Wednesday, August 16, 2017

Kazan politika e ministrit Taravari, vet bënë pyetje e vet përgjigjet?!

Hamdi Nuhiju

Ministri i dështuar i shëndetësisë, Arben Taravari ka nxjerr në opinion konceptin e kazan politikës i panjohur për rrethanat reale demokratike, por mjaft pragmatik për politikat populiste.
Kazan politika e Taravarit në njëqind ditshin e tij si ministër ka shkaktuar shumë bujë në rrjetet sociale, në shtëpi dhe në qarqe të caktuara, sikur puna e kazanit që bënë zhurmë me e pa kuptim.
Gjithmonë kur i bie kazanit ajo bënë zhurmë, me këtë logjikë edhe ministri i kazan politikës ka nisur me pyetje të mjekëve të tij të cilët japin vet përgjigje.
Kazan politika e Taravarit dëshiron që mendimin kritik ta lëkund nga rrënja duke e shndërruar nga mendimi kritik në vesvese politike. Dhe në këtë mënyrë do ta neutralizoje të njëjtën dhe të mos i jap asnjëherë hapësirë pyetjeve të padëshirueshme.
Ministri i dështuar i shëndetësisë, kam dëgjuar se ka vendosur që të kandidoje në zgjedhjet lokale për Komunën e Gostivarit, dhe ndoshta edhe të gjej përgjigje për vdekjet tragjike të dy banorëve të Gostivarit, ku ai si Hokus Pokus nuk mund që të zgjidhte problemet.
Shëtitja në SHBA e ministrit të shëndetësisë kaloi në frymën e gjuhës shqipe, bëhet-nuk bëhet zyrtare, dalim-nuk dalim nga qeveria. Por, ai nuk gjet ende përgjigje për atë se Ambulanta në Lagjen e trimave në Kumanovë është para rrënimit, Komuna e Likovës nuk ka asnjë klinikë gjinekologjie, ndërsa ai bujshëm me kazanin në duar po flet lart e poshtë rrjeteve sociale për zgjidhjen e problemit të gjinekologjisë në Shuto Orizari.
Përzierja e ministrit të dështuar të shëndetësisë në politikën redaktuese të portalit Fol ishte vetëm se një zgjerim i kompetencave të kazan politikës ku kritika-mos kritika duhet bërë ose nuk duhet bërë. Dhe njerëzit përreth thuan që t`i japin një shans. Shansin e pat në njëqind ditshin e parë të qeverisë ku nuk zgjidhi asnjë problem të shëndetësisë në qytetet, vendbanimet e lagjet shqiptare. Përkundrazi, ai mbahet mend në histori si ministri i parë patriot i shëndetësisë që në emër të patriotizmit ka larguar një kuadër shqiptar si drejtor i Spitalit të Kumanovës dhe atë e ka zëvendësuar me një kuadër maqedonas të LSDM-së.
Në emër të profesionalizmit kazan politika e ministrit Taravari ka nxitur militantët partiak të thuan se më mirë një drejtor maqedonas sesa drejtori shqiptar që ishte. Mirë, por a nuk pat kuadro profesionale Aleanca për Shqiptarët po edhe BDI-ja që në vend të atij drejtori shqiptar të vjen një drejtor tjetër shqiptar?
Po lexoj dhe po habitem se si na ishte lidhur kandidatura e Arben Taravarit për kryetar të Gostivarit me kandidaturën e Ziadin Selës për Strugën? A mos nënkupton kjo gjë, gjithmonë sipas portaleve, nëse digjesh ti le të digjem edhe unë, përndryshe nuk pranoj?
Pse Taravari u dridh para interpelancës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe me shumë nervoz i tha: ja ku jam, në Gostivar dhe në Shkup?
Ministri i dështuar i shëndetësisë, Arben Taravari bën mirë që të pranoj pak edhe pyetjet e opinionit dhe t`i përgjigjet atyre e jo vet të parashtroj pyetje e vet t`i gjeje përgjigjet.

Kazan politika e Taravarit nuk po i zgjidh problemet në sistemin shëndetësorë. E as që do t`i zgjidh problemet në qytetin e Gostivarit nëse eventualisht me Hokus Pokus zgjidhet kryetar i Komunës së Gostivarit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...