Thursday, August 3, 2017

Nevzat Bejta jep apo duhet të jep dorëheqje, cila është e vërteta o gazetar?!

Hamdi Nuhiju

Në Agjencinë e Lajmeve Ina sot lexova një lajm tejet interesant për kërshërinë time personale dhe punën e përditshme. Titulli i lajmit ishte: Nevzat Bejta jep dorëheqje! Mu duk interesant dhe paksa i çuditshëm ky lajm në kohën kur tanimë po afrohen zgjedhjet lokale që do të mbahen me 15 tetor të vitit 2017 nëse nuk ndryshon ndonjë gjë deri atëherë.

Agjencia e Lajmeve Ina kishte cituar portalin Shqipmedia dhe kishte bërë disa shtesa të vogla në lajm ku kërkohej përgjegjësi penale dhe politike ndaj kreut të Komunës së Gostivarit dhe njëkohësisht nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta.
Arsyeja e kërkimit të përgjegjësisë tek ai, sipas këtyre dy medieve qëndron te vdekja tragjike e dy banorëve të Simnicës nga një infeksion. Këto gazetar kanë gjetur fajtorin tek Nevzat Bejta pasi që i njëjti akuzohet se nuk ka marr masat e duhura për dezinfektimin prej insekteve në kohën e verës dhe për këtë arsye edhe kanë ndërruar jetë ato dy persona.
Në lajm gjithashtu përmendet se nëse Nevzat Bejta nuk jep dorëheqje, atëherë ai do të përballet me pakënaqësitë e popullit në zgjedhjet lokale.
Këtë lajm mund ta analizojmë në dy aspekte: gazetareske dhe politike. Në aspektin politik nëse flasim, Nevzat Bejtës mund t`i kërkohet përgjegjësi për shumë gjëra të pabëra në Komunën e Gostivarit dhe të bëra gabim dhe duhet që ai të largohet nga drejtimi me Komunën. Por, nëse duhet përgjegjësi politike për dy rastet e Gostivarit të vdekjes tragjike prej infektimit, atëherë përgjegjësia kryesore bie mbi ministrin e shëndetësisë, Arben Taravari i cili është nga radhët e Aleancës për shqiptarët .

Jo zyrtarisht në rrethet e gazetarëve përflitet emri i tij, Arben Taravarit, si kandidat i mundshëm i Aleancës për shqiptarët për Gostivarin për zgjedhjet lokale të 15 tetorit të vitit 2017.
Nëse flasim në aspektin gazetaresk lajmi ka mangësi thelbësore. Në titull të lajmit siç mund të lexohet thuhet se Nevzat Bejta jep dorëheqje, d.m.th. është një akt i kryer që ka përfunduar. Ndërsa në brendi të lajmit përmenden një mal me akuza politike në funksion të zgjedhjeve lokale.
Mangësia e dytë dhe më e rrezikshme e këtij lajmi është keqpërdorimi i një fatkeqësie njerëzore për qëllime politike. Dy vdekjet në Simnicë nuk duhet që t`i sigurojnë kundërshtarit të Nevzat Bejtës poena politik për zgjedhje lokale. Vdekjet në Simnicë janë fatkeqësi dhe bien nën kompetenca të ministrisë së shëndetësisë e cila duhet që të jap maksimumin e saj për të krijuar rrethana për mos përsëritjen e fatkeqësive të tilla.

E di se mediet elektronike në këtë shtim të madh të tyre kanë nevojë për audiencë dhe klikime, por ato mund që të arrihet edhe pa pasur nevojë të gënjehet.
Edhe nëse ke vendosur të gënjesh dhe nuk gjen mënyra se si ta plasosh një ide tënden por vetëm përmes gënjeshtrës, ti e di se si mund ta paketosh të njëjtën pa u hetuar dhe pa krijuar pasoja negative mbi njerëzit që përfliten.
Uroj që në zgjedhjet lokale në Gostivar të humb pushteti aktual, pasi që edhe nga bombat e liderit të LSDM-së është parë se i njëjti me një marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe PDSH-në ka arritur që ta mund Rufi Osmanin.
Përndryshe unë vet jam gazetar dhe lus të gjithë kolegët gazetar që nëse shohin ndonjë lajm të tillë nga unë në cilin do medie që punoj ta bëjnë publike dhe të më qortojnë publikisht.




No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...