Thursday, February 9, 2017

Tre fytyrat mediale të Menduh Thaçit, në pritje të fytyrës së katërt?!

Hamdi Nuhiju

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi si duket ende nuk është larguar tërësisht nga Partia Demokratike Shqiptare për shkak të takimit të sotëm me eurokomisionarin për zgjerim dhe politika të jashtme të Bashkimit Evropian Johanes Han.

Thaçi historikisht në Republikën e Maqedonisë, e sidomos në skenën politike shqiptare ka qenë i njohur përmes deklaratave të tij kundërthënëse ose kundërshtuese, por shpesh herë edhe është nxjerr jashtë konteksti.
Lideri i PDSH-së, që para disa kohësh dha dorëheqje nga pozita e kryetarit është i njohur në opinion edhe për kërcënimet e tij të vazhdueshme ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial në periudhën kur ai ishte në pushtet gjatë viteve 2006-2008. Mesiguri se ju kujtohen deklaratat e tij për linçim ndaj Iso Rusit të botuara në gazetë.
Si në të kaluarën edhe tani është pak e palogjikshme mënyra e linçimit që një lider partie t`i bëje gazetarëve dhe punëtorëve medial.
Sidoqoftë edhe përkundër të gjitha turbullirave dhe skandaleve që silleshin rreth tij ku akuzohet ende se ai është një njeri i besueshëm i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, para të cilit shqiptarët i mbushnin brekët, Thaçi krijoi një imazh pozitiv ditën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.
Ai tha se fajtor për humbjen e zgjedhjeve është vetëm Menduh Thaçi, i uroi fitoren Lëvizjes Besa si dhe i ofroi pa kushte deputetët e PDSH-së për Lëvizjen Besa. Dhe kjo është fytyra e parë mediale e liderit të PDSH-së Menduh Thaçi në lidhje me ngjarjet e fundit politike.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Azem Sadiku në emisionin Click Plus deklaroi se PDSH-ja nuk ia jep mandatet Lëvizjes Besa, pa kushte, dhe tha se vetëm nuk e dëgjon kryetari i tij se ai menjëherë nis bisedimet për t`u futur në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Fytyra e dytë, ose imazhi i dytë mediatik kohëve të fundit të liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi është deklarata e tij e cila përcillet në mediet elektronike se pas takimit me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han se ka thënë se nuk e përkrah asnjë subjekt politik për formimin e qeverisë, se PDSH-ja ka vendosur që të qëndroje në opozitë.
Kjo deklaratë e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi ose kjo fytyrë mediale e tij interpretohet në dy mënyra:
  1. I mundëson VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të realizojnë dëshirën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe
  2. Së bashku me Lëvizjen Besa bëhen një opozitë konstruktive të cilët mund që t`i bëjnë shumë probleme cilës do qeveri të ardhshme.
Por do të ishte mirë të besohej në këtë fytyrë mediale të liderit të PDSH-së, edhe pse në këtë mish-mash fytyrash ai ka edhe një fytyrë mediale ku deklarata e tij e plotë pas takimit me euro komisarin Johanes Han është se ai do ta përkrah LSDM-në, nëse Menduh Thaçi bëhet kryeministër.
Nëse përcjellim rrethanat politike dhe deklaratat e liderit të PDSH-së në kampanjën zgjedhore se ai synon që të bëhet zëvendës kryeministër, tani do të thoshim se mos vallë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka ngritur ambiciet e tij politike nga zëvendës kryeministër në kryeministër?

Cila është fytyra e vërtet mediale e Menduh Thaçit ose fytyra e katërt mediale e tij presim të kuptojmë deri në përfundim të zgjedhjes së qeverisë së re.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...