shembuj nga jeta e tij politike do të dalin efekte nga më të habiturat të ndodhura ndonjëherë nga ndonjë politikan në rruzullin tokësor.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një periudhë të caktuar ai nuk linte rast pa sulmuar dhe goditur hoxhallarët. Njohësit e rrethanave politike thuan se pikërisht ai ka keqpërdorur shumë hoxhallarë dhe shumë fonde që i ka mbledhur nga vet praktikuesit e Islamit.
Në një kampanjë zgjedhore në Gazetën Mapo në një lajm të publikuar me 29 shkurt të vitit 2016, nxirret një video e vjetër e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi ku citohet duke thënë se Shkupi nuk është vend i kryqave, por është vendi ku thuhet Allahu Ekber, La Ilahe Ilallah.
“Kjo nuk është vendi i kryqave dhe kishave, por është vendi ku thuhet Allahu Ekber, La Ilahe Ilallah”, ka thënë Menduh Thaçi.
Po a është konsistent në qëndrimet e tij politike, lideri i PDSH-së? Njohësit e rrethanave politike thuan se lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi gjithmonë ka ndërruar qëndrime dhe ka mbajtur anën jo të duhur, prandaj edhe u ndëshkua me 11 dhjetor të vitit 2016.
Gazeta Zëri në Kosovë në një publikim të datës 22.05.2013 e citon liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi duke thënë se hoxhallarëve do t`ju porosis nga një kryq.
Në televizionin “Koha”, Thaçi vetëm se ka ripërsëritur dhe verifikuar ata që më parë i kishte thënë në intervistën e tij të për gazetën maqedonase “Dnevnik”.
“Këtyre hoxhallarëve ju them se: a jeni në vete se çfarë bëni. T’ju porosisë nja 100 kryqe e t’ju vendosë në ballë, që vazhdoni të punoni për këtë strukturë e cila e ortodoksizon tërë Maqedoninë”, ka thënë mes tjerash Thaçi.
Si duket arsyeja e mllefosjes së liderit të PDSH-së me hoxhallarët ishin zgjedhjet lokale dhe humbja e Tetovës si bastion i dikurshëm i PDSH-së.
Këto dy anë ose reflektime të kundërta e nxjerrin qesharak një njeri të thjeshtë e të mos flasim për një lider të një partie politike shqiptare që duhet të bart përgjegjësi, të ketë obligime dhe të drejta ndaj votuesve të tij, por edhe ndaj tërë popullit shqiptar.
Kjo mënyrë e funksionimit të liderit të PDSH-së i ka dëmtuar për shumë vite shqiptarët e Maqedonisë, ku ai edhe pse ka qenë opozitë, si rezultat i mos qëndrueshmërisë në rrugë dhe mos përputhjes së fjalës me veprat i ka sjell shqiptarët e Maqedonisë që për një kohë të gjatë të mos kanë një zë kritik ose opozitë të vërtetë në shtet.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ende është aktiv në skenën politike shqiptare në Maqedoni ku participon në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me dy deputet.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...