Friday, July 7, 2017

Ministër Taravari, boll nejte në viber, dil pak në terren

Hamdi Nuhiju

Në secilën përbërje qeveritare në Maqedoni kemi pasur mundësi që të hasim në një fenomen për të mos thënë strategji nga partitë politike shqiptare pjesëmarrëse në to ku kanë nxjerr një person dhe me të janë identifikuar të gjithë ministrat tjerë, kryesitë e partive si dhe militantët partiak.

Kështu e kemi patur rastin me Bujar Osmanin, Agim Nuhiun dhe tashmë së fundmi edhe me Arben Taravarin.
Në kohën kur u formua LR PDSH-ja unë kam qenë aktiv në punën time si gazetar në periudha të caktuara në portale të caktuara. Përfaqësuesit politik të LR PDSH-së e dinë fort mirë se në atë periudhë kam marr shumë prononcime prej tyre dhe jam munduar maksimalisht të jam korrekt në paraqitjen e ideve dhe programit të këtij subjekti politik në punën time të përditshme. Asnjëherë asgjë personale me Arben Taravarin nuk kam pasur dhe asnjëherë nuk do të kam. Situata është e njëjtë edhe me ish ministrin e punëve të brendshme Agim Nuhiu me të cilin asnjëherë asgjë personale nuk kam pasur. Përkundrazi para se të ishte ministër kemi pasur shumë raporte të mira dhe miqësore. Kjo pjesë e shkrimit le të shërbeje si sqarim për disa lexues që më kanë shkruar në privat dhe publik duke më thënë se unë kam gjëra personale me Arben Taravarin.
Në momentin që merr një funksion publik, ti dhe secili funksionar tjetër duhet që të jesh në sytë e opinionit, e sidomos të gazetarëve ku detyra e tyre është që me vëmendje të përcjellin secilin aktivitet dhe gabim të funksionarëve dhe personave publik.
Duke u nisur mbi këtë bazë, pash disa kontradikta në funksionin politik të ministrit të shëndetësisë Arben Taravari. Ai nisi një iniciativë i hapur me publikun, por si duket kjo hapje me publikun ka një qëllim për të neutralizuar zërat që do të kundërshtonin atë. Hapur me publikun, ku secila kritikë duhet që të dirigjohet ose kontrollohet në viberin e ministrit ku në këtë mënyrë të neutralizohen kritikat dhe ministri Taravari lirshëm të menaxhoje me kohën, hapësirën mediatike që po i afrohet dhe në këtë mënyrë t`i shërbeje kauzës së LR PDSH-së.
Qytetarët shqiptar të Republikës së Maqedonisë, por në përgjithësi qytetarët e këtij shteti ende nuk kanë parë asnjë ndryshim në sistemin shëndetësor të këtij vendi. Edhe pse Taravari ka trashëguar një sistem të kalbur shëndetësor, ai duhet që të jetë syЗelë dhe vigjilent në zgjidhjen e halleve të qytetarëve.
Në rend dite të ministrit Taravari duhet që të janë ato rajone dhe vende që janë të dëmtuara më së shumti, ndërsa pastaj vijnë edhe problemet tjera që janë trashëguar nga e kaluara.
Ministri Taravari i gëzoi të gjithë kur tha se do ta departizoje shëndetësinë, ndërsa me caktimin e drejtorëve në Klinika të Shkupit të funksionarëve të LR PDSH-së si duket ai nuk e mbajti fjalën.
Po ashtu, Taravari na gëzoi të gjithëve kur tha se ka penguar rritjen e cmimeve të barnave, por ai nuk tha asnjë gjë për gjendjen e pandryshueshme me ato barna që janë katër fish më shtrenjtë sesa në shtetin fqinj, Serbi.
Taravari harroi Lagjen e trimave ku LR PDSH-ja ka marr vota të konsiduerueshme dhe prej të cilës Lagje vjen edhe zëvendës ministri i punës dhe politikës sociale që është nga e njëjta parti. Në këtë Lagje nuk mund që të blesh barna me receptë si në të gjitha barnatoret normale si dhe në ambulantën e kësaj lagjeje nëse futesh i shëndosh del i sëmurë prej parregullsive, bërllokut dhe mungesës së dorës së shtetit me dekada të tëra.
Taravari në tërësi ka harruar Komunën e Likovës e cila nuk ka repart gjinekologjik një komunë e dendur me mbi 30.000 banor, ndërsa menjëherë zgjidhi problemin në Komunën e Shutkës me repartin e gjinekologjisë. Edhe gratë e Shutkës janë të rëndësishme, por jam i bindur se Arben Taravari ka marr më shumë vota nga Komuna e Likovës sesa nga Shutka.
Taravari ka harruar Spitalin Klinik në Tetovë dhe sytë i ka orientuar në Spitalin Klinik në Shkup. As që përmendet bërlloku dhe parregullsia në Spitalin e Gostivarit e as që e kam dëgjuar ndonjëherë këtë ministër ose ndonjë kuadër të LR PDSH-së duke përmendur këtë spital. Si duket, për to gjithcka është në rregull në Spitalin e Gostivarit.
Ministër Taravari, jeta e njeriut është shumë e shkurtër. Sidomos funksioni politik i një funksionari shqiptar është tepër i shkurt. Problemet e trashëguara në sistemin shëndetësor janë aq të mëdha saqë e di se do të duhen dy jetë për t`i zgjidhur. Por derisa nuk i cakton prioritetet drejt do të më kesh gjithmonë kundër. Nuk të bënë ministër votat e romëve, maqedonasve, serbëve, boshnjakëve e turqëve.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...