Monday, October 16, 2017

Zgjedhjet lokale, mësimet që duhet të nxirren

Hamdi Nuhiju
Zgjedhjet lokale në Maqedoni ishin një test i mirë për të gjitha palët, duke përfshirë  partitë politike shqiptare, maqedonase, rome, turke, serbe, etj, por dhe votuesit. Thuajse për të parën herë në historinë e demokracisë në Republikën e Maqedonisë politikanët shqiptar e maqedonas, por edhe votuesit shqiptar dhe maqedonas kanë vendosur me kokën e tyre. Përjashtimet në sistemet demokratike gjithmonë janë pjesë e garës.

Të gjitha subjektet politike shqiptare u paraqitën në garë dhe fituan ose humbën në bazë të paraqitjes së tyre. Votuesi në rrethana të demokracisë së pjesshme, jo tërësisht të lirë, arriti që të përcaktohet për karakterin dhe moralin që do t`i ndihmonte atij në zgjidhjen dhe përcaktimin shoqëror të halleve dhe problemeve të panumërta.
Shqiptarët në këto zgjedhje lokale njëjtë si në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk kanë humbur. Ata kanë pasur mundësi që të përcaktohen në frymën demokratike, se si do të realizohet vizioni dhe dëshira e tyre për të ardhmen.
Ajo që e shënoi këtë cikël zgjedhor ishte goditja e fuqishme që iu dha regjimit të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së ku pas kësaj faze pritet që të ketë ndryshime drastike në këtë parti.
Opinioni në përgjithësi ka disa reflektime ose vlerësime për procesin zgjedhor për ato që fituan dhe ato që humbën në këto zgjedhje lokale ose që u dobësuan me trupin votues për krahasim prej cikleve tjera zgjedhore.
Ata kanë nënvizuar disa elemente që në zhargonin politik mund që të merren edhe si mësime për të reflektuar dhe përmirësuar.
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit i fituan ata:
1.      Që ofruan zgjidhje për qytetarët;
2.      Vlerësuan sinqerisht votuesin duke mos e nënçmuar;
3.      Përmes sakrificave të ndryshme dëshmuan se e duan qytetarin;
4.       Nuk u morën me oponentin politik por me vetveten dhe konsolidimin e radhëve;
5.      Punuan pa ndërprerë dhe pa e ndjerë lodhjen fizike;
6.      “Ndoshta” edhe nga xhepi i tyre financuan kampanjën politike ( si një rast të një subjekti politik shqiptar që e di vet);
7.       Nuk ofenduan dhe shanë oponentët politik;
8.      Vlerësuan rrolin e medieve duke i shpërblyer për mundin e tyre;
9.      Nuk keqpërdorën as kombin as fenë për interesa partiake;
10.  U treguan të shkathët në garën politike;
11.   Asnjëherë nuk ikën nga përballja me qytetarin dhe oponentët politik;
12.   Nuk ishin populist por pragmatik.
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit i humbën ata:
1.      Që nuk kishin zgjidhje për qytetarët;
2.      Që nënçmuan votuesin duke tentuar për ta blerë ose duke mos e vlerësuar peshën e tij;
3.      Nuk sakrifikuan aspak në këtë rrugëtim politik;
4.       U morën tërë kohën me oponentin politik dhe përçanë radhët e veta;
5.       Të bindur se fitoren e kanë të sigurt nuk punuan pandërprerë;
6.       As edhe një kafe në kampanjë nuk paguan nga xhepi i tyre;
7.      Me profile të rrejshme ofenduan dhe shanë oponentët politik;
8.      Aspak nuk vlerësuan peshën dhe rrolin e medieve;
9.      Keqpërdorën edhe kombin edhe fenë për interesa partiake;
10.  U treguan naiv dhe të ngathët në garën politike;
11.  Tentuan vazhdimisht të ikin nga përballja me oponentët dhe qytetarët;
12.  Populizmin e kishin armë kryesore me të cilën identifikoheshin.

Në mënyrë të përmbledhur këto ishin 12 pika pozitive dhe negative që u panë në këtë garë politike.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...