Tuesday, August 29, 2017

Kushdo që fiton zgjedhjet lokale nuk guxon ta harroj Lagjen e trimave

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet lokale të caktuara që të mbahen me 15 tetor të vitit 2017 po afrohen drejt finalizimit. Partitë politike janë duke përgatitur tashmë platformat dhe programet e tyre politik për t`i fituar zgjedhjet lokale.

Ajo që direkt si qytetar shqiptar dhe votues më intereson është programi i partive politike për lagjen time, Lagjen e trimave në Kumanovë. Përveç LR PDSH-së që ka afruar një zgjidhje përmes ministriës së punës dhe politikës sociale për rregullimin e shtëpisë së shëndetit deri më tani asnjë subjekt politik nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për Lagjen e trimave në Kumanovë.
Asnjë subjekt politik shqiptar nuk ka treguar se sa çerdhe do të hap në Lagjen e trimave në Kumanovë, a do të gjelbëroj hapësirën ku është paramenduar hapja e një kopshti apo ndoshta do t`i lejoje banorët që ta vjedhin atë tokë të askujt.
60 vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë cerdhe në krejt Komunën e Kumanovës. Ky fakt i frikshëm na bënë të mendojmë thellë si banor se me 15 tetor cilin subjekt politik do ta përkrahim.
Nëse partitë politike shqiptare, si LR PDSH-ja, BDI-ja, Lëvizja Besa, RDK-ja, PDSH-ja vazhdojnë që të heshtin dhe të mos ofrojnë zgjidhje për banorët e Lagjes së trimave në Kumanovë, cili do të ishte kuptimi që ne të dalim t`i votojmë këto subjekte politike?
Lexova për një iniciativë ku kërkohej një kandidat konsensual për Kumanovën, mundësisht shqiptar nga të gjitha subjektet politike shqiptare si dhe në bashkëpunim me LSDM-në. Kjo është një ide fisnike dhe e mirë. Por, cila do të ishte më e pranueshme kur nuk është dhënë asnjë mund për problemet reale të shqiptarëve të Kumanovës?  Jo zyrtarisht kam kuptuar se ka pasur disa tentime për shkëputje të shkollës së mesme ekonomike Pero Nakov, paralelet në gjuhën shqipe prej shkollës bazë maqedonase dhe formimin e shkollës ekonomike me emër dhe drejtor shqiptar. Por, kjo gjë është penguar direkt nga përfaqësuesit shqiptar të kësaj shkolle.
Për problemet reale të shqiptarëve të Kumanovës dhe Lagjes së trimave deri më tani kanë folur vetëm Maksim Dimitrievski kandidat i mundshëm i LSDM-së për kryetar komune për Kumanovën si dhe LR PDSH-ja. Asnjë subjekt politik nuk ka ofruar asnjë zgjidhje të vetme për problemet reale të qytetarëve të Lagjes së trimave.

Nëse deri me 15 tetor të vitit 2017 asnjë subjekt politik nuk ofron zgjidhje për Lagjen e trimave në Kumanovë unë në këto zgjedhje lokale do ta votoj LR PDSH-në për arsyen e thjeshtë: ata duan ta rinovojnë shtëpinë e shëndetit në Lagjen e trimave. Pak, një problem më pak, por që prek direkt shëndetin e komplet familjes time.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...