Friday, July 21, 2017

Terrorizmi laik ndaj shqiptarëve të Maqedonisë

Hamdi Nuhiju

Terrorizmi laik ndaj shqiptarëve të Maqedonisë me dekada është duke u ushqyer dhe mirëmbajtur nga qarqe të caktuara perëndimore, si dhe nga qendrat e forcës duke përfshirë edhe pushtetin në Republikën e Maqedonisë.

Ky fenomen i cili herë pas here del në pah në përmasa dhe forma të ndryshme ka për synim zhdukjen e jetës publike të shqiptarëve praktikant mysliman të Republikës së Maqedonisë dhe izolimin e tyre brenda shtëpive, xhamive ose edhe ideve të tyre. Forma dhe qasja e këtij fenomeni tenton që të zhvesh shqiptarët mysliman të Maqedonisë ndaj identiteti i tyre fetar duke i bërë që të njihen inferior dhe të heqin dorë përfundimisht nga vlerat që besojnë dhe bartin.
Për ujitjen e këtij fenomeni janë derdhur fonde të mëdha nga ambasadat e huaja në Republikën e Maqedonisë e që janë shndërruar në terme si zhvillimi i demokracisë dhe shoqërisë civile, gazetaria hulumtuese, përkthyesit profesionist e deri te verifikimi i lajmeve dhe shpërlarja e trurit deri në përmasa të varësisë ekonomike ndaj parave të tyre dhe kijimin e një mentaliteti të pastër homogjen jo fetar.
 Në librin Fjalor i sociologjisë, autori dr.Ali Pajaziti(2009), përshkruan shumë bukur laicizmin:
Sot me këtë term kuptohet filozofia shoqërore e abstragimit të fesë prej jetës shoqërore, e shpëtimit të së drejtës, moralit, politikës, artit prej ndikimit të fesë.(Shkup, f.350)
 Në po të njëjtin libër, Fjalor i sociologjisë, dr.Ali Pajaziti(2009) jep definicionin e radhës për terrorizmin:
Terrorizmi është shfrytëzim i trembjes, kërcënimit dhe vrasjeve në mënyrë sistematike për arritjen e synimeve të caktuara politike. Frikë kolektive e krijuar në shoqëri nga një grup i caktuar për të thyer rezistencën e popullit ose për dëmtimin e kundërshtarëve politikë.(Shkup, f.735-736)
Si fenomen terrorizmin laik në Republikën e Maqedonisë ekziston nga elitat e gazetarëve, intelektualëve e deri te politikanët shqiptar në pushtet. Si rast konkret të freskët kemi qasjen e liderit të LR PDSH-së, ose Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela i cili në rrjetin social në Facebook promovon figurën e heroit kombëtar Skenderbeu për të cilën figurë është duke udhëhequr një debat në qarqet akademike dhe gazetareske në Shqipëri. Po ashtu në profilin e këtij lideri promovohen vlera që bien ndesh me parimet ku beson shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, përdorimi i pijeve alkoolike.
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, po ashtu kuadër nga LR PDSH-ja duket tejet i ekzaltuar në rrjetet sociale duke pëlqyer fotografi të Skenderbeut të cilat janë postuar në momentin e hapjes së debatit mysliman-jo mysliman dhe ai në këtë mënyrë ka marr anë duke treguar qasjen dhe identitetin e tij anti mysliman.
Gazetar të shumtë duke nisur nga Nazim Rashidi, Anita Latifi e deri te këto më të voglit, gjithmonë kur hapen debate ku cenohen të drejtat e shqiptarëve si mysliman janë të zëshëm dhe në renditje të parët.
Ky terrorizëm i hapur dhe i orkestruar nuk e ka lënë anash as deputetin Muhamed Zekiri i cili shpesh herë ka qenë dhe ende është cak i sulmeve dashakeqe për shkak të mendimeve të tij pro besimtarëve mysliman.
Të mos flasim për Lëvizjen Besa ndaj të cilës përdoren etiketa të ndryshme si turke, anti shqiptare, anti kombëtare edhe nga vet liderët partiak të partive shqiptare si dhe aktivistëve dhe militantëve të flaktë anti fetar. Ata i kanë shpallur luftë ose me terma tjera kryqëzatë kësaj Lëvizje vetëm pse e njëjta në gjirin e saj ka njerëz që janë praktikant mysliman.
Më së fundmi debati për çerdhen Bleta në Cair të Shkupit ka nxjerr në pah fytyrën e vërtet dhe solidarizimin maksimal të terroristëve laik. Ata përmes zhurmës dhe përdorimit të kësaj zhurme në rrjetet sociale, të përkrahur edhe nga ministri Arben Taravari i cili ka pëlqyer me këtë rast fotografi të Skenderbeut,si duket duan që të thuan se nuk ka vend në Maqedoni për vlerat e shumicës së shqiptarëve të këtij vendi. Këto terrorist kanë keqpërdorur edhe fotografitë e fëmijëve për të arritur në synimet e tyre terrorizimin e shqiptarëve që janë praktikant të fesë islame.
Në kopshtin Bleta shihen disa fëmijë duke falur namazin, por edhe të njëjtës fëmijë duke e festuar Vitin e Ri. Habitshëm këto terrorist laik të rrezikshëm deri në skaj me luftën e tyre anti fetare nuk thanë asnjë fjalë për fotografinë ku fëmijët e kësaj çerdhe festonin Vitin e Ri, por nuk lanë fjalë pa thënë për namazin dhe vlerat islame të cilat janë kultivuar me shekuj te shqiptarët mysliman të Maqedonisë.

Sidoqoftë këtij terrorizmi laik i cili normal po fryhet dhe zhvillohet edhe në mediet tona elektronike dhe ato vizive duhet përgjigjur me maturi dhe mos heqje dorë nga vlerat që besojmë. Ata që ne kemi në dorë e këto terrorist nuk e kanë janë familjet tona të cilat duhet t`i edukojmë në bazë të vlerave dhe parimeve që besojmë dhe në këtë mënyrë të zhvillojmë një shoqëri të shëndosh. 

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...