Wednesday, February 22, 2017

Menduh Thaçi me dhe pa BESË?!

Hamdi Nuhiju
Për të kuptuar qartas politikën shqiptare në Ballkan e sidomos në Maqedonisë mjafton që të përcillen dhe analizohen deklaratat e liderëve politik shqiptar të thëna në situata të caktuara. Në periudha para zgjedhore deklaratat e këtyre liderëve politik ndryshojnë prej periudhave pas zgjedhore dhe në fazën e formimit të qeverive ose edhe kur duhet që të sillen vendime të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë.

Shembull më reflektues të deklaratave kundërthënëse njeriu mund të gjeje tek lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili me deklaratat e tij të ndryshme në periudha të caktuara ka treguar jo qëndrueshmëri dhe jo pjekuri politike në skenën politike shqiptare.
Thaçi është një rast që mund të merret si shembull për studim për studentët e shkallës së dytë dhe të tretë në studimet e magjistraturës dhe doktoraturës.
Nëse mundohemi që t`i mbledhim të gjitha deklaratat e tij mund që të nxjerrim më së paku nja 100 kundërthënie të cilat nuk lidhen njëra me tjetrën.
Për shkak të aktualitetit të temës në këtë reflektim të shkurtër do të shqyrtojmë vetëm dy deklaratat e tij që kanë të bëjnë me Lëvizjen Besa.
Në informacionin e publikuar në Tv Shenja me 11 dhjetor të vitit 2016, Menduh Thaçi citohet të ketë thënë se ai i jep përkrahje të parezervë Lëvizjes Besa.
“BDI ka humbur votat në mënyrë katastrofave. Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre. Ju uroj atyre dhe ju jap përkrahje nga PDSH. Votat tona dhe deputetët do t;i japim mbështetje pa rezervë”, tha Menduh Thaçi, duke potencuar se mbështetjen ndaj BESËS do ta japin asnjë kusht.
Ky informacion është publikuar pikërisht në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kur u bë i qartë debakli politik i PDSH-së ku në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare arriti që të fitoje vetëm dy deputet.
Edhe përskaj asaj se Thaçi reflektoi pozitivisht në ditën e zgjedhjeve, dhe mori hapa të një njeriu që mund të përmirësohet dhe të përmirësoje imazhin e tij politik, në momentin e caktuar ose rrugës për formimin e qeverisë së re kur nuk përjashtohet mundësia e kombinatorikës ku ai të jetë pjesë e qeverisë, Thaçi u rikthye në skenën politike. Ai u rikthye si kryetar i PDSH-së dhe në paraqitjet e tija të para publike pas një periudhe heshtjeje ka adresuar disa kritika ndaj BDI-së, Aleancës për shqiptarët dhe sidomos ndaj Lëvizjes Besa të cilës në fillim i dha përkrahje të parezervë.
Në informacionin e publikuar në Gazeta e Re me 14 shkurt të vitit 2017, Menduh Thaçi citohet të ketë thënë se përkrahja e tij për Lëvizjen Besa nuk u prit mirë, dhe sipas tij tashmë vijon ndëshkimi ndaj Lëvizjes Besa prej tij.
“Nuk u kap mbështetja ime nga ata që fituan më tepër vota tek opozita, në këtë rast Lëvizja Besa. Një iniciativë e tillë do të konstatohej se populli ia mori legjitimitetin BDI-së. Dhe, tani do kemi periudhën e ndëshkimit të këtyre opozitarëve në ciklet e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Thaçi.

Nëse bazohemi në slloganin e Lëvizjes Besa, Me Besë, atëherë parashtrohet pyetja logjike se lideri i PDSH-së në këtë rast është me ose pa besë?!

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...